Një episod nga seria karikaturiale “The Simpsons” parashikoi shfaqjen e aktivistes së bujshme mjedisore Greta Thunberg.Nuk u tha se kur do të lindte Greta apo si do të dukej, por u kuptua që do të kishte një vajzë adoleshente që do të përcaktohej në qëllimin e saj. Bëhet fjalë për personazhin Lisa Simpson. Lisa ishte një vajzë inteligjente që me guxim trajtonte me tema serioze. Njëra prej tyre ishte ajo mbi gazrat e dëmshëm në natyrë. Lisa mbajti një fjalim para bashkëqytetarëve të saj, duke paralajmëruar se qyteti i Springfield nuk do të ekzistojë në 50 vjet për shkak të…
Author: almakos
Alsat 2019-09-28T10:19:40+02:00 Presidenti Stevo Pendarovski me rastin e 28 shtatorit – Ditës Ndërkombëtare të Boshnjakëve uron pjesëtarët e komunitetit boshnjak në Republikën e Maqedonisë Veriore. ” Urime 28 Shtatorin, Ditën Ndërkombëtare të Boshnjakëve. Jemi krenarë ta festojmë këtë ditë të rëndësishme duke u kujdesur për historinë, kulturën dhe traditat e etnisë boshnjake që është një pjesë e pandarë e shoqërisë sonë multikulturore. Të gjithë ne, individualisht, pa marrë parasysh çfarë etnie ose feje i përkasim, jemi përgjegjës për nxitjen e respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë, duke pohuar se vendi ynë mbetet shembull se diversiteti është pasuria më e madhe”, citohet…
Në janar të këtij viti, 27-vjeçari Egzon Kryeziu nga Prishtina dhe 29-vjeçari Valon Qela nga Mitrovica kishin marrë lëndime të rënda trupore në një aksident komunikacioni të ndodhur në aksin rrugor Ferizaj-Prishtinë. Pas nëntë muaj luftë me jetën, Kryeziu ka ndërruar jetë në spitalet e Stambollit në Turqi. Qela ndërkaq po vazhdon ende mjekimin, shkruan Gazeta Express.Pa vetëdije, Valon Qela dhe Egzon Kryeziu gjendeshin në kujdesin intensiv që nga janari i këtij viti në spitalet e Stambollit në Turqi. Në një aksident që kishte ndodhur, të dy këta kishin marrë lëndime të rënda trupore, derisa, për shërbim ju duheshin mijëra…
Ekzistojnë dy mundësi koalicionesh mes partive politike, që do ta përbëjnë qeverinë e ardhshme. Sipas njohësve të çështjeve politike, ekzekutivi i ardhshëm do të jetë në duar të koalicionit LDK – LVV e Nisma ose LDK – AAK – PSD e Nisma.Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri ka deklaruar se nuk është i mundur një koalicion me PDK-në, pasi që kjo e fundit sipas tij ka rrënuar urat e bashkëpunimit. “PDK-ja i ka rrënuar urat e bashkëpunimit, sepse ata e kanë larguar LDK-në, kanë rishikuar partneritetin dhe kanë vendosur partnerë të tyre, por u binden të gjithë që problem është të…
Mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e Haitit në kohën kur në këtë shtet po mbahen protesta të dhunshme kundër presidentit Jovenel Moise.Protestuesit u futën në një stacion policor, vodhën mallra në dyqane dhe i sulmuan bankat në kryeqytetin e Haitit, Port-au-Prince. Policia u kundërpërgjigj duke hedhur gaz lotsjellës dhe duke qëlluar në ajër. Mungesa e karburanteve, rritja e çmimeve dhe dyshimet për korrupsion në qeveri kanë nxitur protesta që po vazhdojnë qe disa javë. Presidenti i vendit e anuloi fjalimin e tij në Kombet e Bashkuara këtë javë për të bërë thirrje për qetësim të gjendjes. Megjithatë, fjalimi i…
Gjykata Themelore në veri të Mitrovicës ka përqindje më të madhe të zgjidhjes së lëndëve sesa gjykatat tjera në Kosovë dhe këtij rezultati i ka kontribuar Qendra e Ndërmjetësimit.Ines Aleviq, nga Qendra Alternative për Zgjidhjen e Kontesteve (Qendra e Ndërmjetësimit): Nga 490 lëndë gjyqësore dhe padi gjatë një viti paraprak nëpërmes procesit të ndërmjetësimit janë zgjidhur 486 lëndë Mitrovicë. Gjykata Themelore në veri të Mitrovicës gjatë vitit paraprak ka pasur përqindjen më të madhe të zgjidhjes së lëndëve nga të gjitha gjykatat themelore në Mitrovicë. Këtij rezultati i ka kontribuar në masë të madhe shfrytëzimi i Qendrës Alternative për Zgjidhjen…
Nën masa të rrepta të sigurisë, sot po mbahen zgjedhjet presidenciale në Afganistan. Është raportuar se disa sulme kanë ndodhur në qytete të ndryshme, pavarësisht pranisë së shtuar të forcave të sigurisë në hapësira publike.Në këto zgjedhje po garojnë 14 kandidatë, por pritet që përballja kryesore të jetë mes presidentit të tanishëm, Ashraf Ghani, dhe ish-zëvendësit të tij, Abdullah Abdullah. Të drejtë votimi kanë rreth 9 milionë njerëz, ndërsa fituesi i zgjedhjeve pritet të ketë rol të rëndësishëm për përfundimin e luftës me talibanët dhe vazhdimin e bisedimeve të paqes mes militantëve dhe Shteteve të Bashkuara. Grupi militant, i cili…
Brenda Barattini, gruaja që përdori një palë gërshërë krasitje për të prerë organet gjenitale të të dashurit të saj, është dënuar me 13 vjet burg për tentativë vrasjeje.Barattini, 28 vjeç, u dënua unanimisht nga një juri popullore në Gjykatën Penale 2 të Kordoba, duke dhënë dënimin e saktë të kërkuar nga prokuroria. “Më vjen shumë keq për atë që bëra. Asnjëherë nuk kam dashur të vras dikë. Unë kërkoj që drejtësia të bëhet. Dua të vazhdoj me jetën time normale“, tha e pandehura para gjykatës përmes lotëve para dënimit që iu deklarua. Barattini, një arkitekte dyshohet se ka prerë gati…
Në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme partitë politike kanë filluar që taksën 100 për qind ta përdorin si parullë zgjedhore.Ndonëse Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë deklaruar se do ta heqin taksën vetëm pasi të vendosin reciprocitet të plotë ndaj shtetit serb, AAK-ja dhe PSD-ja në anën tjetër kanë theksuar se taksa do të mbetet në fuqi deri në njohje nga SerbiaDy muaj para se të bëhet një vit prejse qeveria “Haradinaj” kishte vendosur taksë 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake partitë politike në kuadër të fushatës zgjedhore kanë filluar të japin shenjat e para se…
Ekzistojnë dy mundësi koalicionesh mes partive politike, që do ta përbëjnë qeverinë e ardhshme. Sipas njohësve të çështjeve politike, ekzekutivi i ardhshëm do të jetë në duar të koalicionit LDK – LVV e Nisma ose LDK – AAK – PSD e NismaNdonëse na ndajnë edhe pak ditë deri në zgjedhje partitë politike kanë filluar kalkulimet se me cilat parti mund të formojnë qeverinë e ardhshme. LDK-ja, LVV-ja dhe AAK-PSD janë deklaruar përfundimisht kundër një bashkëpunimi me Partinë Demokratike të Kosovës, duke theksuar se PDK-ja patjetër duhet të shkojë në opozitë. Ndërkaq zyrtarë nga PDK-ja kanë deklaruar për “Zërin” se shumica…
Një bandë e mirorganizuar që paguante gra shtatzëna të varfra bullgare për të lindur fëmijë për adoptim, është çmontuar nga policia greke. Nënat biologjike paguheshin deri 5 mijë euro për lindje, ndërsa rrjeti mendohet se kryesohej nga një shtetas grek dhe një mjeke gjeorgjiane.Policia greke ka shkatërruar një rrjet të mirorganizuar që shiste foshnja për adoptim ose embrione njerëzore të grave nga shtresa të pambrojtura sociale. Operacioni i kryer në bashkëpunim me Interpolin përfundoi me prangosjen e 12 personave dhe procedimin penal të 44 të tjerëve. Prokurorët thanë se banda funksiononte prej vitit 2016 dhe përfshinte në radhët e saj…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat më të theksuara do të jenë rrëzë maleve.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndjeshëm parashihet të rriten, duke shënuar vlerat ndërmjet 23-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes e lehtë deri mesatare. Parashikimi për datat 28 shtator – 2 tetor: 28.09 – Ngrohtë, kthjellët dhe me diell. 29.09 – Shumë ngrohtë, kthjellët dhe me diell. 30.09 – Shumë ngrohtë, kryesisht kthjellët dhe me diell. 1.10-2.10 – Të martën, ngrohtë, intervale me vranësira dhe…

