
Alsat 2019-09-28T10:19:40+02:00
Presidenti Stevo Pendarovski me rastin e 28 shtatorit – Ditës Ndërkombëtare të Boshnjakëve uron pjesëtarët e komunitetit boshnjak në Republikën e Maqedonisë Veriore.
” Urime 28 Shtatorin, Ditën Ndërkombëtare të Boshnjakëve. Jemi krenarë ta festojmë këtë ditë të rëndësishme duke u kujdesur për historinë, kulturën dhe traditat e etnisë boshnjake që është një pjesë e pandarë e shoqërisë sonë multikulturore. Të gjithë ne, individualisht, pa marrë parasysh çfarë etnie ose feje i përkasim, jemi përgjegjës për nxitjen e respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë, duke pohuar se vendi ynë mbetet shembull se diversiteti është pasuria më e madhe”, citohet në urim.
Pendarovski uron që Republika e Maqedonisë Veriore meriton të zhvillohet dhe të jetë një shteti modern evropian, një komunitet i qytetarëve të lumtur.
Loading…




