Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rexhep Kadriu, i ftuar në emisionin Pressing të televizionit T7, ka reaguar ndaj pretendimeve për korrupsion të kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni.
Kadriu gjatë debatit i thotë Hysenit se ai është shumë i ri për ta akuzuar atë për korrupsion.
“Sa vjet ke, aq kompania ime ekziston. Pra që 26 vjet” tha ai duke iu referuar moshës së Alban Hysenit.
Ai shtoi se kompania e tij ka punësuar 35 persona.
“Jam krenar që arrij t’i mbaj 35 punëtorë, 35 familje. Për mua sot patriot është dikush që hap vende pune” tha Kadriu.
Tutje ai shtoi se pagën e tij e ka dhënë për bamirësi dhe për student.
“Kurrë paga ime nuk ka shkuar në familjen time. E kam ndarë me njerëz në nevojë dhe studenta” tha ai.
Tutje, shtoi se nëse dikush e akuzon për korrupsion, ai do të jepte dorëheqje nga politike, sepse nuk është e varur nga ajo.
“Për kaq vjet në politikë, askush nuk më ka bërë pyetjet për ndonjë proces politik.” ta kandidati i AAK’së për deputet. /GazetaExpress/




