Author: almakos

Alsat 2019-10-24T12:25:42+02:00 “LSDM-ja dhe Zoran Zaevi sollën padrejtësi, persekutim, gënjeshtra dhe mashtrime, varfëri dhe emigrimi i popullit maqedonas nga kjo varfëri mizore. Vendin e dërguan në qorrsokak, pa shpresë për një të ardhme më të mirë. Ata janë të angazhuar vetëm për vjedhje, reketim dhe hakmarrje politike. LSDM-ja e rrëzoi sistemin politik, juridik dhe ekonomik në Maqedoni. Ata arrestojnë dhe marrin në pyetje gazetarët të cilët flasin për krimet e LSDM-së dhe Zoran Zaevit. Kryejnë zhvatje nëpërmjet PSP-së, Ruskoska akuzon, Kacarska gjykon, ndërsa Jovevski i mbron. Bizneset e tyre private familjare janë në zhvillim dhe rritje, por asnjë investim nuk…

Lexo më Shumë

Ilustrim Alsat 2019-10-24T12:18:35+02:00 Pesë automjete janë shkrumbuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Shtipit, informon REL. Tre prej të cilave janë djegur plotësisht ndërsa dy të tjera pjesërisht. Në mesin e automjeteve të djegura plotësisht janë dy makinat e familjes Tushev. Njëra makinë nën pronësi të Nikolla Tuhevit, ish-kreut të degës së LSDM-së në Shtip ndërsa tjetra makinë është e babait të tij, Mite Tushev. Të dy familjarë të ish-deputetes së LSDM-së, Marinela Tusheva, e cila është e martuar me Bojan Mariçiç, këshilltarin e kryeministrit Zoran Zaev. Sipas Nikolla Tushevit, automjetet ishin të parkuara në vende të ndryshme parkimi, ndërsa…

Lexo më Shumë

Ish-Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka reaguar pas publikimit të konkluzioneve të raportit të ekspertizës për vdekjen e Astrit Deharit. Ymeri ka raporti i Institutit zviceran mes tjerash e vë në pah që hetimi për vdekjen e Astritit është bërë shkel e shko dhe në drejtim të gabuar.Përmes një postimi në Facebook, Ymeri ka thënë se ky drejtim i gabuar ka pamundësuar hetimin e plotë për ta zbardhë të vërtetën. “Raporti i Institutit zviceran mes tjerash e vë në pah që hetimi për vdekjen e Astritit është bërë shkel e shko dhe në drejtim të gabuar. Ky drejtim i gabuar…

Lexo më Shumë

Prokurori i cili është marrë me rastin e vdekjes së Astrit Deharit në qendrën e paraburgimit në Prizren, Metush Biraj, nuk ka pranuar që të komentojë ekspertizën e institutit zviceran, në të cilin thuhet se gjasat që të jetë kryer vetëvrasje janë shumë të vogla.“Nuk kam çka me thanë ma shumë, veç në komunikatë”, ka thënë Biraj për Gazetën Express. Pas marrjes së raportit zviceran në Prokurorinë Themelore në Prizren, kanë folur edhe familjarët e Astrit Deharit. Avni Dehari ka thënë se konkluzionet e institutit zviceran thonë që Astrit Dehari është vrarë, ndërkohë avokati Tomë Gashi ka kërkuar fillimin e…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-24T11:58:34+02:00 Pothuaj pesë herë më i ulët se mesatarja për tetor është niveli i Drinit të Zi në Lozhan, tregojnë matjet e sotme hidrologjike. Janë përgjysmuar nivelet e lumenjve Treska në Makedonski Brod, lumit Sateska në Botun, i Cërnarekës në R.B. Most, i lumit Strumicë në Novosellë, i Pçinjës në Pelincë dhe i Lepencit në Shkup. Diçka mbi mesataren janë edhe Vardari në Shkup, si dhe Pçinja në Banjën e Katllanovës. Nivelet e liqeve, i Ohrit, i Prespës dhe i Dojranit, është në kuadër të mesatares së tetorit. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-24T11:52:21+02:00 Nuk do të ketë asnjë pengesë nga Franca në lidhje me pranimin e Maqedonisë në NATO, tha ambasadori francez Kristian Timonie në konferencën e sotme për shtyp në rezidencën franceze në Shkup. Në përgjigje ndaj pyetjes së gazetarëve, Timonie tha se ky është proces në zhvillim e sipër ndërsa në Francë pritet të përfundon në fund të nëntorit ose fillim të dhjetorit. Ndryshe, ratifikimin e Protokollit për anëtarësim të vendit në NATO duhet ta përfundojnë edhe katër shtete, Franca, Spanja, Holanda dhe Islanda. Franca e ka kaluar protokollin në Senat, ndërsa tani duhet ta ratifikojë edhe në Kuvend.…

Lexo më Shumë

Pas marrjes së ekspertizës zvicerane për rastin e vdekjes së Astrit Deharit në qendrën e paraburgimit në Prizren, kanë folur familjarët e Deharit.Pas Avni Deharit i cili ka treguar për konkluzionet e ekspertizës së Institutit zviceran të mjekësisë ligjore në të cilin sipas tij thuhet që djali i tij është vrarë, ka folur më pas edhe përfaqësuesi ligjor i familjes, Tomë Gashi. Ai ka thënë se Astrit Dehari është vrarë vetëm për shkak se ka qenë në Lëvizjen Vetëvendosje. Ndërkohë pak fjalë ka thënë edhe gruaja e Astritit, Arta, e cila mes lotësh ka kërkuar që të vendoset drejtësi.  “Unë…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-24T11:25:56+02:00 Për rezolutën e përbashkët të Parlamentit Evropian për të cilën do të votohet në mesditë, janë propozuar gjithsej 17 amendamente. Me rezolutën ftohen vendet-anëtare për të treguar përgjegjësi ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë dhe njëzëri të sjellin vendim pozitiv për fillimin e negociatave në takimin e tyre të ardhshëm. Në amendamentet e propozuara nga ana e Evropës së Ripërtërirë kërkohet në paragrafin 1 të fshihet ajo se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria ishin të bllokuara nga Franca, Danimarka dhe Holanda. Më tej grupi, Evropa e Ripërtërirë – në të cilin janë të anëtarësuar partia e Emanuel Makronit,…

Lexo më Shumë

Procesi i numërimit të votave të ardhura nga Serbia është përmbyllur mbrëmë, pavarësisht “protestave” të koalicionit NISMA-AKR-PD. Ky koalicion kishte tërhequr mbrëmë vëzhguesit e saj, ngase numërimin e këtyre votave e konsideronin si të jashtëligjshme.Procesi i numërimit të këtyre votave ka përfunduar mbrëmë në mesnatë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Rezultati i rreth 3 mijë votave të ardhura nga Serbia pritet që të publikohet sot gjatë ditës. Gjatë numërimit të këtyre votave, komisionerët kanë përdorur dorëza. Më herët 26 zyrtarë të KQZ-së kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi janë ankuar për probleme shëndetësore pasi kishin hapur zarfet e ardhura nga…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-24T11:08:43+02:00 Ambasadori francez në Maqedoninë e Veriut, Kristian Timonie në konferencën e sotme për shtyp në godinën e Ambasadës franceze në Shkup mes tjerash tha se disa vende kishin bërë disa premtime, por më pas përgjegjësinë për mosmarrjen e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE  ia zhvendosën shteteve tjera. “Ne kemi qenë gjithmonë shumë të kujdesshëm dhe realistë. Disa vende kanë bërë premtime dhe më pas përgjegjësinë e kanë transferuar te vendet tjera, ndërsa tani duhet të mbajnë përgjegjësinë. Në qershor të vitit të kaluar, Bundestag nuk ishte përgatitur për derisa duhej të bisedohej për situatën…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-24T11:06:38+02:00 Drejtori i Shkollës Fillore “25 Maji”, në Hasanbeg, Fadil Murtezani i cili para dy ditëve u shkarkua nga posti, sot me vendim të kreut të Komunës së Gazi Babës, sërish është kthyer në këtë post, por si ushtrues detyre. Paraprakisht kreu i Komunës së Gazi Babës, Boris Georgievski pas shkarkimit të Murtezanit për ushtrues detyre emëroi IBe Mustafa, kjo shkaktoi reagimin e prindërve në Hasanbeg të cilët në shenjë revolte, organizuan edhe protesta, përmes të cilave kërkuan kthimin e Murtezanit në postin e drejtorit. Loading…

Lexo më Shumë

Banka Botërore publikoi raportin “Të Bërit Biznes” për vitin 2020, i cili përfshin 190 ekonomi në gjithë botën.Raporti vlerëson zbatimin e gati 300 reformave në periudhën maj 2018 – maj 2019. Kosova në këtë raport renditet e 57-a. Në të, mes tjerash, thuhet se Kosova e ka bërë më të lehtë menaxhimin e lejeve të ndërtimit, ka përmirësuar furnizimin me energji elektrike, ka forcuar mbrojtjen e investitorëve të pakicave dhe ka lehtësuar zbatimin e kontratave. Lista e Bankës Botërore kryesohet nga Zelanda e Re, ndërsa pas saj vijnë Singapori dhe Hong Kongu. Në fund të listës, ndërkaq, janë Somalia, Eritrea…

Lexo më Shumë