Alsat 2019-10-24T11:52:21+02:00
Nuk do të ketë asnjë pengesë nga Franca në lidhje me pranimin e Maqedonisë në NATO, tha ambasadori francez Kristian Timonie në konferencën e sotme për shtyp në rezidencën franceze në Shkup.
Në përgjigje ndaj pyetjes së gazetarëve, Timonie tha se ky është proces në zhvillim e sipër ndërsa në Francë pritet të përfundon në fund të nëntorit ose fillim të dhjetorit.
Ndryshe, ratifikimin e Protokollit për anëtarësim të vendit në NATO duhet ta përfundojnë edhe katër shtete, Franca, Spanja, Holanda dhe Islanda. Franca e ka kaluar protokollin në Senat, ndërsa tani duhet ta ratifikojë edhe në Kuvend.
Loading…




