Kryeministri Hristijan Mickoski pret që deri në fund të javës në Gostivar të lëshohet në përdorim uji teknik, kurse deri në fund të javës së ardhëshme uji të jetë i sigurtë për pije, në qoftë se siç thotë aktivitetet realziohen në bazë të dinamikës së paraparë.
Hristijan Mickoski, kryeministër
“Nëse gjithçka shkon siç duhet, meqenëse janë përfshirë ekipe nga ujësjellësi i Shkupit dhe ekspertë, pres që deri në fund të kësaj jave të kemi ujë teknikisht të rregullt në Gostivar. Tani duhet të fillojmë pastrimin e plotë të sistemit në mënyrë që të marrim ujë që do të ketë nivele normale të klorit dhe që do të jetë i mirë për përdorim teknik. Plani është që deri në fund të javës së ardhshme ai ujë të jetë i mirë për t’u pirë”.
Ndërkohë, për situatën në Gostivar u pyet edhe bashkëkryetari i VLEN-it Izet Mexhiti, i cili u kritikua në opinion bashkë me të gjithë kryetarët e partive shqiptare se nuk e kanë vizituar Gostivarin, në këtë periudhë të vështirë për ta. Mexhiti u përgjigj se nuk kanë dashur ta politizojnë situatën.
Izet Mexhiti, bashkëkryetar i VLEN-it
“Po e ndjekim edhe në Qeveri, edhe në institucionet kompetente. Po presim analizat e fundit për veprim. Pra, jemi në shërbim të situatës. Kanë qenë persona kompetente nga Qeveria, kanë qenë ministrat e resorëve, do jemi edhe ne, por nuk kemi dashur ta ngarkojmë politikisht situatën. Fillimisht t’i ndihmojmë qytetarët, situatën dhe mandej përgjegjësi”.
I pyetur se a mendon se ka përgjegjësi kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani, Mexhiti theksoi se këtë u’a lë institucioneve kompetente që të vlerësojnë gabimet, lëshimet dhe përgjegjësitë.
Emine Ismaili /SHENJA/



