Alsat 2019-10-24T12:25:42+02:00
“LSDM-ja dhe Zoran Zaevi sollën padrejtësi, persekutim, gënjeshtra dhe mashtrime, varfëri dhe emigrimi i popullit maqedonas nga kjo varfëri mizore. Vendin e dërguan në qorrsokak, pa shpresë për një të ardhme më të mirë. Ata janë të angazhuar vetëm për vjedhje, reketim dhe hakmarrje politike. LSDM-ja e rrëzoi sistemin politik, juridik dhe ekonomik në Maqedoni. Ata arrestojnë dhe marrin në pyetje gazetarët të cilët flasin për krimet e LSDM-së dhe Zoran Zaevit. Kryejnë zhvatje nëpërmjet PSP-së, Ruskoska akuzon, Kacarska gjykon, ndërsa Jovevski i mbron. Bizneset e tyre private familjare janë në zhvillim dhe rritje, por asnjë investim nuk rritet dhe nuk ka vende të reja pune. Në këtë shtet nuk ka më paqe, as drejtësi”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së opozitare nga ku vlerësojnë se mos marrja e datës për fillim të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian është fundi i rrugës së Zaevit.
“Integrimi Evropian nuk po lëviz nga një pikë e vdekur këto tre vite pavarësisht se Zaevi shiti interesat kombëtare. Asnjë nga subjektet politike në vendet evropiane nuk ka arritur sukses duke sakrifikuar popullin dhe vendin e tij. Asnjëri prej tyre nuk gjunjëzohet për privilegje dhe kolltuqe. Asnjëri prej tyre nuk shkatërroi qytete dhe fshatra dhe nuk e vodhi popullin e vet siç bëri LSDM-ja dhe Zoran Zaevi. As LSDM-ja nuk udhëheq në sondazhe, dhe as Zaevi nuk do të fitojë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Tashmë është vonë. Njerëzit panë të vërtetën. LSDM-ja është e vetëdijshme se i pret një humbje me proporcione të papara deri më tani”, thonë nga partia e Mickoskit.
Nga kjo parti theksojnë se Zoran Zaev do ta marrë goditjen direkt nga njerëzit dhe do t’i japë fund karrierës së tij politike totalitare.
“VMRO-DPMNE di, është e aftë, dhe mund ta rikthejë përsëri Maqedoninë dhe ta vendosë atë në rrugë të shpejtë për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftim.
Loading…




