Ilustrim
Alsat 2019-10-24T12:18:35+02:00
Pesë automjete janë shkrumbuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Shtipit, informon REL.
Tre prej të cilave janë djegur plotësisht ndërsa dy të tjera pjesërisht.
Në mesin e automjeteve të djegura plotësisht janë dy makinat e familjes Tushev. Njëra makinë nën pronësi të Nikolla Tuhevit, ish-kreut të degës së LSDM-së në Shtip ndërsa tjetra makinë është e babait të tij, Mite Tushev. Të dy familjarë të ish-deputetes së LSDM-së, Marinela Tusheva, e cila është e martuar me Bojan Mariçiç, këshilltarin e kryeministrit Zoran Zaev.
Sipas Nikolla Tushevit, automjetet ishin të parkuara në vende të ndryshme parkimi, ndërsa dyshohet se makinat janë djegur me koktej molotovi.
Policia po heton ngjarjen.
Loading…




