Author: almakos

Në zonën e Dragashit ndodhet një fshat i vogël me rreth 120 shtëpi,e diku rreth 400 banorë, që ka një emër interesant! Fshati quhet ‘Rrenc’.Emri i fshatit Rrenc vjen nga  familjet e para në këtë vend kanë të cilët kaën ardhur nga rrethi i Lezhës, ku është Mali i Rrencit, nga ku edhe supozohet se rrjedh emri i fshatit Rrenc. Vlenë të përmendet se fshati përkundër vështirësive që ka në qarkullim dhe shkollim të fëmijëve, ka mbi 20 mjekë që punojnë në Spitalin e Prizrenit dhe Dragashit. Emri ka qenë arsye pse në plot raste banorët e fshatit, që aktualisht…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, tha se arritja e një zgjidhjeje politike për Kosovën është prioritet kombëtar i Serbisë, ndërsa u bëri thirrje vendeve që e kanë njohur Kosovën, ta rishqyrtojnë vendimin e tillë.Daçiç i bëri komentet të mërkurën në një konferencë në Baku të Azerbajxhanit. Siç transmeton një komunikatë e lëshuar nga Ministria e tij, Daçiç tha se Serbia ka përjetuar pasoja nga mosrespektimi i ligjit ndërkombëtar, integritetit territorial dhe sovranitetit. Por, shtoi ai, Serbia, duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, gjithashtu mbron edhe të drejtën ndërkombëtare. “Me gjithë veprimet e njëanshme të Prishtinës, Serbia…

Lexo më Shumë

Situata e sigurisë në Lindjen e Mesme i ka bërë sot bashkë në Soçi, presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe kreun e shtetit turk, Reccep Tayip Erdogan.Në këtë takim të dy liderët ishin përgatitur në detaje për të diskutuar rreth strategjisë së përbashkët për zonën e sigurisë në kufirin turko-sirianë ku gjenden edhe luftëtarët kurdë. E përgjatë këtij takimi, Erdogan ka bërë një lëshim të vogël duke i lënë të hapura mbi tavolinë disa dokumente në të cilat shihej hapur harta e Sirisë. Një gjë të tillë filluan ta filmonin kameramanët që u futen brenda takimit për të marrë pamje.…

Lexo më Shumë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet t`i publikojë sot rezultatet e rreth 3.000 votave të ardhura nga Serbia.Procesi i numërimit të këtyre votave përfundoi mbrëmë në mesnatë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Jozyrtarisht, është bërë e ditur se pothuajse të gjitha votat janë për Listën Serbe. Partitë politike kanë kundërshtuar numërimin e votave nga Serbia me arsyetimin se ato kanë ardhur përmes rrugëve joligjore. Zyrtarët e KQZ-së i kanë numëruar këto fletëvotime me doreza në duar pas dyshimeve se janë të helmuara. Më herët 26 zyrtarë të KQZ-së kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi janë ankuar për probleme shëndetësore pasi kishin…

Lexo më Shumë

Vëzhguesit e komunitetit serb dje po i numëronin votat pa doreza në QNRNë QNR në tavolinën numër një, janë numëruesit nga komuniteti serb, të cilët janë duke i numëruar votat e ardhura nga Serbia pa dorëza. Ndryshe po veprojnë numëruesit e tjerë, të cilët janë pajisur me dorëza. Nisma dhe LDK kanë kundërshtuar numërimin e votave të ardhura nga Serbia, të cilat konsiderohen të paligjshme.

Lexo më Shumë

Kandidatja për deputete në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se në rast që nuk arrihet një marrëveshje LDK-VV do të shkohet në zgjedhje të reja.Këto komente Kusari-Lila i ka bërë në emisionin DPT te Fidani në T7. “Po shkojmë në zgjedhje të reja. Por a kanë me pasë fytyrë disa me kërku votë për ndryshim pastaj”, tha Kusari. “E gjithë ajo që është premtuar në këto zgjedhje është se duhet dnryshim dhe largim i atyre që kanë mbajtur pushtetin për një kohë të gjatë dhe kanë abuzuar me të” Kusari po ashtu nuk e përjashtoj as Nismën…

Lexo më Shumë

Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se të mërkurën në takimin e dytë të grupeve punuese të kësaj partie dhe LDK-së, është definuar numri i ministrive dhe zëvendësministrave për qeverisjen e ardhshme.Ajo ka thënë se dy partitë janë pajtuar që të kenë 12 ministri, e jo më shumë se 30 zëvendësministra në total. “Që pas 6 tetorit kur përfundoi procesi zgjedhor, jemi angazhuar për të pasur takime me LDK-në, duke u bazuar edhe në rezultatin e zgjedhjeve ku qytetarët dërguan sinjale se cilat subjekte i duan që të qeverisin me vendin. Rezultatet e zgjodhën VV-në fituese, por në përgjithësi…

Lexo më Shumë

Policia në Kent, në Anglinë juglindore, gjeti nëntë persona të gjallë në pjesën e pasme të një kamioni në autostradën M20 të mërkurën, bën të ditur Sky News.“Nëntë njerëz tani po kontrollohen si masa paraprake nga Shërbimi i Ambulancës në Bregun Juglindor përpara se t’i kalojnë oficerëve të imigracionit në Zyrën e Brendshme,” citoi Sky duke thënë një zëdhënës të policisë. Më parë, policia në qarkun e afërt të Essex gjeti kufomat e 39 personave brenda një kamioni në një pasuri industriale dhe arrestoi shoferin me dyshimin për vrasje.

Lexo më Shumë

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati ka thënë se shumë shpejt do të ketë ngritje të aktakuzave nga Gjykata Speciale.Gucati, në RTV Dukagjini, ka thënë se këto ditë kanë takime të shpeshta me ndërkombëtar sipas të cilit edhe i kanë pyetur “a do të ketë protesta”. Ai thotë se mbi 60 pyetje që kanë të bëjnë me sigurinë na janë bërë nga takimet që kam pasur me një zyrtarë të KFOR-it. Kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së ka thënë se është shqetësuese se mbi 50 ftesa janë dërguar në kafene e jo në shtëpitë apo vendet…

Lexo më Shumë

Biznesmeni kinez, Tan Juhui, donte një vrasës me pagesë që të hiqte qafe një konkurrent, dhe ishte gati që për këtë të paguante rreth 250 mijë euro.Vrasësi me pagesë që mori porosinë vendosi t’ia japë një tjetër vrasësi me pagesë, për më pak para, dhe të mbante një pjesë të fitimit vetë. Shuma ishte e bollshme dhe ai mund të mbante një pjesë të majme pa bërë asgjë. Por dhe ky i dyti vendosi të paguajë një tjetër vrasës me pagesë e të mbajë fitim për vete. I treti bëri të njëjtën gjë, që të mos rrezikonte, dhe gjeti një…

Lexo më Shumë

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka treguar se tre ish-pjesëtarë të UÇK’së janë ftuar në cilësinë e të dyshuarve nga Gjykata Speciale.Gucati ka thënë se nuk mund t’i bëjë pubike emrat e këtyre tre personave. Por, ai ka treguar se njërit prej tyre i është dërguar ftesa jashtë shtëpisë. ‘’Një është në Llap, epror i lartë. Atë e kanë ftuar në kafe, e thirrë dhe ju thotë që unë jam në FSK, nëse ma çon ftesën te shtëpia ose në zyre”, ka treguar Gucati në Rtv Dukagjini. “Kur ia kanë çuar…

Lexo më Shumë

Vëzhguesit e LDK-së janë rikthyer në Qendrën e Numërimit të Votave.Ata nuk pranuan të tregojnë arsyen se pse u rikthyen, meqë më herët kishin dalë për shkak se në QNR ka filluar numërimi i votave të ardhura nga Serbia, raporton KosovaPress. Më herët u raportua se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate i kanë tërhequr komisionerët e tyre nga Qendra e Numërimit të Votave. Kjo tërheqje ka ndodhur, pasi aty ka filluar numërimi i votave të ardhura nga Serbia, të cilat nga këto dy parti po konsiderohen të paligjshme, raporton KSP. Gjatë numërimit të këtyre votave, komisionerët janë duke…

Lexo më Shumë