Një kërmill i rrallë ekzotik, i pazbuluar ndonjëherë në Australi, ka bllokuar hyrjen në vend të 900 automjeteve të reja Mercedes, me vlerë mbi 31 milionë euro, të ndalur në katër porte të ndryshme.Departamenti i Bujqësisë ka urdhëruar rieksportimin e makinave të modeleve të ndryshme, nga limuzina te makina garash, nga pick-up deri tek furgonat, duke cituar “zbulimin e një numri kërmijsh ekzotikë në pesë dërgesa të ndryshme automjetesh të importuara nga Europa”. ”Kërmilli i quajtur ‘Heath’ i cili besohet se ekziston vetëm në Europën Juglindore, Kanada dhe SHBA, është një specie e dëmshme me ndikim të rëndësishëm bujqësor dhe…
Author: almakos
Lideri koreano-verior, Kim Jong-un urdhëroi sot prishen e ndërtesave të një objekti turistik të ndërtuar nga një kompani koreano-jugore në Malin Kumgang, në një kohë kur marrëdhëniet mes dy shteteve janë ftohur, njoftoi sot agjencia zyrtare koreano-veriore e lajmeve KCNA.Gjatë një vizite në zonën turistike në Malin Kumgang Kim i cilësoi ndërtesat të rrëmujshme dhe pa karakter kombëtar. “Ato u ndërtuan si tenda të improvizuara në një zonë të goditur nga katastrofa apo në lagje izolimi. Ato jo vetëm që janë të prapambetura, por duken edhe të lëna pas dore pasi nuk u jepet kujdesi i duhur”, tha Kim. Kompleksi që…
Turqia do të marrë masat e nevojshme nëse nuk respektohen dy marrëveshjet e bëra me Uashingtonin e Moskën, që parashikojnë tërheqjen e milicisë kurde nga verilindja e Sirisë, paralajmëroi sot presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.“Për ne, nuk ka ndryshime për sa i përket masave të nevojshme që do të duhen të merren, nëse nuk mbahen premtimet e bëra në marrëveshjet e përfunduara me SHBA-në dhe Rusinë”, deklaroi Erdogan. Më 9 tetor, Turqia filloi një operacion në verilindje të Sirisë kundër milicisë kurde të Njësive të Mbrojtjes Popullore (YPG), të cilën e përshkruan si “terroriste”, por që mbështetet nga vendet perëndimore…
Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, është i ftuar në emisionin Pressing në T7.Kelmendi ndër të tjera në këtë takim ka folur edhe për sulmet e forcave turke mbi kurdët në territorin e Sirisë. Turqia që një kohë ka filluar sulmet mbi kurdët, prej që SHBA vendosi të largoj trupat nga ky vend. Kelmendi i mbron sulmet e Turqisë mbi kurdët. “Turqia po sulmon organizatën terroriste YPG”, thotë Kelmendi, ndonëse militantët turqë kanë vrarë edhe fëmijë dhe kanë përdhunuar e vrarë një politikane kurde. Po ashtu mijëra kurdë janë detyruar të largohen nga vendbanimet e tyre. “Erdogan po mbron interesat…
Një aksident ka ndodhur në orët e mbrëmjes në komunën e Vushtrrisë.Sipas burimeve të Gazetës Express mësohet se një veturë është përplasur me një traktor. Asnjëri prej shoferëve nuk është lënduar por vetëm bashkëudhëtari i shoferit në traktor. Ai ka pësuar lëndime të lehta pasi që ra në tokë pas aksidentit.
Në Kosovë po vazhdojnë reagimet kundër vendimit që Peter Handke të shpërblehet me Nobel“Ideja e Kosovës për mua nuk është ide politike, ajo është ideja e shpirtit. U jam mirënjohës për mikpritjen banorëve të Hoçës, të cilët kanë vendosur të jetojnë këtu”. Këtë deklaratë, nobelisti i sivjetmë në letërsi, Peter Handke e dha pikërisht në Kosovë. Shkrimtari që mbronte regjimin e Sllobodan Millosheviqit, dhe gjenocidin e tij në Kosovë e vende tjera të Ballkanit, më 2009 qëndroi në fshatin Hoçë të Madhe në Rahovec, raporton T7. Madje këtu ai i dorëzoi edhe një donacion prej 50 mijë eurosh koordinatorit për…
Limaj edhe njëhere i kërkon urgjentisht KQZ-së të mos i numëroje votat e parregullta nga SerbiaKryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është shprehur i shqetësuar nga informacionet e fundit se QNR po përgatitet që sonte në ora 21:00 të fillojë numëriimn e votave të parregullta nga Serbia. Kjo ngutje pa vendim e KQZ-së, thotë Limaj është kontrabandim me qëllim të deformimit të rezultatit zgjehdor. Kreu i Nismës ka kërkuar edhe njëhere nga KQZ që urgjentisht të ndaloj numëriimn e këtyre votave të parregullta sic edhe kanë deklarauar vet. “Si institucion i vetem që ka ka kompetencë dhe përgjegjësi për të…
Banorët kujtojnë akoma dhunën që serbët kishin ushtruar ndaj popullatës shqiptare në “Emshir”Njëzet vjet pas përfundimit të luftës, lagjja “Emshir” në Prishtinë ka ndryshuar. Por ajo që kishte ndodhur aty gjatë asaj periudhe kohore, mbetet akoma e freskët për banorët e saj, raporton T7. Madje Ahmet Mekolli kishte përjetuar çdo ditë të luftës nga ky vend, pasi nuk ishte larguar nga aty asnjëherë. E kishte momente kur Mekolli pendohej për zgjidhjen e tij që të qëndronte në lagje, pasi që dhuna nga serbët, ndihej vazhdimisht. Pasojat ndoshta do të ishin edhe më të mëdha, po të mos paraqiteshin në ato…
Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, ka kërkuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor të mos lejojnë numërimin e votave që vijnë nga Serbia, pa u nxjerr një vendim që dëshmon se i plotësojnë kushtet ligjore.Mustafa ka shkruar në Facebook se numërimi i këtyre votave të ardhura nga Serbia për Listën Serbe i hapin rrugë kontrabandimit të votave në të ardhmen. “Si Kryetar i LDK-së kërkoj nga KQZ-ja të trajtojë ligjshmërinë e votave të ardhura në pliko nga Serbia, për Listën Serbe. Paralajmërimi se këto vota do të hyjnë në numërim, pa një vendim të KQZ-së se a i plotësojnë ato kushtet ligjore,…
Prokuroria nesër do t’ia dorëzojë familjes Dehari raportin rreth vdekjes së Astrit Deharit, që është përgatitur nga një institut i mjekësisë ligjore në Zvicër.Familja e aktivisitit të Vetvëendosjes, Astrit Dehari, që vdiq në qendrën e paraburgimit në Prizren tri vjet më parë, do të marrë nesër raportin që javë më parë ka ardhur nga Instituti i Mjeësisë Ligjore i Lozanës. Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka thënë se Prokuroria do t’ua dorëzojë raportin të enjten në orën 10:00. “Nesër më 24.10.2019 në orën 10.00h në Prokurorinë Themelore në Prizren do marrim raportin e Institutit Zvceran të Mjekësis ligjore. Unë…
Eurodeputeti italian Angelo Cioccas, që përfaqëson Lega Nordin e Italisë, shpërtheu në revoltë sot kundër ofensivës turke ndaj kurdëve në Siri.Me një kuti çokollatash në dorë, Cioccas tha se autoritetet turke i kanë duart me gjak dhe kritikoi ashpër financimet evropiane ndaj Ankarasë. Këto fonde sipas tij shfrytëzohen për luftën e Turqisë në Siri. Ai ka kërkuar nga eurodeputetët që të shqyrtojnë seriozisht hedhjen poshtë të kërkesës turke për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Gjithsesi vlen të ceket se Turqia e ka të vështirë hyrjen në bllok për shkak të reformave që mori lideri i këtij vendi, Rexhep…
Alsat 2019-10-23T19:07:34+02:00 Dhjetëra iniciativa të përfshira në një lëndë, të dorëzuara në Gjykatën Kushtetuese nga persona të cilët kontestojnë kushtetutshmërinë e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, së shpejti do të vendosen në rend dite. Ndër ata që kontestojnë kushtetutshmërinë e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve është edhe partia politike“ E majta”, të cilët ligjin në fjalë e quajnë kontrovers. Sipas tyre ligji mori mendim negativ nga Komisioni i Venecias, kaloi ilegalisht në Kuvendin e Maqedonisë dhe më pas u publikua në Gazetën Zyrtare pa nënshkrimin e nevojshëm të presidentit. Nga Gjykata Kushtetuese thonë për Alsat se do të shqyrtohen të…

