Avokati i familjes Dehari kërkon që të mos përfshihet prokurori Sylë HoxhaHetimeve për zbardhjen e vdekjes së Astrit Daherit tashmë ka nisur t’iu rritet intensiteti. Tashmë lënda nuk do të jetë në duart e prokurorëve të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, raporton T7. Me këtë rast do të merret Prokuroria Speciale e Kosovës. Kjo ka ardhur me vendimin e Kryeprokurorit, Aleksandër Lumezi. “Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njofton opinionin publik se Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka marrë vendim që rasti i Astrit Deharit, të kaloj nga Prokuroria Themelore në Prizren në juridiksion të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës”. Madje,…
Author: almakos
Pos shtëpisë së policit Izet Demaj është plaçkitur edhe një tjetër shtëpi ne të njëjtën lagjeEnde pa u pajtuar me realitetin e hidhur, familjes se të ndjerit Izet Demaj, i ndodhi edhe një fatkeqësi. Shtëpia e tyre në fshatin Vrellë të Istogut, u plaçkit nga hajdutet. Ardita Demaj, gruaja e policit që ra në detyrë, per shkak te gjendjes emocionale nuk mund te fliste para kamerës, por prapa saj ajo tregoi se si e përjetoi rastin. Mbrëmjen e së shtunës, Ardita me fëmijë, shkuan t’i vizitojnë familjaret e tyre, raporton T7. Por me të marrë rrugën për shtëpi, ajo pa…
Kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka, ka theksuar se çertifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit mund të zgjasë deri në muajin dhjetor.Po ashtu. ajo ka shtuar se mund të ketë rinumërim të përgjithshëm të votave dhe pas ankesave nga partitë politike dhe kandidatët për deputetë. Një vonesë kaq e madhe nuk ka ndodhur që prej zgjedhjeve nacionale të 12 dhjetorit të vitit 2010. Publikimi i rezultateve përfundimtare atë vit vonoi për shkak të rivotimeve në disa komunave ku ishin vërejtur parregullësi të mëdha. Publikimi i rezultateve zgjati deri në muajin shkurt të vitit 2011. Sot Gjykata Supreme e Kosovës…
Ministria e Arsimit do të ndajë edhe kësaj radhe bursa për studentë të dalluar. Por për dallim nga vitet e kaluara, këtë vit studentët e Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prishtinës nuk do të kenë mundësi të aplikojnë për një asistencë të tillë financiare, pasi që Ministria e Arsimit i ka larguar nga lista e përfituesve. Ky vendim po kundërshtohet nga studentët e këtij fakulteti të cilët tashmë kanë drejtuar ankesën në Ministri, raporton T7Numri i nënshkrimeve veç po shtohej gjatë së mërkurës. Studentët e Fakultetit të Edukimit, përmes një ankese, po e shprehnin pakënaqësinë e tyre në lidhje…
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur është nënshkruar kontrata e partneritetit publiko-privat për për parkingun nëntokësor me mbi 700 vendparkime tek Fakultetit Filologjik.“Pas një procedure mbi një vjeçare, dje kemi nënshkruar kontratën e partneritetit publiko-privat të parkingut nëntokësor me mbi 700 vendparkime të Fakulteti Filologjik”, ka shkruar Ahmeti. Tutje ai ka bërë të ditur se është ndarë buxheti nga komuna për rritjen e parkut të gjelbërt para po këtij Fakulteti deri tek Katedralja, si dhe është rezervuar një korsi i veçantë vetëm për autobusë. “Në të njëjten kohë për vitin 2020 kemi ndarë buxhetin për…
Mali i Zi ka ekstraduar në Kroaci, ish-dëshmitarin e rastit të tentimeve për puç më 2016, Sasha Singjelliq, i cili do të ndëshkohet me burgim për disa vepra të palidhura me këtë rast.Policia e Malit të Zi ka thënë më 30 tetor se ata u kanë dorëzuar Sigjelliqin autoritetetve kroate, për të kryer 21 vjet burgim për vrasje dhe vjedhje. Singjelliq, me shtetësi serbe, është arrestuar në Mal të Zi në muajin korrik, pas një fletarrestimi të lëshuar nga Interpoli. Gjykata e Lartë në Podgoricë ka miratuar kërkesën për ekstradim në muajin shtator, dhe ky dënim më vonë është mbështetur…
Ndihmës Sekretari i Shtetit në SHBA, Philip Reeker, e ka vizituar sot ambasadën e Kosovës në Çeki.Reeker në këtë takim ishte pritur nga ambasadori i shtetit tonë në atë vend, Arbër Vllahiu. “Jashtëzakonisht i nderuar me vizitën e ndihmës sekretarit të Shtetit të SHBA-së, z. Philip T. Reeker në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Pragë”, ka thënë Vllahiu për këtë takim. Vllahiu ka thënë se është nder i veçantë që të pres në takim një mik të madh të shtetit të Kosovës. Ai ka treguar se në këtë takim është folur për tema të ndryshme me interes të veçantë…
Tanzilya Bisembeyeva, e konsideruar si gruaja më e vjetër në Rusi, ka vdekur në moshën 123-vjeçare.Agjencitë ruse të lajmeve kanë cituar familjarët e Bisembeyevas dhe zyrtarët lokalë më 30 tetor të kenë thënë se ajo ka vdekur javën e kaluar dhe është varrosur më 26 tetor në fshatin e saj, në afërsi të kufirit me Rusisë dhe Kazakistanit. Dokumentet zyrtare thonë se Bisembeyeva, me etni kazake, ka lindur më 14 mars të vitit 1896. Ajo ka pasur tre djem, 10 nipër, 13 stër-nipër, dhe dy stër-stër nipër, përcjell REL. Më 2016, Bisembeyeva është shtuar zyrtarisht në Librin Rus të Rekordeve…
Ditët në vijim pritet të jenë më të ftohta dhe me vranësira, ndërsa të enjten mund të ketë reshje të dobëta shiuShërbimi i meteorologjisë, Prishtina Weather, njofton se “sistemi frontal që po kalon mbi rajon, ditëve në vijim do të sjellë mot më të ftohtë, kryesisht me vranësira, e ditën e enjte vende-vende me mundësi për reshje të dobëta shiu. Mirëpo ditëve të fundjavës nga Mesdheu sërish do të fillojnë të depërtojnë masa më të ngrohta ajrore, që pritet të rrisin temperaturat pak mbi vlera mesatare”. “Fusha të presionit të ulët që do të shtrihen mbi Evropë në fillim të…
Alsat 2019-10-30T18:51:50+01:00 Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi duket se po e lexon Kushtetutën në mënyrë të pasaktë kur thotë se Kuvendi duhet të shpërndahet më 11 shkurt, ndërsa zgjedhjet duhet të thirren më 12 shkurt në mënyrë që të mbahen më 12 prill. Në konferencën e sotme me gazetarët, në mbështetje të kësaj pikëpamje, Xhaferi theksoi se “duhet të respektohet afati prej 60 ditëve nga shpërbërja e Kuvendit deri në mbajtjen e zgjedhjeve”. Në nenin 63 të Kushtetutës thuhet: “Zgjedhjet për deputetë të Kuvendit mbahen në 90 ditët e fundit nga mandati i përbërjes së vjetër të deputetëve ose brenda…
Shtetet e Bashkuara të Amerikës pësuan një ngadalësim të rritjes ekonomike në tremujorin e tretë, tregojnë të dhënat e qeverisë.Vlerësimi përfundimtar për Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) në periudhën tremujore që përfundoi më 30 shtator, është pak nën nivelin 2% të tremujorit të dytë, deklaroi Byroja e Analizave Ekonomike. Byroja vuri në dukje se vlerësimi i PBB-së për tremujorin e tretë bazohet në të dhëna jo të plota ose që do të rishikohen më tej. Vlerësimi i dytë për tremujorin, i planifikuar të publikohet në muajin nëntor, do të bazohet në të dhëna më të plota. Byroja deklaroi se rritja…
SPAR Kosova ka vendosur t’i gëzojë fëmijët dhe familjet e tyre me rastin e ditës së Halloween, duke organizuar aktivitete të ndryshme.Të gjithë të interesuarit mund të vijnë të enjten, më 31 tetor, në marketin e SPAR-it, në Swiss Mall tek rrethi në Çagllavicë, për të festuar së bashku. Në kuadër të aktiviteteve, SPAR ka planifikuar lojëra të ndryshme për fëmijët, siç janë ngjyrosja e fytyrës, fotografimi me banerin që paraqet personazhe të dashura nga filmat vizatimorë, bonbona dhe langje falas në të gjitha pikat. Të gjithë janë të mirë se ardhur! SPAR Kosova tashmë e ka dëshmuar përgjegjësinë e…

