Shtetet e Bashkuara të Amerikës pësuan një ngadalësim të rritjes ekonomike në tremujorin e tretë, tregojnë të dhënat e qeverisë.
Vlerësimi përfundimtar për Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) në periudhën tremujore që përfundoi më 30 shtator, është pak nën nivelin 2% të tremujorit të dytë, deklaroi Byroja e Analizave Ekonomike.
Byroja vuri në dukje se vlerësimi i PBB-së për tremujorin e tretë bazohet në të dhëna jo të plota ose që do të rishikohen më tej. Vlerësimi i dytë për tremujorin, i planifikuar të publikohet në muajin nëntor, do të bazohet në të dhëna më të plota.
Byroja deklaroi se rritja e vazhdueshme e PBB-së reflektoi një numër efektesh pozitive, përfshirë shpenzimet personale, shpenzimet qeveritare dhe investimet në shtëpi.
Shpenzimet e konsumatorit u rritën me 2,9%, mjaftueshëm për të kundërpeshuar rënien e investimeve të biznesit, që janë prekur nga lufta e vazhdueshme tregtare me Kinën.
Të ardhurat personale gjithashtu u rritën në tremujorin e tretë, por jo aq sa në të dytin.