Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq do të përfaqësojë Serbinë në takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ku temë diskutimi do të jetë Kosova.Daçiq citohet të ketë thënë se ai do të komentojë raportin Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për “punën e UNMIK-ut nga 16 maji deri më 15 shtator”, shkruan Danas. Edhe pse ka pasur zëra se kjo seancë mund të shtyhet, Daçiq tha se kohët e fundit situata në Kosovë do të diskutohej më 31 tetor, përkundër përpjekjeve të Kosovës për ta shmangur. “Ishte e qartë që seanca do të mbahet me…
Author: almakos
ISIS, apo ajo çfarë mbetet nga Shteti Islamik në Siri e Irak, ende nuk ka dalë me ndonjë deklaratë mbi vdekjen e liderit të tij Abu Bakr al-Bagdadi, që hodhi veten në erë gjatë një sulmi nga forcat amerikane në veri të Sirisë të shtunën.Shumë po flitet tani mbi pasardhësin e mundshëm të tij. Presidenti Donald Trump shkroi në Twitter të martën se edhe “zëvendësuesi numër një i Abu Bakr al-Bagdadi është eliminuar nga trupat amerikane”. Trump shtoi: “Me shumë mundësi do të kishte zënë vendin e parë – por tani, edhe ai është i vdekur”. Një zyrtar amerikan i…
Ka rreth dy javë që nxënësit e fshatrave të Komunës së Novobërdës kanë mbetur pa transport që i dërgon deri në shkollë.Shkaku i kësaj, drejtori i shkollës fillore “Minatori” në Novobërdë, thotë se disa nxënës edhe nuk e vijuan mësimin për këto ditë, raporton KTV. E njëri ndër ta është edhe Valdrin Vllasaliu, nga fshati Vllasali, i cili thotë se i është dashur disa herë që në këmbë të shkojë në shkollë. Sipas zyrtarëve të Komunës, e gjithë kjo ka ndodhur shkaku i vonesave të procedurave të prokurimit, pasi që njëri operator është ankuar. Bajrush Ymeri, nënkryetar i Komunës së…
Qeveria meksikane ka publikuar momentin e arrestimit të djalit të Joaquín ‘El Chapo’ Guzmán jashtë shtëpisë së tij në Culiacán, ngjarje kjo që shkaktoi një luftë të vërtetë në rrugët e qytetit dhe detyroi autoritetet ta lenë të lirë Ovidio Guzmán López disa orë më pas.Në video shihen policë të shumtë, të maskuar dhe armatosur mirë që nxjerrin Ovidio Guzmán López nga shtëpia, e ulin në gjunjë dhe e detyrojnë të thërrasin vëllanë tjetër Iván Archivaldo Guzmán, liderin e ‘Los Chapitos’, krahu kryesor i kartelit të Sinalos. Në momentin e arrestimit, efektivët i kërkojnë Ovidio Guzmán López t’iu bëjë thirrje…
Fituesja e çmimit Nobel për Paqen, Nadia Murad, deklaroi se vrasja e udhëheqësit të Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi nuk ishte e mjaftueshme dhe bëri thirrje që të gjithë ushtarët e Shtetit Islamik të vihen para drejtësisë.“Nuk duam vetëm të shohim që al-Bagdadi u vra. Duam të shohim drejtësi”, theksoi Murad në një konferencë shtypi në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork. Murad dhe mjeku kongolez, Denis Mukwege, fitues i çmimit Nobel për Paqe në vitin 2018, hapën një fond global për të mbijetuarit e dhunës seksuale në kohë lufte. Në vitin 2019, 35 milionë gra dhe vajza janë…
Alsat 2019-10-30T22:35:08+01:00 Numri i saktë i mësuesve, bazuar në numrin e nxënësve dhe shkollave në vend, nuk mund të tregohet me “saktësi kirurgjikale”, tha ministri i Arsimit, Arber Ademi në paraqitjen e tij të sotme në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat. Ademi shtoi se për këtë çështje tashmë është diskutuar me disa subjekte relevante, përfshi këtu edhe me Bashkësinë e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL), dhe se në takime është diskutuar mundësia që procesi i racionalizimit të stafit arsimor të zhvillohet në mënyrë të natyrshme. “Çfarë do të thotë kjo? Nëse dikush prej mësuesve pensionohet, qoftë nga mësuesit klasor apo…
Më shumë se sa për temat e diskutuara, takimi i mbrëmshëm i politikanëve në Bruksel u përcoll për shkak të komenteve që bëri presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kur Federica Mogherini e puthi homologun e tij kosovar, Hashim Thaçin.Por ky nuk ishte rasti i vetëm kur Thaçi u ndje në “siklet”. Një këso momenti dikur ia kishte kujtuar edhe Donad Tusk, Presidenti i Këshillit Europian. Ai e pati ngacmuar Thaçin për një fotografi të tij me Kolinda Grabar-Kitaroviq. “Ta pash fotografinë me Kolindën”, i kishte thënë Tusk, Thaçit derisa ky i fundit kishte qeshur. Por “puthjet” edhe ndërmjet politikanëve kanë qenë…
Dy diplomatë amerikanë të karrierës i thanë të mërkurën komisioneve që po hetojnë për procesin e shkarkimit të Presidentit se Donald Trumpi kishte një pikëpamje thellësisht negative për Ukrainën si një vend i korruptuar gjë që ndërlikoi përpjekjet diplomatike për të forcuar marrëdhëniet e Uashingtonit me Kievin dhe mbështetjen në luftën e këtij të fundit kundër separatistëve rusë në pjesën lindore të vendit.Catherine Croft, e cila ka punuar si eksperte për Ukrainën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, dëshmoi para hetuesve të Kongresit se në vitin 2017 ajo punoi për planin e presidentit Trump për t’i siguruar Ukrainës…
Meghan Markle, dukesha e Sussex-it dhe bashkëshortja e princit Harry, telefonoi një deputete britanike në falënderim për organizimin e një letre të hapur në mbështetje të qëndrimit të saj kundër kritikave të medieve.Lajmin e ka bërë të ditur deputetja Holly Lynch, në prononcim për transmetuesin ITV. Më shumë se 70 anëtare të parlamentit nënshkruan letrën e hapur, organizuar nga deputetja Holly Lynch, në solidaritet ndaj Meghan-it. “Ne solidarizohemi me të për të thënë se nuk duhet të rrëzojmë gratë në jetën publike përmes shtypit”, Lynch.
Gazetari nga Shqipria, Andi Bushati i ftuar në emisionin Pressing të T7 ka thënë se nëse kandidati për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, dhe njëkohësisht fituesi i zgjedhjeve, Albin Kurti, gjatë kohës sa të qeverisë me vendin nuk kundërshton oligarkët dhe ndërkombëtarët, andaj ai mund të “vdes” politikisht.“Albini mund të “vdes”, nëse nuk kundërshton oligarkët dhe ndërkombëtarët njëjtë si e bënte gjatë kohës sa ishte në opozitë. Sepse të jesh në pushtet nuk është njëjtë si në opozitë. Në opozitë t’i kundërshtosh oligarkët dhe ndërkombëtarët nuk është e lehtë”, ka thënë Bushati. Ai gjithashtu tha se në Shqipëri nuk kemi…
Gazetari dhe publicisti politik shqiptar, Andi Bushati, ka thënë se Albin Kurti është ndër liderët e vetëm në të gjithë rajonin që ka ardhur në pushtet pa përkrahje nga korporatat e oligarkëve dhe pa punësime në administratën shtetërore.“Ajo që më pëlqen në fitoren e VV’së është se Albin Kurti nuk ka premtuar punësime partiake në administratën shtetërore. Ai nuk ka pasur përkrahje nga korporatat oligarke. Ai vendosi një standart të lartë të zgjedhjeve në të gjithë rajonin”, tha Bushati në emisionin Pressing në T7. Tutje Bushati thotë se në Shqipëri vota e kundërshtarit korruptohet dhe blihet. “Shteti i kapur i…
Biznesmeni dhe ish deputeti i LDK-së I cili ka kandiduar për deputet në PDK, Ramiz Kelmendi i ftuar në ka folur për partinë të cilën ka qenë pjesë në legjislaturën e kaluarKelmendi ka thënë se LDK ka humbur 10 mijë vota pasi ka dalë ai nga kjo parti, percjell Indeksonline. Ndër të tjera Kelmendi ka thënë që nuk shkon pas partive që janë në pushtet sepse nuk ka përfitime nga to. “Unë nuk shkoj të partitë që janë në pushtet por ato në opozitë sepse unë nuk asnjë përfitim nga shteti”, ka thënë Kelmendi në RTV Dukagjini. Unë kudo që…

