Author: almakos

Këshilli Prokurorial i Kosovës e ka dënuar ashpër sulmin fizik ndaj prokurorit të Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Prizren, Atnor Skoro.KPK thotë se ky sulm ndërlidhet me punën e tij zyrtare, njofton Klan Kosova. “Për KPK-në aktet e tilla ndaj prokurorëve, janë të patolerueshme dhe se të njëjtat merren shumë seriozisht. KPK qëndron fuqishëm pranë prokurorit Skoro dhe të gjithë prokurorëve, i mbështet ata në punën e tyre të përditshme dhe i inkurajojnë në përmbushjen e misionit të tyre”, thuhet në reagimin e tyre. “Andaj, të gjithë ata që mendojnë se me akte të tilla do të tentojnë…

Lexo më Shumë

Një gjykatë në Bosnje-Hercegovinë ka dënuar ish-ushtarin serb të Bosnjës, Radomir Shushnjar me 20 vjet burgim, për djegie të 57 boshnjakëve gjatë luftës në këtë shtet më 1992-1995.Shushnjar, 64-vjeçar, është dënuar më 30 tetor për vjedhje dhe ndalim ilegal të civilëve në këtë incident, në të cilin janë vrarë 26 persona afër qytezës lindor, Vishegrad. Në mesin e personave të vdekur ka qenë një foshnje dyvjeçare. Disa myslimanë boshnjakë ishin kidnapuar pas një sulmi në fshatin Koritnik. Ata më pas ishin dërguar në një shtëpi, së cilës i ishte vënë zjarri me mjete shpërthyese. Gjykata ka gjetur se Shushnjar dhe…

Lexo më Shumë

Presidenti i Kilit, Sebastian Pinera ka anuluar konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshime Klimatike, në kohën që po vazhdojnë protestat kundër qeverisë në këtë shtet.Ai ka thënë se ky vendim i ka shkaktuar “shumë dhimbje”, mirëpo qeverisë së tij i duhet “të bëjë prioritet rikthimin e rendit publik”. Konferenca, e njohur si COP24, ishte planifikuar të mbahej në muajin dhjetor. Kili po ashtu ka hequr dorë nga organizimi i Samitit të Apec-ut, që ishte pritur të krijonte hapësirë për takim në mes të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe atij kinez, Xi Jinping. Të paktën 20 persona…

Lexo më Shumë

KEDS ka njoftuar se gjatë ditëve të ardhshme do të ketë ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve në rrjet.Punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit: Prishtinë 1. Në TS 110/10kV Drenasi do të ndërprehet: Dalja 10kV Shtrubullova (Kodi :16021004) nga ora 12:00- 15:00. Vendet: Shtrubullovë, Krajkovë, Domanek, Baicë, Tërdevc dhe Obri. Arsyeja e ndërprerjes: Përgatitja për kyçjen e largpërçuesit të ri. 2. Në TS 35/10kV Fushe Kosova do të ndërprehet: Dalja 10kV Zona Industriale Vragoli (Kodi: 15018014) nga ora 10:00 -13:00. Vendet: Petrol Company, Shtypshkronja “Zeri”, Asllani dhe Dimi. Arsyeja e ndërprerjes: Punime në rrjet. 3. Në TS 110/10kV…

Lexo më Shumë

Pas ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje në të cilën kërkohej edhe numërimi i votave të ardhura më vonesë nga diaspora, Gjykata Supreme ka pranuar një ankesë të tillë si të bazuar dhe ka marrë vendim përmes të cilit e detyron KQZ-në që të rinumërojë 4 mijë e 369 votat të cilat kishin ardhur nga diaspora pas datës 6 tetor, raporton Gazeta Express.Një gjë të tillë e ka bërë të ditur në faqen zyrtare, Lëvizja Vetëvendosje, ku bashkëngjitur është edhe vendimi i Gjykatës Supreme,. Njoftimi i plotë: Vendimi i Gjykatës Supreme konfirmoi ankesën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Sot në ora 16:19 morëm vendimin…

Lexo më Shumë

Njësiti Rajonal i Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka hetuar një zyrtare e cila dyshohet se ka keqpërdorur pozitën e saj zyrtare. Gjatë ditës së sotme Nerxhivane Demolli u arrestua pasi dyshohet se ka lëshuar vërtetime të rrejshme për borxhet e tatimit në pronëPër këtë ka reaguar edhe kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Përmes një statusi në Facebook, Ahmeti ka thënë se zyrtarja e komunës ka bërë shkelje ligjore duke lëshuar vërtetime të rrejshme. “Para dy javësh, gjatë një kontrolli të brendhsëm në komunën e Prishtinës, kemi gjetur se një zyrtare e tatimit në pronë, ka lëshuar…

Lexo më Shumë

Kreu i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka ka njoftuar sot se ka ndërruar jetë djali i motrës së tij, Denis Gullbovci, raporton Express.Përmes një shkrimi në Facebook, Zeka ka shkruar se ka humbur njeriun më të dashur të jetës së tij.“Lamtumire engjull. Pushoftë në paqe shpirti Yt. Shumë do na mungosh të gjithëve”, ka shkruar Zeka. 23-vjeçari që po studonte Artitekturën ishte goditur nga një sëmundje e rëndë në tru./Express/ [embedded content]

Lexo më Shumë

Telekomi i Kosovës ka arritur marrëveshje me Administratën Tatimore të Kosovës për formën e shlyerjes së borxhit, me çka është zhbllokuar edhe llogaria bankare e Telekomit duke evituar kështu mundësinë që punëtorët e kësaj kompanie të mos mbesin pa pagat e muajit tetor.Telekomi i Kosovës i ka borxh Administratës Tatimore të Kosovës më shumë se 2.8 milionë euro, çka e kishte shtyrë ATK-në që t’ia bllokonte të gjitha llogaritë bankare Telekomit. Por, ndërkohë është arritur një marrëveshje që ky borxh të paguhet përmes kësteve gjatë 11 muajve të ardhshëm. Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, tha për Radion Evropa…

Lexo më Shumë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, ka thënë të mërkurën se kuvendi i shtetit të tij do të kundërpërgjigjet ndaj rezolutës amerikane, me të cilën vrasja masive e armenëve nga Perandoria Osmane njihet si gjenocid.Kongresi amerikan e ka miratuar edhe një rezolutë që e dënon ofensivën ushtarake turke në Siri dhe që bën thirrje për sanksione ndaj Turqisë për shkak të këtij veprimi. Presidenti Erdogan tha se shteti i tij nuk i njeh këto rezoluta dhe për të ato nuk kanë vlerë. Perandoria Osmane besohet se i ka vrarë rreth 1.5 milion armenë në periudhën mes viteve 1914 dhe 1923. Shumë…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-30T16:03:07+01:00 Rritet kapitacioni i mjekëve të përgjithshëm amë, stomatologëve dhe gjinekologëve për 15%. Gjithashtu pacientët me sëmundje kronike nuk do të kenë më nevojë që vazhdimin e terapisë ta kërkojnë nga specialisti, por të njejtin do ta marrin nga mjeku i tyre amë, e me këtë synohet evitimi i radhëve të gjata nëpër Klinika dhe Spitale. Ministri i Shëndetësisë thotë se vendosja e kësaj mase bazohet në modelin slloven, i cili po ashtu synon dhe zbulimin e hershëm të disa sëmundjeve nga ana e mjekëve të nivelit primar.  Mjeku amë nuk mund të depërtojë në ekspertizën e specialistit por…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-30T15:47:41+01:00 Çfarë kanë biseduar përmes telefonit kryetari i VMRO – DPMNE-së dhe shefja e Prokurorisë së Krimit të Organizuar? Hristijan Mickoski dhe Vilma Ruskoska me deklarata të ndryshme për takimin që kishin caktuar. Ruskoska mbrëmë në emisionin “Otvoreno” tha se lideri i opozitës mund të merret në pyetje për rastin “Reket” pasi në konferencë shtypi tha se kishte dëshmi rreth lëndës që në parti i kanë sjellë informatorët. Para se t’i valëvit ato gjëra, e kërkova në telefon sepse në një konferencë shtypi kishte deklaruar se atë askush nuk e ka thirrur në Prokurori kurse ai ka pasur njohuri…

Lexo më Shumë

Dallibor Jevtiq ministër në detyrë për Komunitete dhe Kthim tha se Lista Serbe nuk do ta mbështesë kurrë politikën e zhdukjes së serbëve nga KosovaKëto komente ai i bëri në një takim që ka pasur me ambasadorin italian në Kosovë, Pierre Sardi. Rrethanat aktuale politike pas zgjedhjeve të parakohshme dhe situata në Kosovë ishin temat e takimit të sotëm midis tij dhe diplomatit italian.

Lexo më Shumë