Alsat 2019-10-30T15:42:31+01:00 Fjala ‘pjesë e ngrirë’ është shumë e rëndë, por qëllimi ynë është të sqarojmë se çfarë do të thotë Marrëveshja e Prespës, tha kryeministri Zoran Zaev, pasi një ditë më parë tha se zbatimi brenda i disa pjesëve do të shkonte vështirë, pasi disa janë të lidhura me hapjen e kapitujve të anëtarësimit në BE. Sipas Zaevit, ato janë të inkorporueshme si nga ana greke dhe ajo maqedonase, për të shërbyer si stimulues dhe inkurajues që qytetarët të mund ta zbatojnë marrëveshjen deri në fund. “Ne nuk i kemi humbur të gjitha shpresat, se ky vend do ti…
Author: almakos
Gazeta “Washington Post” ka raportuar se personi që ofroi të dhëna thelbësore për vendndodhjen e liderit të ISIS-it, i cili u vra nga forcat speciale amerikane, pritet ta marrë një pjesë apo tërë shpërblimin e premtuar prej 25 milionë dollarësh nga qeveria amerikane.Sipas kësaj gazete, njoftuesi ishte një pjesëtar i rrethit të ngushtë të ISIS-it, i cili kishte për detyrë t’i lehtësonte lëvizjet e liderit të këtij grupi nëpër Siri dhe kishte dhënë ndihmë për ndërtimin e vendit ku ishte fshehur al-Baghdadi për herë të fundit. Raportohet se ky person ishte i pranishëm në kohën kur forcat speciale amerikane e…
Alsat 2019-10-30T15:25:30+01:00 Mbrojtja e familjes Aliu nga Kumanova kërkon që Kallëzimi Penal ndaj Boban Iliq të përdoret si dëshmi për të vërtetuar vrasjen me paramendim të Almir Aliut në vitin 2016. Avokati Asmir Alispahiç thotë se Gjykata e Apelit tani e ka më të letë për të vërtetuar veprën e Iliq e cila u rikualifikua në vepër të rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion, me kërkesë të Prokurorisë Themelore të Kumanovës. Nga ankesa para Apelit, Alispahiç pret që lënda të kthehet në rigjykim. Kjo vetëm na jep të drejtën dhe na frymëzon që ta dëshmojnë se nuk…
Alsat 2019-10-30T15:15:07+01:00 Organizim i dobët i hapësirave, zhurmë e pakontrolluar dhe përplasje mes deputetëve, e shoqëruan seancën e Komisionit për politikë të jashtme në të cilën dha raportin e punës së tij ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov. Në fjalimin e stërzgjatur, Dimitrov mes tjerash tha se ndër detyrimet e fundit të vendit për hapjen e rrugës drejt euro-integrimit është ligji për prokurorinë publike. Nëse duam ta largojmë edhe arysetimin e fundit nga kandidatura jonë për të qenë e pastër si kristali ndoshta duhet që këto ditë të përpiqemi ta sjellim edhe këtë ligj. Të mos ketë ndërhyrje politike për atë…
Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, është shprehur i gatshëm që të vazhdojë bashkëpunimin me PSD’në e Shpend Ahmetit, duke iu thënë që të shkrihen si parti në AAK, pasi që s’mund ta vazhdojnë bashkëpunimin si dy formacione politike të ndara. Por ish-kreu i deputetëve të PSD’së, Dardan Sejdiu, në një përgjigje për Gazetën Express i ka kthyer përgjigje Haradinajt lidhur me këtë çështje.Besnik VELIU Në legjislaturën e fundit në Kuvendin e Republikës së Kosovës ishte vërejtur një afrim ndërmjet PSD’së së Shpend Ahmetit dhe AAK’së së Ramush Haradinajt. Të dalët nga Lëvizja Vetëvendosje disa herë kanë mbështetur qeverinë Haradinaj, në…
Alsat 2019-10-30T15:11:20+01:00 Aleanca për Shqiptarët ngriti sot akuza ndaj BDI-së se këta të fundit kanë anuluar tenderin për projektin e autostradës Shkup- Bllacë, gjë për të cilën, siç thonë kanë siguruar edhe dokument. Zëdhënësja e kësaj partie Ilire Dauti, tha se në dokumentin në fjalë si arsyetim për anulimin e projektit qëndron se nuk ka pasur asnjë ofertë të pranueshme. Tenderi, thonë nga Aleanca, duhet të qëndronte i hapur deri më datë 29 nëntor. Sipas tyre ky është vetëm një nga projektet të cilat BDI-ja i përdor si mjet për të tërhequr votuesit në çdo cikël zgjedhor. Në mesin e…
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka hedhur poshtë ankesën e koalicionit Nisma-AKR-PD, me të cilën ka kërkuar që të anulohen si të parregullta fletëvotimet e ardhura nga Serbia, përmes postës, për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.Kryesuesi i Sekretariatit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Mul Desku thotë se kërkesa e koalicionit Nisma-AKR-PD për anulimi e fletëvotimeve të ardhura nga Serbia është hedhur poshtë për shkak se ka skaduar afati i paraparë për ankesa. Desku shtoi se kërkesa e dërguar në Gjykatën Supreme tani është jashtë afatit ligjor, por ai nuk paragjykon Nismën dhe thotë se është…
Alsat 2019-10-30T14:53:53+01:00 Dje ishim të pestit, sot dolëm të tretët në nivel botëror për cilësinë e ulët të ajrit. Sipas matjeve të mëngjesit, në kryeqytet dendësia e grimcave PM10 ka arritur 167 mikro gram në metër kub.Para Shkupit janë vetëm Lahora e Pakistanit me 316 (µg/m3) dhe New Delhi i Indisë me 330 (µg/m3). “Në fillim të këtij sezoni dimëror për të bartur dorashka nuk ka nevojë nga temperaturat e larta, madje edhe mungesa e shiut ka bërë që mos të marrim ombrellë me vete. Por, tek qytetarët gjithnjë e më shpesh po shihet bartja e maskave kundër ndotjes së…
BRAZIL – Ky është momenti kur një vajzë e re goditet me shkelm në kokë nga i dashuri i saj xheloz, teksa po bënte twerk në skenën e një lokali në Brazil. Në video shihet momenti kur i dashuri xheloz vrapon drejt saj dhe e shkelmon brutalisht në fytyrë.Ky incident tronditës u regjistrua nga shikuesit gjatë një shfaqjeje të këngëtarit “O poeta” në zonën VIP të një clubi në Brazil. Daily Mail raporton se partneri vrapoi i zemëruar drejt partneres së tij dhe e goditi atë në fytyrë, pasi u nevrikos me mënyrën e saj të vallëzimit. Në video mund…
Alsat 2019-10-30T14:49:07+01:00 Të zgjerohet rrjeti i monitorimit të stacioneve matëse edhe në periferi të qyteteve dhe të unifikohen stacionet. Në këtë mënyrë do të sigurohen informacione më reale mbi ndotjen e ajrit, kërkojnë nga sektori civil. Në këtë mënyrë do të zbuloheshin ndotësit e vërtetë në një rajon të caktuar, por edhe në nivel kombëtar. Supozime janë se familjet, respektivisht ngrohja e ndërtesave individuale të banimit është ndotës kryesorë, por këto janë vetëm supozime. Ne kemi nevojë për prova të prekshme se kjo është kështu, në mënyrë që të mund mbi atë bazë të ndërtohen zgjidhjet e duhura – theksoi…
Alsat 2019-10-30T14:39:21+01:00 Shoferet kanë mendime të ndryshme për uljen e disa prej gjobave në komunikacion. Sidoqoftë, shumica e konsiderojnë standardin e brendshëm si të ulët andaj edhe gjobat sipas tyre duhet të jenë më të ulëta. “Ulja e gjobave në një farë mase është mirë, për standardin tonë, por diku ato duhet të jenë më të larta, në varësi të shkeljes që është bërë”. “Unë mendoj se gjobat e vogla janë mirë për njerëzit”. Por jo të gjitha gjobat janë ulur. Do të paguajë më pak për shkelje të lehta, por jo edhe për shkelje që kërcënojnë jetën. Ato mbeten…
Të paktën 42 persona kanë vdekur nga rrëshqitja e dheut që u shkaktuar nga reshjet e mëdha të shiut në Kamerun.Ekipet e shpëtimit janë përpjekur t’i gjejnë njerëzit e zhdukur duke e larguar dheun dhe baltën e rrëshqitur në pjesën perëndimore të këtij shteti afrikan. Në mesin e viktimave ishin 26 fëmijë. Lajmin e bëri të ditur televizioni publik i Kamerunit. Shpëtimtarët do ta vazhdojnë punën edhe të mërkurën për t’i gjetur trupat e tjerë, të cilët vesohet se janë mbuluar nga dheu. “Rreth orës 10 e dëgjova një zhurmë. Më pas e pashë një re të madhe pluhuri e…

