
Alsat 2019-10-30T15:11:20+01:00
Aleanca për Shqiptarët ngriti sot akuza ndaj BDI-së se këta të fundit kanë anuluar tenderin për projektin e autostradës Shkup- Bllacë, gjë për të cilën, siç thonë kanë siguruar edhe dokument. Zëdhënësja e kësaj partie Ilire Dauti, tha se në dokumentin në fjalë si arsyetim për anulimin e projektit qëndron se nuk ka pasur asnjë ofertë të pranueshme. Tenderi, thonë nga Aleanca, duhet të qëndronte i hapur deri më datë 29 nëntor. Sipas tyre ky është vetëm një nga projektet të cilat BDI-ja i përdor si mjet për të tërhequr votuesit në çdo cikël zgjedhor. Në mesin e projekteve të parealizuara të BDI-së përmendin hapjen e kufirit Bellanoc-Stançiq, Tanushë-Debollte, ndërtimin e stacioneve filtruese dhe rrjeteve te ujësjellësit në Tetovë, e të tjera.
Projekti i autostradës Shkup-Bllacë, sipas një dokumenti që posedojmë, është anuluar. Aleanca ka siguruar dokumentin për anulimin e projektit, nga Byroja për Furnizime Publike. Ku është publikuar ky dokument për anulimin e projektit në fjalë. Në pjesën e arsyetimit qëndron se nuk ka pasur asnjë ofertë apo asnjë ofertë të pranueshme. Prandaj ne si aleancë pyetjen e parë që e parashtrojmë është: Pse është anuluar projekti, ndërkohë që data për aplikimin e tenderit është deri më 29 nëntor 2019? Ne pyesim ata se mos vallë ky projekt po ruhet si mjet për fushatën zgjedhorë që është para nesh – deklaroi Ilire Dauti, zëdhënëse e Aleancës për Shqiptarët.
Alsat
Loading…




