Alsat 2019-10-30T14:39:21+01:00
Shoferet kanë mendime të ndryshme për uljen e disa prej gjobave në komunikacion. Sidoqoftë, shumica e konsiderojnë standardin e brendshëm si të ulët andaj edhe gjobat sipas tyre duhet të jenë më të ulëta.
“Ulja e gjobave në një farë mase është mirë, për standardin tonë, por diku ato duhet të jenë më të larta, në varësi të shkeljes që është bërë”.
“Unë mendoj se gjobat e vogla janë mirë për njerëzit”.
Por jo të gjitha gjobat janë ulur. Do të paguajë më pak për shkelje të lehta, por jo edhe për shkelje që kërcënojnë jetën. Ato mbeten me shumat e vjetra të larta.
GJOBAT E VJETRA TË LARTA MBETEN PËR:
-MOS DHËNIA E PËRPARËSISË
-VOZITJE NËN NDIKIM TË ALKOOLIT
-VOZITJE TË SHPEJTË
Ata që janë shkaktari kryesor i aksidenteve në trafik, me pasoja të rënda, d.m.th viktima. Këtu po flasim për përparësi kalimi, vozitje nën ndikimin e alkoolit dhe vozitje me shpejtësi më të lartë se sa lejohet – deklaroi Toni Angelovski, zëdhënës i MPB-së.
Këshilli Kombëtar i Sigurisë në trafikun Rrugor, kujton se trafiku më i sigurt kërkon një kombinim ndëshkimi dhe parandalimi. E rëndësishme për ta është që të mbeten gjobat më të larta për shkelje të rënda.
Praktika tregon se rezultati më i mirë për uljen e pasojave të trafikut është kombinimi i masave shtypëse dhe parandaluese. Do të them përsëri – zero tolerancë ndaj alkoolit dhe zero tolerancë për vozitje të shpejtë -u shpreh Dejan Andonoviq, zëdhënës i KKSTRR.
Një pjesë e publikut në uljen e dënimeve sheh masa populiste parazgjedhore, por MPB thotë se nuk është kështu. Ata theksojnë se ulja e gjobave në trafik është një detyrim, që rrjedh nga Ligji i miratuar tashmë për kundërvajtje dhe se institucionet, përfshirë Ministrinë e Brendshme, kanë pasur gjashtë muaj për të harmonizuar gjobat.
Këto komente janë dezinformata absolute. Më parë kur u miratua Ligji, për kundërvajtje nuk kishte një datë të caktuar për zgjedhje, që atëherë është ky detyrim, dhe siç thashë më parë, po, kemi nivelime dhe ulje, por kemi edhe ashpërsime të disa gjobave – tha Toni Angelovski, zëdhënës i MPB-së.
Për shembull, nëse një shofer kryen një vepër kërcënuese për jetën e njeriut dy herë në pesë vjet, do ti merret leja e qarkullimit, dhe ai do të duhet sërish ti nënshtrohet provimit për leje. Nëse një shofer shkakton zhurmë në automjetin e tij dhe e prish rendin dhe qetësinë publike, e cila më së shpeshti ndodh me motorë, atëherë vijon marrja e automjetit, dhe jo vetëm ndëshkimi. Sipas dispozitave të reja ligjore, shënimi i pikave negative shkon në histori, por do të shkohet drejtpërdrejt me ndëshkim. Sidoqoftë, mbetet mundësia për të paguar gjysmë gjobe brenda tetë ditëve.
Alsat
Loading…



