Alsat 2019-10-30T15:15:07+01:00
Organizim i dobët i hapësirave, zhurmë e pakontrolluar dhe përplasje mes deputetëve, e shoqëruan seancën e Komisionit për politikë të jashtme në të cilën dha raportin e punës së tij ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov. Në fjalimin e stërzgjatur, Dimitrov mes tjerash tha se ndër detyrimet e fundit të vendit për hapjen e rrugës drejt euro-integrimit është ligji për prokurorinë publike.
Nëse duam ta largojmë edhe arysetimin e fundit nga kandidatura jonë për të qenë e pastër si kristali ndoshta duhet që këto ditë të përpiqemi ta sjellim edhe këtë ligj. Të mos ketë ndërhyrje politike për atë se çfarë do të hetohet dhe çfarë nuk do të hetohet dhe të mos etiketohen prokuror të përshtatshëm dhe jo të përshtatshëm”-tha Nikolla Dimitrov, ministër i Jashtëm.
Dimitrov foli edhe për gjendjen e përgjithshme të dikasterit që drejton, kuadrin dhe funksionimin e ambasadave të vendit. Me të përfunduar fjalimi i shefit të diplomacisë, deputeti i BDI-së Artan Grubi u paraqit në sallë për të kërkuar stenogramin e fjalimit dhe pushim prej një ore. Kërkesën të cilën Grubi e bazonte në Rregullore, opozita e cilësoi si tentim për të ulur interesimin e mediave për debatin dhe për të shmangur kritikat e opozitës ndaj Dimitrovit.
Ju lutem, lu lutem të jepni pushim. Ilija, bëhuni korrekt!
Unë ja jap fjalën kolegut Ilija Dimovski.
Nuk mundet Ilija Dimovski të flasë kështu kur ju keni kërkesë konkrete procedurale dhe jeni të detyruar të jepni pushim.
Kërkesa është që mediat të largohen që të mos ketë interes nga ana e tyre që të mos i dëgjojnë pyetjet dhe kritikat dhe të mos ketë përgjegjësi nga ministri Nikolla Dimitrov dhe zv/kryeministri Bujar Osmani.
Për opozitën maqedonase, janë të pakuptimta sulmet ndaj Francës e cila në vazhdimësi ka qenë për reformim të brendshëm të BE-së.
Shteti jonë, diplomacia jonë, qeveria jonë, kabineti jonë i Presidentit e ka ditur se procesi i anëtarësimit në BE do të bëhej gjithmonë e më i vështirë dhe këtë e pranojmë. Por ju e keni ditur para se ta nënshkruani Marrëveshjen e Prespës dhe nuk keni vendosur klauzura serioze mbrojtëse”-tha Ilija Dimovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.
VMRO-DPMNE-ja një ditë më parë lëshoi seancën e Komisionit për çështje evropiane në të cilën po ashtu u fol për Këshillin Evropian dhe dështimin për të sjellë një vendim të përbashkët për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Siç thanë, këtë e bënë për t’i lënë mundësinë pushtetit për festuar arritjet me lëvdata dhe duartrokitje.
Fatlume Dervishi
Loading…



