Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur është nënshkruar kontrata e partneritetit publiko-privat për për parkingun nëntokësor me mbi 700 vendparkime tek Fakultetit Filologjik.
“Pas një procedure mbi një vjeçare, dje kemi nënshkruar kontratën e partneritetit publiko-privat të parkingut nëntokësor me mbi 700 vendparkime të Fakulteti Filologjik”, ka shkruar Ahmeti.
Tutje ai ka bërë të ditur se është ndarë buxheti nga komuna për rritjen e parkut të gjelbërt para po këtij Fakulteti deri tek Katedralja, si dhe është rezervuar një korsi i veçantë vetëm për autobusë.
“Në të njëjten kohë për vitin 2020 kemi ndarë buxhetin për rritjen e parkut te gjelbërt para Fakultetit deri te Katedralja me një korsi të rezervur për autobusë”, ka thënë kryetari i PSD’së.
Ai ka treguar edhe shumën e projektit të parkingut dhe kohëzgjatjen e punimeve.
“Parkingu me një investim mbi 10 milion euro do të fillojë ndërtimin së shpejti ndërsa punimet do të zgjasin 18-24 muaj”/Express/