Alsat 2019-10-30T18:51:50+01:00
Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi duket se po e lexon Kushtetutën në mënyrë të pasaktë kur thotë se Kuvendi duhet të shpërndahet më 11 shkurt, ndërsa zgjedhjet duhet të thirren më 12 shkurt në mënyrë që të mbahen më 12 prill. Në konferencën e sotme me gazetarët, në mbështetje të kësaj pikëpamje, Xhaferi theksoi se “duhet të respektohet afati prej 60 ditëve nga shpërbërja e Kuvendit deri në mbajtjen e zgjedhjeve”.
Në nenin 63 të Kushtetutës thuhet:
“Zgjedhjet për deputetë të Kuvendit mbahen në 90 ditët e fundit nga mandati i përbërjes së vjetër të deputetëve ose brenda 60 ditëve nga shpërndarja e Kuvendit.”
Kushtetuta flet për një afat maksimal prej 60 ditëve në të cilat duhen mbajtur zgjedhjet e parakohshme (në rast të shpërbërjes së Kuvendit), jo për një afat të saktë 60-ditor. Periudha minimale të nevojshme për përfundimin e të gjitha aktiviteteve parazgjedhore përcaktohet me afatet e zgjedhjeve të parakohshme të Kodit Zgjedhor.
Në vitin 2008, pasi vendi nuk arriti të marrë ftesë për t’u anëtarësuar në NATO, me iniciativën e BDI-së, partisë nga e cila vjen Talat Xhaferi, Kuvendi u shpërnda në 12 prill ndërsa zgjedhjet u mbajtën 50 ditë më vonë, më 1 qershor.
2016 – 54 ditë
18 tetor – shpërbërja e Kuvendit
11 dhjetor – dita e zgjedhjeve
2014 – 53 ditë
5 mars – shpërbërja e Kuvendit
27 prill – dita e zgjedhjeve
2011 – 52 ditë
14 prill – shpërbërja e zuvendit
5 qershor – dita e zgjedhjeve
2008 – 50 ditë
12 prill – shpërbërja e Kuvendit
1 qershor – dita e zgjedhjeve
Loading…





