Author: almakos

Emisioni Vetting/ Kadastra pajisi me certifikatë pronësie uzurpuesin e pronës private Historia e kësaj përplasjeje institucionale në Lushnje, e dokumentuar në dosjen nr. 784 të Prokurorisë tregon se për më shumë se një dekadë, familja e Dhimo dhe Bukuri Boçit u mbajt peng mes dy certifikatave të pronësisë, asaj që kishin në xhep si pronarë të ligjshëm të truallit dhe asaj që shteti i dha ndërtuesit pa leje mbi tokën e tyre. Dokumentet zbulojnë një fakt tronditës se ish-kryetari i Bashkisë Fatos Tushe ishte në dijeni të situatës, ku familja Boçi kërkonte mbështetje nga IMT-ja Lushnje për të marrë pronën…

Lexo më Shumë

Pas takimit konsultativ me partitë politike, ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, njoftoi se 7 qershori është vendosur zyrtarisht si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. “Sot bazuar në Ligjin për zgjedhjet, përmbylla takimin me përfaqësues të subjekteve politike. Pas vlerësimit të afatave kushtetuese, kam vendosur që zgjedhjet e parakohshme të mbahen me 7 qershor”, tha Haxhiu, transmeton Klankosova.tv

Lexo më Shumë

Në seancën e sotme për pyetje deputetësh në Kuvend, është zhvilluar  debat i ashpër mes kryeminsistrit, Hristijan Mickoski, ministrit për Marrëdhënie mes Bashkësive, Ivan Stoilkoviq një njërën anë  dhe deputetit të BDI-së, Blerim Bexheti, në anën tjetër, ku në qendër të përpëasjes ishin  sërish çështja e gjuhës shqipe dhe përfaqësimi i shqiptarëve në intitucione. Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti, pyeti publikishtë Stoilkoviqin se a është   ministër për marrëdhënie ndërmjet bashkësive, apo ministër për marrëdhënie me Republikën Sërpska?. Ai madje  kërkoi nga Stoilkoviq që të tregojë rezultatet konkrete të Ministrisë dhe punën për ruajtjen e Marrëveshjes së Ohrit. SINKRON:BLERIM BEXHETI, DEPUTET…

Lexo më Shumë

Një rast i kultivimit të drogës u godit në Mirditë sot (30 prill) teksa u zbulua një parcelë me kanabis në fazë të hershme. Gjatë operacionit, në fshatin Dardhëz, brenda në një zonë të pyllëzuar, policia konstatoi një miniserë të improvizuar me platforma polistiroli, ku ishin kultivuar fidanë hashashi. Burime policore thanë se fidanët u asgjësuan në vend nga efektivët, ndërsa u ndërmorën veprime të menjëhershme për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. “Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë, në afërsi të vendit ku u zbuluan fidanët, u arrestua në flagrancë shtetasi K. Gj., 27 vjeç, banues në Shënkoll,…

Lexo më Shumë

Deputeti i Frontit Evropian, Blerim Bexheti, nga foltorja e Kuvendit, ka pyetur ministrin për Marrëdhënie mes Bashkësive, Ivan Stoilkoviq, nëse është ministër për marrëdhënie mes bashkësive apo është ministër për marrëdhënie me Republika Srbskën. Bexheti kërkoi nga Stoilkoviq që të tregojë rezultatet konkrete të Ministrisë dhe punën për ruajtjen e Marrëveshjes së Ohrit. “Ejani me mua në Kumanovë të shihni se si jetoj me pjesëtarët e komuniteti shqiptar, do të befasoheni, tha Stoilkoviq në kundërpërgjigje, duke akuzuar BDI-në se ka punuar vetëm për shqiptarët. ““Atë që ju keni punuar vetëm për shqiptarët, tani punohet për të gjithë, këtu janë rezultatet…

Lexo më Shumë

Kryeministri, Hristijan Mickoski, në seancën e sotme për pyetje deputetësh theksoi se askush në vend nuk është kundër përdorimit të gjuhës shqipe dhe se kjo qeveri nuk do të lejojë, siç u shpreh ai, që BDI të bëjë populizëm të vogël mbi tema etnike. Ai shtoi se të gjithë qytetarët vlerësohen njësoj, jo sipas përkatësisë etnike, duke theksuar se “kjo është një Maqedoni e re e projekteve dhe reformave”. “Askush nuk është kundër përdorimit të gjuhëve në Maqedoni që i përdorin pjesë të popujve në territore të caktuara apo në gjithë territorin, në këtë rast gjuha shqipe, dhe askush nuk…

Lexo më Shumë

Një person ka vdekur në vendin e punës në një fshat të Gjakovës, në Meqë. Vlera Krasniqi, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Gjakovës, tha se ë vendngjarje kanë dalë menjëherë njësitë relevante të Policisë, ekipi i zjarrfikësve dhe ndihma e shpejtë, dhe se pas intervenimit, mjeku përgjegjës ka konstatuar se personi i zënë nën mjet ka ndërruar jetë. ‘’Sot, rreth orës 09:55, kemi pranuar informatën për një incident në fshatin Meqë. Sipas hetimeve fillestare, dyshohet se gjatë procesit të punës, shoferi i një mjeti transportues (kamion) ka humbur kontrollin mbi mjetin, me ç’rast kamioni ka rrëshqitur. Si pasojë e…

Lexo më Shumë

Ish-presidentja e vendit Vjosa Osmani u është përgjigjur kritikave për vizitat e saja të fundit nëpër komuna përmes një video të radhës. Ajo i ka quajtur dezinformata deklaratat se ajo këtë nuk e ka bërë më herët por vetëm tash. “Meqenëse ka njerëz brenda politikës që po ankohen se pse po i takoj qytetarët këto ditë, madje disa dezinformojnë se këtë nuk e kam bërë më herët, ja e vërteta. Gjatë pesë viteve mandate vazhdimisht kamë vizituar komunat kam takuar qytetarët dhe kam mbështetur grupet e margjinalizuara dhe kam qenë pranë njerëzve të vyer e të urtë të vendit tonë”,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është marrë në pyetje si dëshmitar për dosjen “Partizani”, në cilësinë e kallëzuesit. Në seancën e sotme (30 prill ) në GJKKO Taulant Balla është përballur edhe me Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish kryeministrit Sali Berisha. Në fjalën e tij, Balla ka theksuar se kallëzimi i tij është shoqëruar me dokumentacion të detajuar dhe data konkrete. Ai ngriti dyshime mbi procedurat e ndjekura për privatizimin dhe vlerësimin e pronave, duke e konsideruar procesin të dyshimtë. “Si dashamirës i sportit, kam dorëzuar dokumente që tregojnë mospërputhje, ku në një rast prona përfshihej…

Lexo më Shumë

Policia Financiare ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Shkup kundër disa ish dhe zyrtarëve aktualë të Odës së Stomatologëve, përfshirë ish-kryetarin M.D. dhe kryetarin aktual K.P., si dhe anëtarë të komisionit profesional, nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Sipas autoriteteve, ish-kryetari ka tejkaluar kompetencat e dhëna nga Ministria e Shëndetësisë duke lidhur marrëveshje me subjekte të paregjistruara për trajnime profesionale, përmes të cilave stomatologët fitonin pikë për rinovimin e licencave. Hetimet tregojnë se përmes këtyre aktiviteteve janë organizuar më shumë ngjarje se sa lejohet me rregullore, ndërsa mjetet financiare nga kotizimet janë derdhur në llogari të shoqatave…

Lexo më Shumë

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla po dëshmon në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) në gjyqin që po mbahet për dosjen “Partizani”, me të pandehur ish kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe persona të tjerë. Ai është thirrur me kërkesë të SPAK, në cilësinë e kallëzuesit. I pyetur nga Prokuroria e Posaçme që të sqarojë pretendimet për kallëzimin dhe se ku janë mbështetur, Balla tha se që prej vitit 2012 kishte dyshime në lidhje me mënyrën se si ishte kryer procedura për privatizimin e kompleksit. SPAK: A mund të na…

Lexo më Shumë