Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla po dëshmon në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) në gjyqin që po mbahet për dosjen “Partizani”, me të pandehur ish kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe persona të tjerë.
Ai është thirrur me kërkesë të SPAK, në cilësinë e kallëzuesit. I pyetur nga Prokuroria e Posaçme që të sqarojë pretendimet për kallëzimin dhe se ku janë mbështetur, Balla tha se që prej vitit 2012 kishte dyshime në lidhje me mënyrën se si ishte kryer procedura për privatizimin e kompleksit.
SPAK: A mund të na sqaroni pretendimet në lidhje me kallëzimin tuaj dhe ku i keni mbështetur?
Balla: Prej vitit 2012 dhe në vazhdim kam paraqitur dyshimet e mua në lidhje me mënyrën se si është kryer procedura për privatizimin e kompleksit sportv Partizani. Sipas dyshimeve, ky proces provatizmi nuk ishte bërë sipas procedurave ligjore pasi dyshoja se janë shfrytëzuar lidhjet familjare e shtetërore. Brenda një kohe të shkurtër ishte bërë njohja dhe privatizimi i godinës. Një kompleks sportiv ishte hequr nga plani i përhapjes dhe në kallëzim është shoqëruar edhe me prova. Kërkova hetim se përse ishte hequr nga plani i përhapjes.”, ka deklaruar Balla.


