Author: almakos

Partia opozitare maqedonase LSDM, në një njoftim për media thotë se Maqedonia e Veriut do të jetë vendi i radhës ku do të vendosen emigrantët, pas Shqipërisë dhe Kosovës. Nga LSDM thonë se “nuk është vetëm media britanike, por shumë media botërore kanë publikuar analiza dhe informacione mbi planin për “qendrat e kthimit për migrantët” nga Britania dhe vendet e tjera në Ballkan”. “Kosova u bë vendi i parë që pranoi migrantët e refuzuar nga Britania. Shqipëria gjithashtu pranoi të ndërtojë qendra pritjeje për migrantët nga Italia. 5 ditë më parë, “Deutsche Welle” raportoi se 40 migrantë ishin sjellë tashmë…

Lexo më Shumë

jatë një operacioni policor të zhvilluar ndaj grupi kriminal “Rraja” janë arrestuar 6 persona, mes tyre edhe Rexhep Rraja,  djali i ish deputetit të PS, Rahman Rraja.   Gazetarja Klodiana Lala raporton se personat e arrestuar janë: 1-Marvin Bushati, datëlindja 26.04.1982, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë 2-Agim Nina, alias Lorenc Izet Selmani, datëlindja 05.08.1974, lindur dhe banues në Durrës 3-Sokol Qaja, datëlindja 22.02.1984, lindur dhe banues në Tiranë 4-Gazmir Rraja, datëlindja 02.02.1990, lindur dhe banues në Nikël, Fushë-Krujë 5-Përparim Rraja, datëlindja 02.07.1975, lindur dhe banues në Fushë-Krujë, Nikël 6-Rexhep Rraja, datëlindja 19.04.1994, lindur dhe banues në Fushë-Krujë, Nikël…

Lexo më Shumë

22:27 | 9 Dhjetor 2025E.HNë një botë ku rrugët përshkojnë mijëra kilometra me kthesa të forta e zbritje të rrezikshme, ekziston një segment autostrade ku drejtuesit e mjeteve udhëtojnë për orë të tëra pa lëvizur timonin majtas apo djathtas. Bëhet fjalë për Highway 10 në Arabinë Saudite, rruga më e drejtë në botë, që mban rekordin e Guinness-it. Edhe pse autostrada ka një gjatësi totale prej 1,480 kilometrash, rekordin e vendos pjesa e saj e drejtë, një segment prej 240 kilometrash, pa asnjë kthesë ose pjerrësi të dukshme. Ky segment lidh zonën e Haradh me Highway 95, duke kaluar përmes…

Lexo më Shumë

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Brane Petrushevski tha se nuk do të ketë emigrim të paligjshëm vend dhe se kjo çështje është mbyllur.Ai tha se opozita maqedonase po manipulon me opinionin. “Kush kujt i beson është ajo që thonë qytetarët në zgjedhje dhe këtë e bënë shumë të qartë në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe lokale. Mediat dhe politikanët britanikë kanë të drejtë legjitime të debatojnë për problemet që duan të zgjidhin. Fakti në Maqedoni është se opozita, në mungesë të një oferte, po mobilizon qytetarët dhe sot ata kanë filluar “Luftën për Maqedoninë” me një peticion online kundër emigrantëve, të cilin…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Tiranës ka dhënë masa sigurie për 8 persona për veprat penale “Falsifikim dokumentesh” dhe “Shpërdorim detyre”, përfshirë zyrtarë të Bashkisë dhe IMT-së si dhe përfaqësues të kompanive. Mes të arrestuarve dhe atyre me detyrim paraqitjeje janë: Aurel Çuko, Aurel Boriçi, Eleana Guçe, Rexhina Rakipi, Sokol Qehajaj, Aleksandra Muhametllari, Shyqyri Maloku dhe Fatmir Firi. Hetimet zbuluan se këta persona kanë përfshirë punime fiktive dhe dokumente të falsifikuara për të përfituar fonde publike për demolimin e pallateve në zonën e Kombinatit, duke shkaktuar dëm financiar në buxhetin e Bashkisë Tiranë.

Lexo më Shumë

Në SPB-Shkup është raportuar se në një automjet “Renault Clio” në pronësi të M.G. (43) nga Shkupi në zonën e komunës së Aerodromit ka shpërthyer në zjarr. Nga zjarri është dëmtuar një garazh, si dhe një automjet pasagjerësh “BMW” në pronësi të E.A. (45) nga Shkupi dhe një “Toyota” në pronësi të S.S. (64) nga Shkupi. Nuk pati të lënduar, dhe zjarri u shua nga Brigada e Zjarrfikësve të Shkupit.

Lexo më Shumë

Emisioni “Në Shënjestër”, solli këtë të martë në kujtesë disa prej viktimave të cilët ishin pjesë e klaneve mafioze shqiptare që vepronin në Spanjë. Miklovan Dakaj nuk është shqiptari i parë dhe i fundit i zhdukur në Spanjë. Por as shqiptari i vetëm emri i të cilit është përfolur si i lidhur me botën e errët të krimit dhe me trafikun ndërkombëtar të drogës, që humbet jetën në Spanjë. Dhe konkretisht në zonën e Malagas, e cila përballë ka detin dhe në krahun tjetër Marokun. Majori i aviacionit shqiptar, Sokol Feka, ishte duke drejtuar një helikopter mbi qiellin e Malagas…

Lexo më Shumë

Një nga njerëzit që rezulton se ka patur kontakte me Miklovan Dakajn para zhdukjes së tij, është Juxhin Drazhi, një personazh i njohur i botës së krimit dhe pjesë e grupit të Troplinëve, sic njihet ndryshe grupi i Elvis Docit, ose Visit të Pojës. Emisioni “Në Shënjestër”, duke iu referuar hetimeve të nisura nga Spanja për zhdukjen e Miklovan Dakajt, publikoi të dhëna nga dosja hetimore ku thuhet se në muajin shtator familjarët e Miklovanit morën një lajm se një trup i pajetë, që dyshohet se mund të ishte i tij ndodhej në morgun e një spitali në Spanjë Arsye…

Lexo më Shumë

Këshilli i Prokurorëve Publikë në seancën e sotme vendosi t’i ndërpresë detyrën e prokurorit publik Mustafa Hajrullahit, ish-kreut të Prokurorisë së Lartë Publike në Shkup, me kërkesë të tij. Hajrullahi u pezullua pasi Prokuroria Themelore Publike në Shtip ngriti aktakuzë për pesë vepra penale “ngacmim gjatë kryerjes së detyrave” dhe një për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”, bazuar në pretendimet se në periudhën nga shtatori 2023 deri në tetor 2024, përdori epërsinë hierarkike për të abuzuar dhe kërcënuar vazhdimisht psikologjikisht pesë punonjëse gra, duke i kërcënuar se do t’i “godasë me shqelma” ose “do t’i hedhë nga kati i…

Lexo më Shumë

Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet e nisura në Spanjë për zhdukjen e Miklovan Dakajt, të riut nga Shkodra i cili rezulton i humbur prej 12 majit të këtij viti. Emisioni “Në Shënjestër” në News24, me autore gazetaren Klodiana Lala, transmeton se në dosjen hetimore për këtë ngjarje, është dëshmia e gruas dhe babait të Miklovanit të cilët tregojnë se sihariqi i hidhur u erdhi atyre vetëm disa ditë pasi ata kishin kallëzuar në polici humbjen e njeriut të tyre, nga një korrier që mesa duket po u përcillte mesazhin e personave të cilët kishin gisht në zhdukjen e…

Lexo më Shumë

Bashkim Selimi u zgjodh unanimisht kryetar i Këshillit të Prokurorëve në Maqedoninë e Veriut. Kryetari i sapozgjedhur i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Bashkim Selimi, tha sot se “mbrojtja e të gjithë prokurorëve publikë në Republikën e Maqedonisë” dhe transparenca do të jenë prioritetet e mandatit të tij. Selimi u zgjodh kryetar i ri i Këshillit të Prokurorëve Publikë, pasi mori mbështetje unanime nga kolegët e tij, me propozimin e Zorica Pavloviq. Në deklaratën e tij të parë pas zgjedhjeve, Selimi trajtoi prioritetet e mandatit të tij, duke theksuar mbrojtjen e prokurorëve publikë dhe vendimmarrjen kolektive. Zgjedhja e Selimit vjen në…

Lexo më Shumë