Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Fier-Seman, në vendin e quajtur Fermë- Çlirim.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me një biçikletë dhe si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i biçikletës, rreth 65 vjeç, ka humbur jetën ndërsa automjeti ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ambulanca, shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti me pasoja fatale.



