Author: almakos

Ndërron jetë këmbësori 80-vjeçar që u përplas nga mjeti tip “Benz”, në fshatin Udënisht të Pogradecit. Mësohet se i ndjeri u dërgua menjëherë në Tiranë pas aksidentit, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore. Por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda dhe traumës, edhe për shkak të moshës së thyer, teksa ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit të kryeqytetit sot (1 Maj). “Rreth orës 14.15, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, pranë fshatit Udënisht, automjeti me drejtuese shtetasen E. K., dyshohet se ka përplasur këmbësorin I. D., rreth 80 vjeç, banues në Udënisht, i cili…

Lexo më Shumë

Një punëtor shqiptar është aksidentuar në kantierin e ndërtimit teksa po punonte me një betoniere në zonën e Firences, më 27 prill. Ngjarja ndodhi në Castelfiorentino të Empolit, teksa punëtori u godit nga mikseri i betonierës dhe mori plagë të rënda. Por fatkeqësisht, tre ditë pas aksidentit, megjithë përpjekjet e mjekëve, ai nuk mundi t’i mbijetojë dot plagëve dhe njoftohet se ka humbur jetën. Kamioni që ai po drejtonte u përmbys, duke i shkaktuar lëndime të rënda. Punëtori u dërgua në spitalin e Firences me helikopter, me një prognozë kritike. Karabinierët po hetojnë, së bashku me stafin e parandalimit të…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Dhërmi të qarkut Vlorë, teksa Policia arrestoi një çift të rinjsh, ku vajza është e mitur, për një sërë akuzash. Të dyshuarit kishin shkuar më qytetin bregdetar me pretendimin për të blerë një makinë “Land Rover”, por duket se në mungesë të pronarit 17-vjeçarja ka preferuar ta vjedhë dhe në arrati e sipër, duke bërë manovra gjatë ndjekjes policore, e ka përplasur në Palasë pasi humbi kontrollin e makinës (foto kryesore). “Në përfundim të veprimeve, shtetasi N. Xh., 25 vjeç, banues në Durrës, u arrestua për veprat penale: “Vjedhje e mbetur në tentativë”,…

Lexo më Shumë

Është ngritur kallëzim penal ndaj ish-kryetarit të Komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov, si dhe ndaj disa zyrtarëve komunalë dhe një investitori, lidhur me dyshimet për shkelje ligjore në një projekt ndërtimor. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, kallëzimi përfshin edhe një udhëheqës të sektorit të planifikimit urban dhe një inspektore, të cilët dyshohet se kanë lejuar rikonstruimin e një objekti që në fakt ka qenë ndërtim i ri, ndonëse në atë lokacion, sipas Planit Detal Urbanistik, nuk ka qenë i paraparë ndërtim. Autoritetet bëjnë të ditur se investitori ka nisur punimet pa një vendim përfundimtar, ndërsa inspektorja komunale nuk e…

Lexo më Shumë

Rajoni i Pollogut pritet të përfitojë nga një investim i madh në sektorin e shëndetësisë, i cili synon modernizimin e plotë të Spitalit Klinik në Tetovë. Sipas kumtesës së koalicionit VLEN, projekti kap vlerën prej rreth 74 milionë euro dhe konsiderohet si ndër investimet më të mëdha shëndetësore të realizuara ndonjëherë në këtë zonë. Projekti përfshin rikonstruimin e kapaciteteve ekzistuese, ndërtimin e pavijoneve të reja dhe pajisjen me teknologji moderne, me qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për pacientët. Nga ky investim pritet të përfitojnë drejtpërdrejt mbi 250 mijë qytetarë, duke reduktuar nevojën për trajtim jashtë rajonit. Nga VLEN theksojnë…

Lexo më Shumë

Aksidentohet për vdekje një i moshuar në qytetin e Shkodrës. Viktima është identifikuar si Haki Bajrami, 77 vjeç, dhe ngjarja ndodhi në hyrje të qytetit, pasditen e sotme. Nga të dhënat e para hetimore mësohet se një makinë e ka përplasur këmbësorin dhe është larguar nga vendngjarja. 77-vjeçari po lëvizte me një karrocë dore kur është përplasur nga një automjet. Policia në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit, dinamikën dhe shkaqet e tij.

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar me tone të forta ndaj një vendimi të fundit në sektorin energjetik, duke kërkuar transparencë dhe përgjegjësi institucionale. BDI ka njoftuar se kërkon përgjigje të menjëhershme publike dhe institucionale lidhur me vendimin e Burim Latifit, drejtor i përgjithshëm i MEPSO-s dhe kushëri i parë i Izet Mexhitit, për të anuluar kontratën me Energoinvest nga Sarajeva dhe për ta zëvendësuar me ELNOS BL DOOEL nga Banja Luka. Sipas komunikatës, vendimi bëhet edhe më i rëndë për shkak se Bordi Mbikëqyrës i MEPSO-s ka dhënë mendim negativ. BDI thekson se Burim Latifi ka vijuar duke shkelur…

Lexo më Shumë

Pas kontrolleve të kryera me urdhër të SPAK në zyra, banesa dhe vila luksoze në jug të vendit në lidhje me hetimet që po kryhen për Belinda Ballukun, janë marrë në pyetje edhe personat që kanë qenë subjekt i këtyre kontrolleve. Viola Haxhiademi, ish-sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Financave dhe aktualisht drejtoreshë e Korporatës Elektro-Energjitike Shqiptare, u paraqit të enjten në SPAK ku dha dëshminë e saj. Ajo konsiderohet një prej njerëzve më të besuar të ish-ministres dhe po hetohet për lidhje me tenderat e rrugëve. Po ashtu shpjegime për hetuesit dha edhe Laureta Omeri, ish-këshilltare dhe një nga…

Lexo më Shumë

Një 44-vjeçar nga Prilepi është ndaluar nën dyshimet për mashtrim në vlerë prej mbi 88 mijë eurosh, njoftuan nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Sipas policisë, dje (30.04.2026), në Pikën Kufitare Tabanoc është privuar nga liria personi me inicialet B.K. (44). Arrestimi erdhi pas hetimeve të zhvilluara nga Departamenti i Policisë Kriminalistike, në koordinim me SPB Strumicë – Njësia Policore në Vallandovë.Nga të dhënat paraprake, i dyshuari në periudhën nga korriku deri në nëntor të vitit 2025 ka mashtruar një banor të Vallandovës, duke i premtuar në mënyrë të rreme organizimin e trajtimit mjekësor jashtë shtetit për bashkëshorten e…

Lexo më Shumë

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) organizoi protestë me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, nën moton “Luftojmë për paga, nuk lutemi”, raporton Anadolu. Qindra njerëz u mblodhën para ndërtesës së LSM-së, prej ku marshuan drejt Kuvendit, Dhomës së Tregtisë dhe më pas drejt Qeverisë. Kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafilov, në fjalimin e tij para selisë së Qeverisë tha se gjysma e popullsisë punëtore në vend jeton me një pagë më pak se 600 euro. Ai tha gjithashtu se një e treta e popullsisë së përgjithshme të aftë për punë në Maqedoninë e Veriut jeton nën kufirin e…

Lexo më Shumë

Pas padisë së një ish punonjësi të bankës amerikane JPMorgan Chase, se është abuzuar seksualisht nga drejtuesja shqiptare, Lorna Hajdini, ka reaguar institucioni financiar, duke thënë se gjithçka në padi është sajesë, raporton New York Post. Sipas burimeve, bëhet fjalë për Chirayu Rana, 35 vjeç, aktualisht drejtues në një firmë investimesh. Ai kishte ngritur një padi këtë javë, nën pseudonimin “John Doe”, ndaj Lorna Hajdini, drejtuese ekzekutive në bankën amerikane. Chirayu Rana Në padi, ai pretendonte se ishte detyruar në marrëdhënie seksuale përmes presionit dhe kërcënimeve, akuza që u publikuan fillimisht nga Daily Mail, duke iu referuar dokumenteve gjyqësore që më…

Lexo më Shumë

Gjatë festës së 1 Majit nga sot e premte, deri të dielën, më 3 maj, autobusët e Ndërmarrjes Transportuese Publike-Shkup do të funksionojnë sipas orarit javor. Sipas njoftimit, më 1 maj (e premte) dhe 3 maj (e diel), sporteli i biletave në Qendrën e Transportit do të jetë i hapur nga ora 08:00 deri në 14:00. Ndërkohë, të shtunën më 2 maj, sportelet e biletave dhe qendrat për personalizim do të funksionojnë me orarin e zakonshëm të punës, në dy ndërrime nga ora 08:00 deri në 18:00, ndërsa ato me një ndërrim do të jenë të hapura nga ora 08:00…

Lexo më Shumë