LSDM ka akuzuar qeverinë e kryeministrit Hristijan Mickoski se po përgatitet në mënyrë të heshtur për të përfshirë bullgarët në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut. Sipas një deklarate partiake, Social Demokratët e lidhin këtë me aktivitetet e Komisionit të Përbashkët Historik midis Maqedonisë dhe Bullgarisë, i cili sipas tyre po zhvillon takime të rregullta. Reagimi i LSDM-së erdhi pas deklaratës së zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, Zoran Dimitrovski, i cili në një emision televiziv konfirmoi se komisioni funksionon normalisht dhe mblidhet rregullisht. Partia opozitare vë në dyshim pse opinioni publik nuk është informuar më herët për këto takime dhe pretendon…
Author: almakos
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për 2 maj 2026. Bazuar në vendimin e MINTI-t sot më 2 maj çmimi maksimal i lejuara për naftë është 1.69 euro për litër, benzina 1.48 euro dhe 0.85 euro për gaz. Të premten, më 1 maj çmimi i naftës ishte 1.68 euro për litër, benzina ishte 1.47 euro dhe gazi 0.85 euro.
Kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini foli mbi vendimin e miratuar një ditë më parë në këshillin bashkiak për tarifën 700 lekë (7 euro) për plazhet. Mersini thotë se janë 15 mijë metër katror vijë bregdetare plazh publik që do të jetë falas. Në këto plazhe, sipas Mersinit, do të vendosen 350 çadra dhe shezlongë. Ajo thotë se krahas tyre do të ketë edhe plazhe publike pa çadra dhe shezlong ku qytetarët do të mund të vendosin çadrat dhe shezlongët personal. Për sa i përket tarifës prej 700 lekësh (7 euro), Brunilda Mersini, kryetare e bashkisë së Vlorës, thotë…
Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi është konstatuar se mbante armë zjarri dhe sende të tjera të paligjshme. Të riut me iniciale B.H., i cili tentoi t’i shpëtonte policisë duke u larguar me vrap, gjatë kontrollit fizik i është gjetur një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një mjet prerës (thikë). Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë edhe mikut i tij, i riu me iniciale E. Ç., 29 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”. Njoftitmi i policisë Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për identifikimin dhe kapjen e shtetasve që qarkullojnë me…
VMRO-DPMNE ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të LSDM, Venko Filipçe, duke e kritikuar për mungesë strategjie dhe drejtimi të qartë politik. Sipas VMRO-DPMNE, Filipçe paraqitet si pro-evropian, por në realitet nuk ka një plan të qartë dhe po përpiqet të fshehë rënien e mbështetjes për të. Ata thonë gjithashtu se ai nuk vendos kushte të qarta për procesin e integrimit në BE. Partia opozitare e akuzon Filipçen se është i gatshëm për ndryshime kushtetuese pa kushte dhe pa garanci, gjë që sipas tyre vazhdon politikën e mëparshme të lëshimeve. VMRO-DPMNE shton se LSDM dhe Filipçe po e manipulojnë opinionin…
Policia e Kosovës ka njoftuar se një doktor ka gjetur pa shenja jete një paciente në banjën “Nëna Naile” në Kllokot. Trupi i pajetë i është dorëzuar familjarëve, ndërsa rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”. “Banja Nëna Naile, Kllokot 01.05.2026 – 16:00. Një mashkull kosovar–doktor, ka raportuar se në dhomën e spitalit, pacienti-viktima femër kosovare ka ndërruar jetë. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, u tha në raportin e Policisë
Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Novobërdë, një person është gjetur i vdekur nga vëllai i tij. Në raportin e PK’së, thuhet se, viktima dyshohet se ka bërë vetëvrasje me armë zjarri. Tutje shtohet edhe se në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një revole me 6 fishekë dhe një gëzhojë e fishekut. “Fsh. Parallovë, Novobërdë 01.05.2026 – NN. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se ka gjetur pa shenja jete vëllain e tij, i cili dyshohet se kishte bërë vetëvrasje me ar.më zjarri. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë…
Një videoskandal po qarkullon në media që prej mbrëmjes së djeshme, 1 maj, ku disa të burgosur shfaqen duke festuar brenda ambienteve të një burgu, në shkelje të rregullave dhe kushteve të sigurisë. Pamjet janë publikuar nga gazetari Flamur Vezaj, ku dallohet një grup personash me precedentë kriminalë, të cilët ndodhen brenda një qelie që sipas tij ndodhet në burg të sigurisë së lartë në vend, duke konsumuar alkool, duke dëgjuar muzikë dhe duke përdorur telefona celularë. Në video shfaqen figura të njohura të botës së krimit, të cilët shfaqen të relaksuar, duke festuar së bashku në qeli. “Video-skandali në burgun e sigurisë së lartë… festë…
Birra tradicionale shqiptare “Birra Korça” ka zgjeruar praninë e saj ndërkombëtare duke hyrë tashmë edhe në tregun e Shtetet e Bashkuara. Zhvillim ky që shënon një moment të rëndësishëm për promovimin e produkteve shqiptare jashtë vendit. Ish-kapiteni i ekipit amerikan të volejbollit në Lojërat Olimpike, Donald Suxho, i cili tashmë është distributor i kësaj birre në SHBA, u shpreh krenar për këtë arritje. Ai theksoi se prezantimi i “Birra Korça” në tregun amerikan është një mënyrë për të sjellë më pranë emigrantëve shqiptarë shijet dhe traditat e vendlindjes. “Kur mendoj për shtëpinë, mendoj për familjen, miqtë, traditën dhe një birrë…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.9 lekë dhe do shitet me 81.9 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 95.1 lekë dhe do shitet me 95.8 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.3 lekë dhe do shitet me 104.3 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 109.6 lekë dhe do shitet me 110.8 lekë.
Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Sipas parashikimeve, moti do të karakterizohet nga kthjellime të shoqëruara me alternime vranësirash mesatare, të cilat hera-herës do të bëhen më të dendura kryesisht përgjatë relieveve malore gjatë orëve të mesditës dhe pasdites. Në këto zona parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët, kryesisht në formën e pikave, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të mbetet pa reshje. Pas orëve të pasdites, moti pritet të përmirësohet, duke sjellë kthjellime në të gjithë vendin. Era do të fryjë me drejtim kryesor nga verilindja në veriperëndim, me një…
Kryetari i Haraçinës, Daut Beqiri, ka njoftuar për përgatitjen e një projekti të ri që synon rregullimin e hapësirës në qendër të komunës, përmes ndërtimit të “Sheshit të Dëshmorëve”. Sipas tij, projekti nuk ka vetëm karakter përkujtimor, por edhe funksional, duke synuar përmirësimin e qarkullimit dhe organizimit urban në këtë zonë. “Kemi përgatitur një projekt për rregullimin e hapësirës në qendër të Haraçinës, i cili parasheh ndërtimin e ‘Sheshit të Dëshmorëve’”, deklaroi Beqiri. Ai theksoi se realizimi i projektit do të kontribuojë në zgjidhjen e problemeve ekzistuese me komunikacionin dhe parkimin, të cilat aktualisht paraqesin sfidë për qytetarët. “Me realizimin…

