Author: almakos

Koalicioni VLEN ka dalë me një deklaratë publike ku ngrit pyetje dhe akuza ndaj përfaqësuesve të BDI-së lidhur me menaxhimin e një projekti energjetik të lidhur me kompaninë boshnjake “Energoinvest”. Në deklaratë, VLEN pyet se kush nga drejtuesit e BDI-së ka interes në mbrojtjen e kësaj marrëveshjeje, duke përmendur emra si Ali Ahmeti dhe Bujar Osmani, si dhe pretendime për përfshirje të rrethit të ngushtë të tyre në kompani nënkontraktore. VLEN i referohet edhe ish-zyrtarit të BDI-së, Bilen Saliji, i cili ka shërbyer si ish-ministër i Drejtësisë dhe më pas si drejtor i sektorit juridik në MEPSO. Sipas deklaratës, në…

Lexo më Shumë

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke dënuar gjuhën e përdorur ndaj mediave, gazetarëve dhe pronarëve të mediave. Në një reagim zyrtar, AGSH thekson se etiketimet si “mafia e fjalës së lirë”, “pronarë mafiozë mediash” apo “vrasës të të vërtetave” janë të papranueshme dhe dëmtojnë klimën e lirisë së shtypit në vend. Sipas asociacionit, kritika ndaj medias është legjitime në një shoqëri demokratike, por nuk duhet të kthehet në sulm të përgjithësuar, gjuhë linçuese apo intimidim ndaj gazetarëve dhe redaksive. AGSH nënvizon se politikanët, sidomos ata në pozita të…

Lexo më Shumë

Inxhinieri Xhevahir Ngjeqari e ka cilësuar Tunelin e Llogarasë si një nga projektet më problematike në vend. I ftuar në Kjo Javë, ai u shpreh se ndërtimi i tunelit nuk justifikon kostot e larta dhe se, sipas tij, ka pasur alternativa më ekonomike dhe më efikase. Ngjeqari shkoi edhe më tej me kritikat, duke deklaruar se projekti është “anti-ekonomik dhe anti-kombëtar”, ndërsa ironizoi duke thënë se tuneli mund të përfundojë duke u përdorur për strehimin e bagëtive nga banorët e zonës së Dukat. Sipas tij, një zgjidhje më e favorshme do të ishte ndërtimi i një tuneli më të shkurtër…

Lexo më Shumë

 Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka përkujtuar 2 Majin, duke e cilësuar si një ditë të rëndësishme për shpalljen e Karadakut zonë e lirë. Ai tha se kjo ngjarje tregon përpjekjet për liri, dinjitet dhe barazi. Ahmeti theksoi se Karadaku mbetet simbol i qëndresës dhe bashkimit. Ai gjithashtu nderoi dëshmorët dhe luftëtarët, duke vlerësuar sakrificën e tyre për paqen dhe të drejtat që gëzohen sot. Sipas tij, kjo sakrificë duhet të shërbejë si shembull për brezat e ardhshëm. Ai shtoi se ruajtja e këtyre vlerave është thelbësore për ndërtimin e një të ardhmeje më të…

Lexo më Shumë

Pesë persona janë privuar nga liria gjatë 1 majit 2026 në disa qytete, nën dyshimet për ushtrim të dhunës në familje, njofton Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas njoftimit, dy raste janë regjistruar në Kumanovë. Në orën 21:00, policia ka arrestuar një 35-vjeçar me inicialet M.S., i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 31-vjeçare dhe dy fëmijët e mitur. Ndërsa, rreth orës 23:40, është privuar nga liria edhe M.D. (57), pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij 28-vjeçare. Një tjetër rast është raportuar në Ohër, ku në bulevardin “Makedonski Prosvetiteli”, rreth orës 20:40, është…

Lexo më Shumë

Një konflikt familjar që kishte kohë që ziente në heshtje ka përfunduar me arrestim në Prishtinë.Durim Berisha(ish-këshilltari i kryeministri në detyrë, Albin Kurti), rreth 38-vjeçar është ndaluar për 48 orë pasi dyshohet se në vazhdimësi kishte ngacmuar dhe detyruar kunatin e tij, Sami Fetahin, rreth 42-vjeçar, përmes mesazheve kërcënuese dhe presionit të vazhdueshëm lidhur me një kontest civil. Sipas informacioneve, i dyshuari nuk është ndalur vetëm me mesazhe – ai kishte shkuar edhe te vendi i punës së ankuesit, në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, ku kishte tentuar ta përballë dhe ta shqetësojë. Burime të sigurta bëjnë të ditur se,…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e shtetit, nënpunës policorë kanë privuar nga liria 14 persona për drejtim të pakujdesshëm të automjetit. MPB bën të ditur se, prej tyre pesë kanë drejtuar automjet pa patent shoferi, ku sic thonë ata një prej tyre është i mitur. Dy kanë drejtuar automjet pavarësisht ndalesës aktive, ndërsa shtatë persona kanë drejtuar automjet nën ndikimin e alkoolit, njoftuan nga MPB. Policia bën të ditur se pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen kallëzime përkatëse penale. Po ashtu MPB bën apel të…

Lexo më Shumë

Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se tentoi të vidhte një motomjet në një prej lagjeve të qytetit. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, rreth orëve të drekës, në lagjen “28 Nëntori”, kurse arrestimi u konfirmua sot (2 maj). I ndaluari është i riu me inicialet V.M., i cili u kap në lagjen Uji i Ftohtë pas ndjekjes. “Gjatë kontrollit personal u gjet dhe sekuestrua një përforcues metalik grushti, ndërsa u bë e mundur edhe gjetja dhe sekuestrimi i motomjetit të vjedhur, në cilësinë e provës materiale”, thanë burime zyrtare. Materialet procedurale i janë referuar…

Lexo më Shumë

Edhe pse bëhet fjalë për një dallim të vogël në pamje, ekziston megjithatë një ndryshim i rëndësishëm në zbatim dhe praktikë. Forma e shenjës nuk është rastësore – rrethi dhe katrori përcjellin mesazhe krejtësisht të ndryshme. Në rrugë na rrethojnë çdo ditë dhjetëra shenja trafiku, të ndara në disa kategori – nga paralajmërimet për rrezik, te urdhrat e detyrueshëm, deri te shenjat informative dhe ato që drejtojnë rrjedhën e trafikut. Pavarësisht se supozohet t’i kemi mësuar gjatë dhënies së provimit për patentë shoferi, kuptimi i disa prej tyre ende na ngatërrohet. Një shembull interesant janë dy shenja në dukje identike…

Lexo më Shumë

Lumnije Thaçi-Gërxhaliu ka marrë pjesë në përvjetorin e Masakrës së Studimes së Poshtme në Vushtrri, një ngjarje e dhimbshme që ka lënë plagë të mëdha te familja e saj dhe te shumë shqiptarë. Pak kush e di se familja Gërxhaliu, së cilës i takon Lumnija, ishte ndër familjet që humbi më së shumti anëtarë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Në masakrat e vitit 1999 në Studime të Poshtme, gjatë tre sulmeve serbe, u vranë dhe u ekzekutuan 145 shqiptarë, mes tyre pleq, gra dhe fëmijë. Vetëm nga familja Gërxhaliu u ekzekutuan 37 anëtarë. Mes personave që humbi Lumnije Thaçi-Gërxhaliu…

Lexo më Shumë

Një 21-vjeçar u shpall në kërkim nga Policia e Korçës, pasi akuzohet se ka përndjekur një bashkëmoshatare në rrjetet sociale. Denoncimi është bërë në Komisariat nga vetë 21-vjeçarja, e cila ka dëshmuar se ndihej e kërcënuar dhe fyer nga veprimet e të dyshuarit nga Saranda. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin R. H., 21 vjeç, banues në fshatin Shalës, Sarandë, pasi dyshohet se ka përndjekur nëpërmjet rrjeteve sociale një 21-vjeçare”, njofton policia vendore. Menjëherë pas marrjes së denoncimit nisën hetimet dhe kërkimet, teksa burime zyrtare sqaruan se…

Lexo më Shumë

Një rast i vdekjes së dyshimtë është raportuar në Spitalin Special për Terapi Fizikale dhe Rehabilitim “Nënë Naile” në Kllokot. Ngjarja ka ndodhur më 1 maj 2026 rreth orës 16:00, kur Policia është njoftuar për një rast brenda këtij institucioni shëndetësor. Në vendngjarje ka dalë menjëherë njësia reaguese, ku është takuar me ankuesin, mjekun N. M., rreth 60-vjeçar, i cili ka informuar se pacientja Xhezide Xheladini, rreth 69-vjeçare ishte gjetur pa shenja jete në dhomën e saj. Pas marrjes së informatave fillestare, Policia ka njoftuar Prokuroren e Krimeve të Rënda, e cila ka urdhëruar që rasti të trajtohet si “Vdekje…

Lexo më Shumë