Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se tentoi të vidhte një motomjet në një prej lagjeve të qytetit.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, rreth orëve të drekës, në lagjen “28 Nëntori”, kurse arrestimi u konfirmua sot (2 maj).
I ndaluari është i riu me inicialet V.M., i cili u kap në lagjen Uji i Ftohtë pas ndjekjes.
“Gjatë kontrollit personal u gjet dhe sekuestrua një përforcues metalik grushti, ndërsa u bë e mundur edhe gjetja dhe sekuestrimi i motomjetit të vjedhur, në cilësinë e provës materiale”, thanë burime zyrtare.
Materialet procedurale i janë referuar Prokuroria e Vlorës për vijimin e hetimeve, për veprat penale “vjedhja” dhe “prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.


