Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Sipas parashikimeve, moti do të karakterizohet nga kthjellime të shoqëruara me alternime vranësirash mesatare, të cilat hera-herës do të bëhen më të dendura kryesisht përgjatë relieveve malore gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.
Në këto zona parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët, kryesisht në formën e pikave, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të mbetet pa reshje. Pas orëve të pasdites, moti pritet të përmirësohet, duke sjellë kthjellime në të gjithë vendin.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga verilindja në veriperëndim, me një shpejtësi mesatare rreth 9 m/s. Në zonat bregdetare, malore dhe në lugina, hera-herës era mund të fitojë intensitet deri në 17 m/s.
Sa i përket kushteve detare, në detin Adriatik dhe Jon parashikohet valëzim i forcës 3 deri në 4 ballë.


