Author: almakos

Gjatë intervistimit për postin e drejtuesit të SPAK, kandidati Elvin Gokaj u pyet mbi mënyrën se si do të menaxhonte presionet politike në një situatë parazgjedhore, ku hetimet ndaj zyrtarëve të lartë shpesh shndërrohen në akuza. Pyetja e parashtruar ngriti një skenar ku një krah politik e akuzon drejtuesin e SPAK për anësi, ndërsa krahu tjetër kërkon arrestime shtesë për balancë. Në përgjigjen e tij, Gokaj theksoi se vendimmarrja duhet të mbështetet vetëm mbi provat. “Do të vlerësoja situatën për të cilën janë çështjet. Nëse ka prova dhe indicie, nuk do merrja parasysh asnjë nga presionet e politikës, por do…

Lexo më Shumë

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka është liruar ditën e sotme nga burgu me vendim të Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO). GJKKO argumenton se është konstatuar humbja e fuqisë së paraburgimit, të masës së sigurimit “Arrest në burg”, ndaj ish-ministrit Koka. Në vendimin e gjyqtarit, theksohet se kohëzgjatja tërësore e paraburgimit për Lefter Kokën ka kaluar mbi tre vjet. “Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i kërkuesit Lefter H. Koka, nga ambjentet e paraburgimit, përveçse nëse ndaj këtij shtetasi ka ndonjë masë tjetër sigurimi personal me karakter shtrëngues parashikuar nga nenet 238 K.Pr.Penale, urdhër ndalimi, apo dënim tjetër…

Lexo më Shumë

Kategoritë e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përmes një video mesazhi iu kanë bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën e organizuar më 13 dhjetor në orën 13:00 në Shkup të Maqedonisë Veriore. Ndërkaq, një ditë më parë ata njoftuan se protesta e paralajmëruar do të jetë e qetë, paqësore dhe gjithëpërfshirëse, duke u organizuar në mbrojtje të dinjitetit të tyre dhe kundër padrejtësive në Hagë. Në një deklaratë për opinionin publik, organizatorët shprehen shqetësim lidhur me komentet e Kryeministrit maqedonas, Dimitar Mickoski, për formimin e një “shtabi krize”, të cilat sipas tyre vetëm krijojnë tension…

Lexo më Shumë

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i arrestuar për aferën e inceneratorëve, është liruar pas katër vitesh qëndrimi në burg. Vendimi është marrë pasi GJKKO ka shuar masën e sigurisë “arrest me burg” në çështjen që lidhet me inceneratorin e Fierit. Sipas vendimit masa e sigurisë për këtë dosje nuk qëndron më, ndërsa çështja për inceneratorin e Fierit është kthyer për rigjykim në Apel nga Gjykata e Lartë. Në lidhje me dënimin për inceneratorin e Elbasanit, Koka ka fituar lirinë me kusht nga Gjykata e Durrësit. Ndërkohë, për çështjen e inceneratorit të Tiranës, ai e ka shlyer dënimin me kohën e…

Lexo më Shumë

Prokurorja e posaçme Doloreza Musabelliu, njëkohësisht kandidate për drejtimin e SPAK, ka bërë një përmbledhje të disa prej dosjeve më të rëndësishme që ka hetuar gjatë karrierës së saj në sistemin e drejtësisë. Musabelliu theksoi se në vitin 2015, për herë të parë në vend, u identifikua trafiku ajror i lëndëve narkotike, një çështje që solli dënimin me vendim të formës së prerë të personave të përfshirë. Ajo nënvizoi gjithashtu bashkëpunimin e ngushtë me autoritetet franceze dhe italiane në hetimin e dosjeve të trafikimit të qenieve njerëzore. Prokurorja Musabelliu bëri me dije se pas vitit 2014 i është dhënë mundësia…

Lexo më Shumë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me interval me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërkaq maksimalet nga 9 deri në 12 gradë. Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

Kandidati për kreun e ri të SPAK, Adnan Xholi ka shpalosur programin e tij për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, por në sesionin e pyetjeve, ai u provokua nga anëtarja e KLP, Arta Mandro, e cila i tha si do të kujdeset për të mos cënuar pavarësinë nëse ajo i shkon në zyrë për një cështje të saj persona. Xholi u kujdes t’i përgjigjej se do ta respekton si femër, do ti jepte një kafe dhe çështja do të zgjidhej në mënyrë ligjore.Mes batutave ai i tha: “Shumicës i pëlqen kafeja në SPAK dhe me vërtet e bëjnë…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në vendkalimin kufitar Evzoni (Bogorodicë) gjatë mëngjesit po zhvillohet normalisht. Në vendkalimet kufitare nga ana jonë nuk ka ndalesa të gjata për hyrje apo dalje nga shteti, njoftoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë. Sipas LAMM, qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, nëpër trasa të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë, respektimin e sinjalistikës së vendosur dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë përmes fushëgropave, luginave të lumenjve dhe grykave malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen sidomos për rrugët Katllanovë–Veles,…

Lexo më Shumë

Gjykimi për tragjedinë në Koçan, ku humbën jetën 63 persona dhe u plagosën mbi 200 të tjerë, do të vazhdojë sot me fjalët hyrëse nga mbrojtja e të pandehurit të 26-të, Shefket Haziri nga Ministria e Ekonomisë. Ndërkohë në seancën e djeshme mbrojtja e të pandehurve, ish-ministra të ekonomisë dhe drejtorë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), mohoi fajësinë dhe kontestoi aktakuzën, duke pretenduar se nuk kishin as autoritet ligjor dhe as fuqi faktike për të ndikuar në rezultatin tragjik të zjarrit, të shkaktuar nga piroteknika të papërshtatshme për një dhomë të mbyllur dhe të përdorura në kundërshtim me…

Lexo më Shumë

Sot zgjidhet kreu i ri i SPAK-ut. Në garë janë 4 kandidatë Klodian Braho, Elvin Gokaj, Doloreza Musabelliu dhe Adnan Xholi. Procesi ndiqet nga përfaqësues të ambasadës amerikane, Nancy VanHorn, ambasadori i BE, Silvio Gonzato, por edhe përfaqësues të misioneve diplomatike të akredituar në vendin tonë. Por kush janë kandidatët? Adnan Xholi Është një nga kandidatët me përvojë të gjatë, i emëruar për herë të parë në vitin 2004. Aktualisht, ai shërben si prokuror në SPAK dhe mban edhe detyrën e shefit të Seksionit të Krimit të Organizuar, një rol kyç në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të strukturuar. Kjo…

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.2 lekë dhe do shitet me 83.3 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.2 lekë dhe do shitet me 96.9 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.6 lekë dhe do shitet me 103.6 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 109.6 lekë dhe do shitet me 110.6 lekë.

Lexo më Shumë

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka bërë thirrje që Bashkimi Evropian të rishikojë qasjen ndaj Kosovës dhe të heqë menjëherë masat e vendosura mbi vendin para më shumë se dy vjetësh, raporton KosovaPress. Gjatë një takimi të zhvilluar dje me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Terras theksoi se normalizimi i marrëdhënieve dhe mbështetja për institucionet demokratike kërkojnë angazhim konstruktiv nga ana e BE-së. Ai shtoi se masat aktuale “nuk i shërbejnë stabilitetit dhe progresit”. Në këtë takim u diskutuan gjithashtu zhvillimet e fundit politike në vend dhe përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme të paralajmëruara më 28 dhjetor.…

Lexo më Shumë