Aksidentohet për vdekje një i moshuar në qytetin e Shkodrës.
Viktima është identifikuar si Haki Bajrami, 77 vjeç, dhe ngjarja ndodhi në hyrje të qytetit, pasditen e sotme.
Nga të dhënat e para hetimore mësohet se një makinë e ka përplasur këmbësorin dhe është larguar nga vendngjarja.
77-vjeçari po lëvizte me një karrocë dore kur është përplasur nga një automjet.
Policia në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit, dinamikën dhe shkaqet e tij.


