Në seancën e sotme për pyetje deputetësh në Kuvend, është zhvilluar debat i ashpër mes kryeminsistrit, Hristijan Mickoski, ministrit për Marrëdhënie mes Bashkësive, Ivan Stoilkoviq një njërën anë dhe deputetit të BDI-së, Blerim Bexheti, në anën tjetër, ku në qendër të përpëasjes ishin sërish çështja e gjuhës shqipe dhe përfaqësimi i shqiptarëve në intitucione.
Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti, pyeti publikishtë Stoilkoviqin se a është ministër për marrëdhënie ndërmjet bashkësive, apo ministër për marrëdhënie me Republikën Sërpska?. Ai madje kërkoi nga Stoilkoviq që të tregojë rezultatet konkrete të Ministrisë dhe punën për ruajtjen e Marrëveshjes së Ohrit.
SINKRON:BLERIM BEXHETI, DEPUTET I BDI-SË
“Çfarë keni bërë për avancimin e mardhënieve ndërmjet bashkësive entike në Maqedoninë e Veriut, çfarë masa konkrete keni ndërmarrë në kordinimin e institucioneve shtetërore në këtë fushë, sa programe, projekte apo politika publike keni realizuar që ndërlidhen drejtpërdrejtë me barazinë, kohezionin ndëretnik dhe obligimet e Marveshjes së Ohrit dhe mbi të gjitha, a jeni ministër për mardhënie ndërmjet bashkësive etnike në RMV, apo ministër për mardhëniet me R. Sërpska”.
“Ejani me mua në Kumanovë të shihni se si jetoj me pjesëtarët e komuniteti shqiptar, do të befasoheni”, u kundërpërgjigj ministri Ivan Stoilkoviq, ndërsa akuzoi BDI-në se ka punuar vetëm për shqiptarët.
SINKRON:IVAN STOILKOVIQ, MINISTËR PËR MARDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE
“Atë që ju keni punuar vetëm për shqiptarët, tani punohet për të gjithë, këtu janë rezultatet dhe mund ta kontrolloni te të gjithë pjesëtarët e bashkësive në shtetin tonë. Nëse ju duhen ende shpjegime, do t’ ju jap. Unë e di se çfarë ju dhemb. Është humbur, kushtimisht thënë selia e shtetit paralel në Maqedoni, aty ku merreshin të gjitha vendimet. Aty ku krijohej gjithçka në shtet, aty ku udhëhiqej shteti dhe aty nuk keni asnjë ndikim. E di se ju dhemb, por nuk mund të ju ndihmoj, qytetarët nuk ju dhanë besim”.
Në debat u përfshi edhe kryeminsitri Mickoski, duke ju përgjigjur Bexhetit, i cili tha se gjuha shqipe nuk respektohet, Mickoski theksoi se askush në vend nuk është kundër përdorimit të gjuhës shqipe dhe se kjo qeveri nuk do të lejojë, siç u shpreh ai, që BDI të bëjë populizëm të vogël mbi tema etnike. Ai shtoi se të gjithë qytetarët vlerësohen njësoj, jo sipas përkatësisë etnike.
SINKRON:HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINSITËR
“Për 20 vite nuk keni bërë asgjë, para së gjithash për shqiptarët. Edhe ata janë të vetëdijshëm – duan jetë më të mirë, shëndetësi më cilësore, paga, pensione dhe arsim më të mirë. Nuk u duhen këto tema. Kjo qeveri nuk do të lejojë manipulime me ndjenjat e shqiptarëve. Njerëzit në shekullin XXI kanë arritur deri në Mars, ndërsa ju mendoni se me populizëm të vogël do të fitoni pikë politike – ajo kohë ka përfunduar”.
Mickoski shtoi se të gjithë qytetarët vlerësohen njësoj, jo sipas përkatësisë etnike, duke theksuar se “kjo është një Maqedoni e re e projekteve dhe reformave.
Samir Mustafa /SHENJA/


