Author: almakos

Alsat 2020-01-24T15:01:25+01:00 Nëse jo nga bora, ky dimër do të mbahet mend për ndotje enorme të ajrit. Të paktën, kështu thonë indekset e matjes së cilësisë së ajrit, që vendin tonë e rendisin në majat e listave botërore të ndotjes. Mbrëmë shifrat ishin të larta në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë. Por, numri “dy” i Ekologjisë Jani Makraduli tha se nuk është tejkaluar limiti, se masat merren sipas indeksit të sistemit të monitorimit të ajrit. Jo, sepse matet mesatarja e dendësisë së ndotjes në ajër si në vendet anëtare të BE-së dhe ekzistojnë dy opsione: informimi nëse dy ditë tejkalohet limiti…

Lexo më Shumë

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se shumë shpejt do të takohen më përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje për të bërë përafrimin përfundimtar për koalicionin bashkëqeverisës.Osmani e ka lënë të hapur mundësinë që përkundër afatit të vënë deri ditën e diele të negociohet, ata të takohen edhe më pas me Lëvizjen Vetëvendosje. “Këto 2-3 ditë duhet të shfrytëzohen në mënyrë efektive. Gjithçka varet çka do të diskutohet këto 2-3 ditë për të vazhduar më pas”, tha ajo për kp.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-01-24T13:24:35+01:00 Sarajeva, Beogradi, Prishtina dhe Shkupi janë përfshirë nga një atmosferë mbytëse, e shkaktuar nga një mjegull toksike e trashë, pjesërisht prej qymyrit dhe drurit, që përdoret për ngrohje nga banorët, të privuar nga një energji më e pastër. ”Kohët e fundit, këto kryeqytete kanë qenë ndër 10 qytetet më të ndotura në botë”, sipas aplikacionit të specializuar AirVisual. Ndotja e ajrit është drejtpërsëdrejti përgjegjëse për rreth 20% të vdekjeve të parakohshme në 19 qytete në Ballkan, sipas një studimi të fundit nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP). Loading…

Lexo më Shumë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.Personi i kërkuar është: Besnik ( Elez) Balaj  i lindur me 29.03.1958  në fshatin Isniq-Deçan. I pandehuri është i kërkuar për veprën penale: Vrasje nga hakmarrja Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-01-24T12:19:49+01:00 Sot në ora 16:00 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të takohen grupet e punës në lidhje me Ligjin për Prokurorinë Publike . Në takim janë ftuar të gjithë grupet parlamentare, konfirmojnë për Alsat nga Ministria e Drejtësisë. Nga VMRO-ja opozitare gjatë ditës së djeshme përmes liderit të saj, Hristijan Mickoski në mënyrë publike i drejtuan vërejtjet e tyre ndaj propozim-Ligjit për Prokurorinë Publike.  Mickoski theksoi se ky ligj synon shkeljen e hierarkisë në organin e akuzës.  Ai tha se nuk do të negociojnë për ligjin pa u pranuar vërejtjet e tyre dhe se insistojnë…

Lexo më Shumë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, nënshkruan të premten marrëveshjen që rregullon Brexit-in, apo largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja, javën e ardhshme.Ceremonia e nënshkrimit, që është hapi i parafundit në Brexit, u mbajt pa praninë e mediave. “Gjërat do të ndryshojnë pashmangshëm, por miqësia jonë do të mbetet. Ne do të nisim një kapitull të ri si partnerë dhe aleatë”, tha Michel në një postim në Twitter. Today I signed the UK Withdrawal Agreement for the EU together with @vonderleyenThings will inevitably change but our friendship will remain. We…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-01-24T12:13:19+01:00 Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Syrija Rashiti gjatë konferencës së sotme për shtyp në Kuvend tha se Aleanca për Shqiptarët është e hapur për bisedime në lidhje me Pr/Ligjin për Prokurorinë Publike. Rashiti theksoi se deri më tani nuk janë konsultuar nga LSDM-ja për, siç tha ai  versionin tashmë të tretë për këtë  ligj. “Nuk e di prej nga vinë këto konstatime nga LSDM-ja që mund të sigurohen 80 vota, si paku për këtë ofertë dhe për këtë ligj. Ky është versioni i tretë që sillet në Kuvend. Ne shprehëm qëndrimin në versionin e dytë përmes amendamenteve. Në…

Lexo më Shumë

Pas një vizite dy ditore në Prishtinë, i Dërguari i Posaçëm i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi ka udhëtuar drejt Beogradit. Atje është takuar sot me kreun e shtetit serb, Aleksander Vucic, me të cilin kanë diskutuar për një serë çështjes. Marrëveshje finale, taksës, fushatës së Serbisë dhe gjithashtu për afatet kohore për arritjen e një marrëveshje Kosovë-Serbi.Richard Grenell ka thënë se është i mbijetuar i kancerit dhe se punon vetëm për të sotmen, duke potencuar se nuk ia ka idenë se çfarë mund të ndodh pas një jave apo pas një muaji. Tutje emisari i Trump ka thënë se…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-01-24T10:26:16+01:00 Kuvendi sot do ta vazhdojë seancën e 126-të me më shumë pika në rendin e ditës, midis të cilave Propozim-programi për shënim të përvjetorëve jubilarë të ngjarjeve të rëndësishme dhe personaliteteve të shquara në vitin 2020, Propozim-ligjet për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, si dhe ndryshimet e Ligjit për familjen dhe të Ligjit për mundësi të barabarta të grave dhe burrave, të gjithë me procedurë të shkurtuar. Në rend dite janë edhe më shumë ligje ekonomike, midis të cilave, Propozim-ndryshimi i Ligjit për sigurimin pensional kapital të financuar vullnetarisht, ndryshimet e Ligjit…

Lexo më Shumë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, është takuar sot me Përfaqësuesin Special të SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.Në një konferencë për media Vuçiq ka folur rreth mundësisë së arritjes së një marrëveshje finale dhe nëse një marrëveshje e tillë do t’i siguronte Serbisë integrim në Bashkimin Evropian. Vuçiq ka thënë se të njejtën pyetje ia ka bërë edhe zyrtarëve të ndryshëm të BE’së dhe gjithashtu edhe Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, por thotë se nuk ka marrë kurrfarë përgjigje. “Kam folur jo vetëm me zyrtarë të BE’së por edhe me Mike Pompeo( Sekretarin Amerikan të Shtetit). E kam pyetur…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-01-24T09:50:05+01:00 Sot në mëngjes më ftohtë ka qenë në Berovë, -11 gradë Celsius, ndërsa temperaturë maksimale prej zero gradë është matur në Dojran. Sipas DPHM-së, -9 ka qenë në Shkup Petrovec dhe Kriva Pallankë, -8 në Demir Kapi, Hanet e Mavrovës dhe Kumanovë, -7 në Shtip, Tetovë, Manastir, Strumicë dhe Shkup Zajçev Rid, -6 në Prilep, Dibër dhe Lazaropole, -4 në Ohër, Krushevë dhe Gjevgjeli, ndërsa -3 në Pretor. Lartësia e shtresës së dëborës është 11 centimetra në Hanet e Mavrovës dhe katër në Kodrën e Diellit. Moti sot do të jetë me diell me erë të dobët deri…

Lexo më Shumë

Në listën e Transparency Internacional, Kosova është renditur në vendin e 101 me gjithsej 36 pikë.Kështu deklaroi  Vilson Haxholli nga KDI, i cili u shpreh se këto rezultate janë alarmante dhe shqetësuese për Republikën e Kosovës që po dështojnë ta luftojnë korrupsionin “Më shumë është mungesë e vullnetit të institucioneve. Kosova është në vendin e 101 bashkë me Bosnjën e Tajlandën. Ndërsa sa i përket rajonit, Kosova qëndron pak më mirë se Shqipëria”, transmeton Klan Kosova. “Që nga viti 2010 Kosova është pjesë e këtij vlerësimi.  Në fillim ka qenë e ranguar edhe më poshtë, por që nga viti 2012…

Lexo më Shumë