Author: almakos

Alsat 2020-01-24T08:32:47+01:00 Sot rreth orës 04:00 pas mesnatës në Bulevardin “Jane Sandanski” është rrokullisur një veturë. Vetura e tipit Opel Astra po lëvizte në krahun rrugor drejt Bulevardit “K.J.Pitu” kur për një moment ka goditur një shtyllë prej betoni dhe është rrokullisur. Pas lëndimeve të marra, shoferi M.A. (23) është dërguar në Q.K. “Nënë Tereza” për ndihmë mjekësore. Loading…

Lexo më Shumë

Pas vizitës që e zhvilloi në Kosovë, përfaqësuesi i Amerikës për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, po qëndron për vizitë në Serbi.Para se të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, takim ky që mbahet në orën 09:00, ambasadori Richard Grenell tha me të arritur atje të enjten se ekziston një afat i shkurtër kohor për t’i zgjidhur marrëdhëniet Prishtinë-Beograd. Grenell gjithashtu ka theksuar se Trump nuk do të donte të humbiste kohë dhe se nuk do të lejonte që zgjidhja të zgjasë shumë nëse nuk ka përparim. “Fakti është që ne jemi të përqendruar në këto çështje, por…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-01-24T08:00:54+01:00 Moti në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të jetë me diell me erë të dobët deri në mesatare jugore. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus 10 deri në 0, ndërsa ajo e ditës prej 7 deri në 12 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me erë të dobët nga drejtimi jugor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në minus 6 ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 7 gradë Celsius. Gjatë fundjavës moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Të dielën nga mesi i ditës drejt natës dhe të…

Lexo më Shumë

Duke përcjellë mesazhin e presidentit Donald Trump, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, u ka kërkuar politikanëve kosovarë që të gjitha forcat e tyre t’i fokusojnë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në hapjen e vendeve të reja të punës, shkruan sot gazeta “Zeri”.Grenelli gjatë vizitës së tij në Kosovë tha se nuk dëshiron të përfshihet në çështje politike, mirëpo speciÙkoi qartazi kërkesën e SHBA-së për heqjen e taksës Ne kemi tentuar t’i bindim zyrtarët e qeverisë të ndikojnë në zhvillimin eko- nomik dhe në hapjen e vendeve të reja të punës dhe se…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-01-23T23:27:46+01:00 Ligji për Prokurorinë dhe rasti “ Reket”  kanë ngjallur debat mes Mançevskit dhe Misajllovskit. Ky i fundit thekson se para se të bëhej publike se pjesë e skandalit  të zhvatjes së parave ishte edhe Janeva, LSDM-ja synonte që në krye të PSP të vazhdonte të linte të njëjtën. Mençevski, nga ana tjetër, thekson drejtësi për këtë rast do të ketë, dhe rikujton se të gjithë të akuzuarit janë të paraburgim. Loading…

Lexo më Shumë

Publicisti Shkëlzen Maliqi ka thënë se arritja e një marrëveshje finale në mes të Kosovës dhe Serbisë është pjesë e rëndësishme e lëvizjeve gjeostrategjike.Në emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova, Maliqi ka thënë se arritja e kësaj marrëveshje është vetëm një pjesë e mozaikut që po mundohet Administrata e Donald Trump ta kompletojë në politiken e Jashtme. “Sigurisht që Amerika një farë dore ka qenë faktori kryesor për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës – na konsiderojnë si një bebe që e ka bërë dhe tash duhet ta mbrojë”. “Kjo vizita e ambasadorit Richard Grenell, e njëjta narrativë qëndron që…

Lexo më Shumë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka mëshuar fort gazetarit Baton Haxhiu, në mbrëmjen e së enjtes.Haradinaj, i cili ndodhet në Tiranë, e ka quajtur Haxhiun “mercenar” të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin ai nuk i punët mirë. “Nuk jemi lopë e dele”, e ka paralajmëruar Haradinaj, Haxhiun. Shefi në largim i ekzekutivit kosovar e ka porositur gazetarin që të “mos mbajë ligjërata”. Më herët, Haradinaj ka folur për përplasjen e tij me Ramën. Haradinaj ka thënë se Rama me fanatizëm dhe me pasion është angazhuar për ndarjen e Kosovës. Shefi në largim i ekzekutivit…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-01-23T22:09:59+01:00 Nënkryetarë i VMRO-DPMNE-së, Vllado Misajllovski, thotë se në Propozim-ligjin për Prokurorinë ka ende shumë pjesë me të cilat VMRO nuk pajtohet. Sipas tij, korrupsioni në Maqedoni nuk mund të luftohet vetëm përmes këtij ligji, pasi shton se vitet e fundit ka ndodhur një numër i madh skandalesh të cilat kanë mbetur pa u gjykuar. Loading…

Lexo më Shumë

Halil Matoshi, këshilltar i kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas zërave që po kërkojnë heqjen e tarifës prej 100 për qind ndaj Serbisë.Matoshi ka thënë, nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Facebook, në internet, se ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ua bëri 8 me 2 atyre që, sipas tij, po turren për shfuqizimin e masës. Ai ka cituar Daçiqin të ketë deklaruar sot se ndalja e fushatës për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës nuk është kompensim për heqjen e taksës që Prishtina e ka vënë për mallrat nga Serbia. Sipas Matoshit, përderisa nuk…

Lexo më Shumë

Shkencëtarët besojnë se jemi më afër fundit të botës se kurrë më parë.Buletini i Shkencëtarëve Bërthamorë – një grup jofitimprurës i shkencëtarëve dhe i ekspertëve të sigurisë, të cilët monitorojnë gjasat e apokalipsit, të shkaktuar nga njerëzit – e ka lëvizur Orën e Kiametit 100 sekonda para mesnatës. Më afër mesnatës, ora nuk ka qenë asnjëherë tjetër në historinë e saj 75-vjeçare. “Njerëzimi vazhdon të përballet me dy rreziqe të njëkohshme ekzistenciale – luftën bërthamore dhe ndryshimet klimatike – që bëhen edhe më të rënda nga një përforcues i rrezikut, lufta informative e ndihmuar nga kibernetika, e cila e dëmton…

Lexo më Shumë

Ekrani që supozohet të shërbejë për qëllime informuese të qytetarëve në Qendrën Emergjente në qytetin e Gjilanit, po përdoret për të dëgjuar muzikë.Në një video që ka siguruar Gazeta Express, në ekranin që supozohet t’iu shërbejë qytetarëve, shfaqen pamje të një kënge e lidhur në televizor nga kanali YouTube. Në ekran shihet butoni “autoplay” tashmë i aktivizuar, që nënkupton videot tjera me muzikë do të lëshohen porsa aktualja të përfundojë. Nuk dihet nëse muzika është lëshuar nga stafi mjekësor ose nga pacientët.

Lexo më Shumë

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump synon të kufizojë “turizmin për lindje” të grave, të cilat shkojnë në Shtetet e Bashkuara me vizë turistike, por kanë qëllim të sigurojnë shtetësi për foshnjet e tyre që lindin në tokën amerikane.Sipas rregullores së re të Departamentit amerikan të Shtetit, që do të hyjë në fuqi të premten, grave shtatzëna që aplikojnë për viza turistike mund t’u kërkohet të ofrojnë arsye specifike për udhëtim përveç lindjes, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters. Komplikimet shëndetësore mund të jenë një prej arsyeve. Trump do të garojë për rizgjedhje në pozitën e presidentit në muajin nëntor, dhe…

Lexo më Shumë