Alsat 2020-01-23T18:08:09+01:00 Orce Kamçevi i kërkon të dyja pasaportat, atë maqedonas dhe bullgar. Nëse ia kthejnë garanton me tre milion euro se nuk do të arratiset. Ai personalisht nuk sqaroi para gjykatësve pse i kërkon pasaportat. Avokatët e tij kërkuan heqjen e masës së sigurisë në mënyrë që Kamçevi të kalojë kufirin. Ata rikujtuan se ai kishte një pasaportë të përkohshme. [embedded content] Prokuroria e lartë, kundërshtoi mbrojtjen dhe u kërkoi gjykatësve të Apelit, që ta refuzojnë kërkesën e tyre, për shkak të rrezikut nga arratisja. Në pyetje të gjykatësve të Apelit, deri ku është hetimi i rastit Perandoria, avokati…
Author: almakos
Zgjidhja e çështjeve të hapura politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të ndihmonte të dyja shtetet në aspektin e zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të punës, ku komunitetet e biznesit duhet të luajnë rolin e tyre në përmbylljen e marrëveshjes përfundimtare ndërmjet të dyja vendeve. Kjo u tha sot gjatë një takimi të të Dërguarit të Posaçëm Presidencial për Negociatat e Paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Ambasadorit Richard Grenell me përfaqësuesit e biznesit të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.Ambasadori Richard Grenell theksoi se Administrata e Presidentit Trump është shumë e fokusuar në krijimin e vendeve të punës nga bizneset…
Më shumë se 220 mijë qytetarë të Kosovës kanë emigruar në dekadën e fundit, thuhet në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Kjo shifër, sipas demografëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, konsiderohen mjaft shqetësuese.Numri më i madh i qytetarëve, të cilët kanë emigruar nga Kosova gjatë periudhës 2010-2018, u shënua në vitin 2015, kur nga Kosova u larguan mbi 75 mijë qytetarë. Më pas në vitin 2016 dhe 2017, emigrimi kishte shënuar rënie, ndërsa në vitin 2018, ka pasur përsëri rritje të emigrimit, përkatësisht mbi 28 mijë persona vendosën të ikin nga vendi. Agjencia e Statistikave të Kosovës, nuk i…
Alsat 2020-01-23T16:16:07+01:00 Vetëm tre javë para shpërndarjes së Kuvendit, në procedurë janë qindra propozim ligje, kryesisht për fushën e ekonomisë dhe sociales. Për VMRO DPMNE-në, me këto ligje pushteti dëshmon frikë dhe tenton të përfitojë pikë politike në zgjedhjet e prillit. [embedded content] Posaçërisht në dy seancat e fundit ku kemi më shumë se 200 ligje prej të cilave pjesa më e madhe janë në procedurë të shkurtuar e dëshmon panikun në të cilin ndodhet LSDM-ja- tha Nikolla Micevski, VMRO-DPMNE. Nga opozita shqiptare vlerësojnë se kur BDI është në pushtet, qoftë me VMRO-në ose LSDM-në imponon praktika negative në Kuvend.…
Tha se në Kosovë nuk ka ardhur që të ndikojë në zhvillimet politike dhe bisedimet për koalicionin, mirëpo, i dërguari i posaçëm amerikan për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell sa qëndroi në Prishtinë u sigurua që të takojë të parin e shtetit dhe vetëm dy partitë që po tentojnë të krijojnë qeverinë e re, VV’në e LDK’në. Zyret e Haradinajt e Veselit thanë se nuk kanë në agjendë takime sikur që kishte ndodhur në vizitën e parë të Grenell në Prishtinë menjëherë pas zgjedhjeve, shkruan Gazeta Express.Ani se përplasjet për ndarje të pozitave po e lënë Kosovën tash e…
Alsat 2020-01-23T15:04:31+01:00 Për të dytën ditë me radhë, tetovarët thithin ajër katër deri në tetë herë më të ndotur nga masa e lejuar. Ajri i ndotur ka arritur kulmin mbrëmjen e djeshme, kur grimcat PM 10 arritën deri në 460 mikrogram për metër kub. Organizatat jo qeveritare ankohen se komuna nuk ndërmerr masa kundër ndotjes, siç janë larja e rrugëve, apo ndjekja e firmave të mesme dhe të vogla që ndotin ambientin. Përveç që nuk investohet, edhe gjana konkrete nuk janë duke u marr që nuk kërkojnë investim, inspektorati nuk punon si duhet. Dhe sigurisht se ne sërish do iu…
Lars-Gunnar Wigermark është emëruar sot shef i ri misionit të EULEX-it në Republikën e Kosovës. Wigermark në këtë pozitë ka pasuar ambasadoren greke Alexandra Papadopoulou, dhe do të jetë në këtë detyrë deri më 14 qershor 2020.Ai ka thënë se mezi pret të fillojë ushtrimin e detyrës së re duke thënë se do të angazhohet që EULEX të jetë partner i besueshëm për Kosovën . “Me padurim po e pres këtë emërim të ri dhe sfidues. Unë do të angazhohem ashtu që EULEX-i të vazhdojë të jetë partner i besueshëm për partnerët dhe miqtë e tij kosovarë, duke u ofruar…
Alsat 2020-01-23T13:37:42+01:00 Kreu i opozitës Hristijan Mickoski kundërshton ashpër propozim ligjin për Prokurorinë Publike, ai u shpreh i prerë se një zgjidhje të tillë Ligjore që ofron pushteti do ta kundërshtoj me të gjitha mekanizmat, sepse sipas tij përmes këtij Ligji tentohet që të mbrohet krimi i Zaevit dhe atyre përreth tij. Mickoski u shpreh i prerë se nuk është i gatshëm për kompromis. Mickoski nuk do të bojkotoj as takimin e liderëve, përkundrazi u shpreh se edhe në atë takim do t’i mbroj qëndrimet e tij dhe vërejtjet që kanë të bëjnë me Ligjin për Prokurorinë Publike. Takimi I…
Termokos publikoi rezultatet e projekteve që janë realizuar vitin e kaluar dhe projektet që pritet të realizohen këtë vit.Drejtues të ndërmarrjes gjatë një konference për media kanë bërë të ditur se furnizimi me ngrohje gjatë vitit 2019 ka qenë më i mirë, ku përmirësim i madh ka pasur në Bregun e Diellit dhe lagjen e universitetit, teksa sivjet do të ketë zgjerim të rrjetit të ngrohjes në 50% të lagjeve në Prishtinë, nga 28% sa ishte deri tash. Kryeshefi ekzekutiv, Arsim Fetahu tha se 2019 konsiderohet si viti më i suksesshme në historinë e Termokosit. Ai tha se pjesa dërmuese…
Alsat 2020-01-23T12:47:39+01:00 Gjendja shëndetësore e të akuzuarit Bojan Jovanovski – Boki 13 është larg së mirë dhe ai me çdo çmim po sillet në gjykim. Ky është keqtrajtim. Për gjashtë muaj, 55 herë është dërguar në spital, deklaroi avokati i tij mbrojtës, Sasho Dukovski pas seancës së sotme për rastin “Reket”. I pyetur se çfarë është gjendja shëndetësore e Boki 13, avokati Dukovski porositi se është larg gjendjes së mirë dhe se ai me forcë po dërgohet në seanca gjyqësore. “Vetë mund të konkludoni se çfarë është gjendja shëndetësore e një personi kur 55 herë është dërguar për intervenime mjekësore.…
Gjykata Themelore në Pejë, të enjten, e ka dënuar me tetë muaj burg me kusht, të akuzuarin për legalizim të përmbajtjes së rreme, Vebi Idrizi.Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësi Shaqë Curri, dënimi me burgim nuk do të ekzekutohet nëse i njëjti nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale brenda një viti. Të akuzuarit i është shpallur edhe dënimi plotësues, që Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) t’ia kthejë mjetet prej 510 euro, në afat prej gjashtë muajsh, si dhe urdhri për publikimin e aktgjykimit. Ai është obliguar edhe në pagesën e paushallit gjyqësor në shumë prej 20 euro, dhe…
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka urdhëruar masa për të parandaluar gjenocidin ndaj myslimanëve Rohingya në Mianmar.Vendimi vjen pavarësisht se udhëheqësja de-fakto Aun San Suu Kyi, mbrojti vendin personalisht para kësaj gjykate, muajin e kaluar. Suu Kyi, e cila ka mohuar gjenocidin, ka thënë se gjykata e Kombeve të Bashkuara nuk ka juridiksion mbi këtë çështje. Mijëra Rohingya u vranë dhe më shumë se 700,000 u larguan në Bangladeshin fqinjë, gjatë një sulmi të ushtrisë së Mianmarit me shumicë budiste më 2017. Mianmari gjithmonë ka këmbëngulur se po merrej me një kërcënim nga ekstremistët në shtetin Rakhine dhe zonja Suu Kyi…

