Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot se administrata e tij po përgatitet të shtojë disa vende në listën e diskutueshme të shteteve, shtetasit e të cilëve u është ndaluar udhëtimi ose i nënshtrohen kufizimeve të rrepta për të hyrë në SHBA.“Ne do të shtojmë disa vende në këtë listë. Ne duhet të qëndrojmë në siguri. Vendi ynë duhet të jetë i sigurt”, theksoi ai në Davos në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror. “Emrat e këtyre vendeve do të njoftohen të në ardhmen”, shtoi ai. “Wall Street Journal” njoftoi më herët se administrata Trump parashikonte të shtonte në listë Bjellorusinë, Eritrenë,…
Author: almakos
Alsat 2020-01-22T17:45:24+01:00 Prokuroria Themelore Publike kërkon nga Gjykata Penale paraburgimin e 20-vjeçarit nga Shkupi, i cili dyshohet se ka kryer gjashtë vjedhje në Shkup. Siç njoftojnë nga Prokuroria, 20-vjeçari grabitjet i ka kryer nga data 29 nëntor 2019 deri më 6 janar 2020. 20-trevjeçari ka grabitur katër shtëpi dhe një market në Shuto Orizare të Shkupit, ku ka vjedhur: telefona mobil, televizor, dy tapete, cigare, dhe gjë sende tjera. I njejti person dyshohet se ka vjedhur një telefon n ë vlerë të 45.000 denarëve, gjithashtu në Shuto Orizarë. Loading…
Komisioni i Pavarur për Medie – KPM, po synon miratimin e ndryshimeve në Kodin e Sjelljes për Shërbimet Mediale Audiovizuale, gjë që do ua ndalonte mediave raportimin nga Gjykatat.E një gjë të tillë juristja e medias, Flutura Kusari, e konsideron të papranueshëm dhe janë në pritje të sqarimeve nga KPM-ja. Kujtojmë se me vetë-iniciativë, Komisioni i Pavarur për Medie është futur në rishikim të dy dokumenteve me rëndësi: Rregulloren për mbrojtjen e fëmijëve dhe Kodin e Etikës. “KPM-ja ka filluar një procedurë të ndryshimeve e një prej dokumenteve që pritet të ndryshohet është kodi i etikes, që ka të bëjë…
Banka Qendrore e Kosovës (BQK), kishte marrë vendim për revokimin e licencimit për dy institucionet mikrofinanciare “IuteCredit” dhe “Monego”. Kjo ishte bërë e ditur në një konferencë për media nga krerët e BQK’së. Gazeta Express ka parë një dokument që tregon se fillimisht rregullatori financiar, as që kishte në plan mbylljen, pasi kishte bërë vetëm vërejtje dhe sugjerime duke kërkuar që Monego të përmirësojë funksionimin bankar. Por, në versionin përfundimtar të raportit BQK e godet fortë biznesin estonez duke ia hequr licencën.Dokumenti që ka siguruar gazeta tregon se departamenti i mbikëqyrjes bankare në Bankën Qendrore të Kosovës, kishte ashpërsuar raportin…
Alsat 2020-01-22T16:07:41+01:00 Pas afro gjysmë viti menaxhimi me Liqenin e Ohrit, dhe fondin e peshqve në të, shteti ia revokoi lejen e koncesionit kompanisë “Letnica Belvica” nga Struga. Siç informoi sot ministri i bujqësisë, Trajan Dimkovski, koncesioni u revokua për shkak të parregullsive të konstatuara në punën dhe mosrespektimin e kontratës nga ana e koncesionarit, që nuk ka siguruar mbrojtje fizike të plotë, të fondit të peshqve, gjë që ishte në kundërshtim me kontratën. Peshkatarët e tjerë nga Ohri dhe Struga, kohët e fundit kanë akuzuar se janë angazhuar me kontrata dhe se askush nuk ka mbajtur evidencë për peshkun…
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka emëruar Magbule Shkodrën ministre në detyrë të Zhvillimit Rajonal.Këtë pozitë deri më tani e ka mbajtur Rasim Demiri. Gjatë ditës, Haradinaj ka emëruar edhe Lulzim Rafunën si ministër të Financave. “Znj. Magbule Shkodra, emërohet ministre në detyrë e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal”, thuhet në vendimin e Qeverisë së Kosovës.
Alsat 2020-01-22T15:14:42+01:00 Nëse miratohet metodologjia e re e zgjerimit të BE-së, shumë shpejtë mund të hapen negociatat për anëtarësim mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut. Kështu thotë euro-deputeti francez, Stefan Sezhurne. Sezhurne siguron se Franca nuk e konteston progresin që ka bërë Maqedonia e Veriut, por se është e patjetërsueshme që përpara se të zgjerohet me shtete të reja, BE-ja ta thjeshtësojë procedurën e negociatave, e cila sipas tij, tani është shumë e komplikuar, e vështirë dhe jotransparente. Në intervistë për MIA, ai ritheksoi se pos Francës edhe Danimarka e Holanda ishin të përmbajtura rreth zgjerimit vitin e kaluar. Nëse…
Drejtori i Përgjithshëm për Politikat e Jashtme Ekonomike dhe Zhvillimin e Bashkëpunimit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Estonisë, Jüri Seilenthal, në një intervistë dhënë televizionit T7 ka folur rreth vendimit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për t’ia revokuar licencën e punës kompanisë estoneze ‘Iute Credit’.Seilhenthal ka thënë se lidhur me një vendim të tillë nuk janë njoftuar fare nga institucionet e Republikës së Kosovës por më vonë nga vetë kompania në fjalë ‘Iute Credit’. “Jo, nuk besoj se e kemi pranuar ndonjë informatë nga autoritetet kosovare, por më pas jemi kontaktuar nga kompania estoneze në fjalë,…
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim kryesuesen e Misionit Vëzhgues të BE-së për zgjedhjet e 6 tetorit, Viola Carmon Taubadel, e cila ka dorëzuar raportin e zgjedhjeve të parakohshme.Kryeparlamentari Konjufca dhe europarlamentarja Von Cramon-Taubadel diskutuan për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit të kaluar dhe ecurinë e tyre. Duke falënderuar misionin e BE-së për kontributin e tyre në mbarëvajtjen e këtij procesi, edhe pse në cilësi të vëzhguesit, kryeparlamentari Konjufca theksoi se organizimi i zgjedhjeve në Republikën e Kosovës tashmë ka arritur një nivel të kënaqshëm, dëshmia më e mirë të cilit është vet…
Alsat 2020-01-22T13:03:10+01:00 Gjykatësit kushtetues nuk do të hapin procedurë për kushtetutshmërinë e Ligjit për amnisti përmes të cilit u amnistuan pjesëmarrësit në incidentin e Kuvendit më 27 prill të vitit 2017. Është hedhur poshtë iniciativa e avokates Jashevska, e cila ka kontestuar nenin 2 të ligjit, nën arsyetimin se Gjykata Kushtetuese vecmë u prononcua lidhur me këtë çështje muajin e kaluar kur e shqyrtoi iniciativën e ish drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov. Gjykatësit kushtetues nuk do të merren as me iniciativën e Todor Petrov, nga Kongresi Maqedonas Botëror, i cili konteston në tërësi Ligjin për amnisti që…
Mëngjesi i 13 marsit të 2017-tës në Kosovë do të shpërfaqte një organizatë të re të nëntokës, që më vonë do të ndërlidhej me vepra terroriste, atentate dhe planifikime për vrasjen e liderëve shtetëror e figurave të larta politike.Shkallëve për në banesën e tij, atë ditë ishte plagosur avokati, Azem Vllasi Atentatori i këtij rasti ishte Murat Jashari, që më vonë do të apostrofohej si pjesëtar i organizatës “Syri i Popullit”. Në fakt, në listën për likuidim të “Syrit të Popullit, nuk ishte vetëm Azem Vllasi, aty bënin pjesë duke filluar nga ish-funksionarët e lartë të Kosovës nga 1980 e…
Alsat 2020-01-22T11:30:56+01:00 Rreth orës 01:50 minuta në një pompë benzine afër pikës kufitare “Bllacë” nga liria janë privuar shtatë persona prej të cilëve dy të mitur, nga Republika e Turqisë. Të shtatë personat janë prezantuar si shtetas të Izraelit dhe policisë i kanë ofruar dokumente izraelite, thuhet në buletinin ditor të policisë. “Në 22.01.2020 në ora 01-50 në një pompë benzine në afërsi të pikës kufitare “Bllacë” nga liria janë privuar, K.S (20), K.S (46), J.M.M (42) , N.T (46), A.S (27) dhe dy persona të mitur, të gjithë nga Republika e Turqisë, për arsye se pas kontrollit të kryer…

