Author: almakos

Nga viti 1999 janë bërë 50 mijë shkelje që kanë të bëjnë me legalizim të pronës vetëm në Komunën e Prishtinës. E në tërësi që nga paslufta janë 300 mijë shkelje.Kështu u tha sot gjatë nënshkrimit të Marrëveshjes mes Komunës së Prishtinës me USAID-in për zbatimin e programit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. I pari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se procesi i legalizimit është ndër proceset më të rëndësishme në republikën e Kosovës.Ai tha se në Kosovë ka qytetarë që kanë që 30 vjet prona pa leje. Për këtë ai ka bërë thirrje që të gjithë…

Lexo më Shumë

Një suedez është arrestuar në aeroportin e Kopenhagën me dyshimin se ka vrarë Flamur ‘Alex’ Beqirin më 24 dhjetor në sy të familjes.Beqiri, 36 vjeç, ka qenë i lidhur me disa vrasje të bandave në Suedi, dhe dikur ishte një nga burrat më të kërkuar të vendit. Babai i dy fëmijëve u ‘mbush’ me plumba para gruas dhe djalit të tij jashtë shtëpisë së tyre prej 1.5 milion pound në Battersea, Londër. 22 vjeçari, nga Malmo, Suedi, u arrestua nga policia daneze ndërsa u kthye nga një udhëtim në Tajlandë, siç raportohet nga gazeta suedeze Kvallsposten. Një zëdhënës i Policisë…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Nizhny Novgorod të Rusisë Perëndimore pasi një grua Elena Karimova, dyshohet se ka mbytur vajzën, Khadizha 4 vjeçe dhe djalin Suleiman, 2 vjeç.Dyshohet se në pjesën e pasme të makinës përpara se të digjte dy trupat e tyre, gruaja është futur në marketin e një karburanti dhe u ka blerë çokollata. Më pas ajo i ka çuar vogëlushët e saj në një ndërtesë të pabanuar dhe u ka hedhur benzinë duke u vënë flakën, raporton Metro. Duke pasur frikë se tymi do të tërhiqte vëmendjen e njerëzve gruaja ka marrë dhe ujë me…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-01-22T08:32:54+01:00 Promovim i nismës “Gjyqësi e hapur” e cila është pjesë e programit “Përmirësimi i transparencës, sigurisë juridike dhe efikasitetit në gjyqësorin e Maqedonisë së Veriut” do të mbahet sot në Shkup. Në ngjarje do të promovohet edhe analiza “Gjyqësi e hapur në Maqedoninë e Veriut”. Siç paralajmëruan nga Qendra për hulumtime dhe analiza ligjore, fjalime përshëndetëse do të kenë, ambasadorja e Britanisë së Madhe Rejçel Gallouei, ushtruesi i detyrës kryetar i Gjykatës Supreme Faik Arsllani dhe kryetari i Këshillit Gjyqësor Kiro Zdravev. Loading…

Lexo më Shumë

Josef Mengele, një mjek nga Gyncburgu kthehet në një vrasës masiv në Aushvitc. Ai arratiset në Amerikën Jugore. Viktimat e praktikave të tmerrshme të tij vuajnë ende edhe sot.“Fytyra e tij nuk më kujtohet, vetëm çizmet që shkëlqenin nga llustra. Kur dëgjoja hapat që vinte, fshihesha poshtë dhogave ku flinim, strukesha dhe mbyllja sytë. Kujtoja se ashtu nuk do të më gjente dot,” tregon Lidia Maksymowicz, kur flet për Josef Mengelen. Lidian e dërguan në Aushvic-Birkenau – në dhjetor të 1943, ajo ishte tre vjeç. Gjermanët e patën marrë familjen e saj nga rrethinat e Minskut në Bjellorusi për ta…

Lexo më Shumë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është zotuar se do të bashkëpunojë me mandatarin për kryeministër për t’i shtyrë përpara përpjekjet e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO).Thaçi ka thënë për “Bloomberg” se pret që Kosova shumë shpejtë do ta ketë qeverinë e re. “Ne e kemi një qëllim: të ecim sa më shpejt të jetë e mundur drejt integrimit evropian, dhe të bëhemi pjesë e NATO’s”, ka thënë Thaçi të martën, gjatë një interviste të dhënë në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror, që po mbahet në Davos, Zvicër. Të hënën, Thaçi…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-01-21T23:40:26+01:00 Psikologja Fitore Bajrami Abdi e ftuar në emisionin “Programi 200” në Alsat, gjatë bisedës për gjuhën e urrejtjes dhe kërcënimet në internet, tha se një nga arsyet e lehtësisë së gjuhës së urrejtjes nëpërmjet rrjeteve sociale është anonimiteti. Pastaj, rrjetet sociale u kanë dhënë hapësirë të gjithë individëve, ku zakonisht këta individë shprehin mllefin e tyre personal. Njëra nga arsyet e lehtësisë së gjuhës së urrejtjes nëpërmjet rrjeteve sociale është anonimiteti, fshehja mbas një profili të caktuar duke menduar se mund të shprehish çfarë të duash nga aty duke shprehur atë mllefin tënd dhe ti mund të thuash…

Lexo më Shumë

Bashkëpunëtori i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, Skender Hyseni, ka thënë se në mesin e shumë personaliteteve të shquara shqiptare asnjë nuk ishte si Ibrahim Rugova.Ai e ka përshkruar figurën e Ibrahim Rugovës si një mishërim të një dijetari të rrallë dhe të një intelektuali të guximshëm. “Padyshim siç e thotë edhe At Zef Pllumi Ibrahim Rugova e ka shënuar shekullin shqiptar. Gjatë shekullit të fundit shqiptarët kanë pasë personalitete të shumta të mëdha, por asnjë si Ibrahim Rugova”, ka thënë Hyseni në Klan Kosova. “Asnjë me veçanti të theksuara siç i kishte Ibrhaim Rugova. Ai ishte mishërim i një…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-01-21T23:13:27+01:00 Marina Jovanovska nga Sektori për Krime Kompjuterike pranë MPB-së, e ftuar në emisionin “Programi 200” në Alsat, gjatë bisedës për gjuhën e urrejtjes dhe kërcënimet në internet, tha se Ministria e Punëve të Brendshme vitet e fundit ballafaqohet me një numër të madh denoncimesh nga qytetarët për gjuhë të urrejtjes. Këto denoncime vijnë ndaj personave të caktuar apo grupe, kemi përhapje të urrejtjes, në bazë të diskriminimit fetar, nacional. Nuk do të pajtohesha se askush nuk ju sheh dhe nuk ju ndjek se çfarë shkruani. Së pari t’u themi qytetarëve se si kujdesemi në jetën e përditshme se…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se në rast të dështimit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për të formuar koalicion qeverisës, atëherë vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje, por partitë politike duhet të bëjnë një zgjidhje.“Duke e parë këtë qasje të zotit Kurti, Lëvizja Vetëvendosje është një mashtrim i llojit të vet për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Lekaj në RTK.  “Ajo që më shqetëson, Kosova gjendet në vakuum institucional dhe në krizë politike dhe vendit i duhet Qeveria sa më parë”, është shprehur Lekaj, ministër në detyrë i Infrastrukturës dhe…

Lexo më Shumë

Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të gatshëm për ta përballuar virusin Kinez, por për të mbërritur në Kosovë atij i duhen tre deri në gjashtë muaj.Gjashtë persona kanë vdekur në Kinë. Kjo, si pasojë e një virusi qe u ka prekur organet e frymëmarrjes.E deri më tani, ky virus ka depërtuar tek mbi 1700 persona atje. Për këtë virus, filloi të alarmohet edhe Kosova. Naser Ramadani, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike thotë se për këtë virus janë informuar në fund të dhjetorit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Sipas Ramadanit, institucioni që ai drejton është i gatshëm për ta…

Lexo më Shumë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot gjatë orës 18:30 në rrugën Prishtinë – Gjilan, ku si rezultat pesë persona janë lënduar.Në aksident janë përfshirë dy automjete. Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës. Ahmeti ka treguar se të lënduarit kanë marrë tretman mjekësor, dhe me rastin po merren njësitet e trafikut. “Rreth orës 18:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Gjilan. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime truporë kanë pësuar pesë persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor, me rastin…

Lexo më Shumë