Author: almakos

Alsat 2020-01-21T11:16:41+01:00 Përfaqësuesi i LSDM-së, Bojan Mariçiç dhe përfaqësuesi i VMRO-DPMNE-së Timqo Mucunski, sot do të duhet takohen për të biseduar në lidhje me Ligjin për Prokurorinë Publike. Siç njoftuan nga partitë, në takim do të flitet për dinamikën e bisedime për këtë çështje. Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev gjatë ditës së djeshme pranoi se nuk i ka numrat në Kuvend për miratimin e Ligjit për Prokurorinë. Ai mbështetet te deputetët që votuan ndryshimet kushtetuese. Ndonëse pritjet e tij nga grupi i pavarur i deputetëve të VMRO-DPMNE-së janë të mëdha, 8 deputetët mësohet se akoma nuk e kanë shqyrtuar tekstin…

Lexo më Shumë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përkujtuar Presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova në 14 vjetorin e vdekjes së tij.Thaçi ka thënë se politika e tij paqësore dhe miqësia me SHBA-në janë vlera të përhershme të trashëgimisë së Presidentit Rugova. “Në 14 vjetorin e vdekjes së Presidentit Rugova nderojmë kontributin e madh të tij në rrugëtimin e gjatë dhe të mundimshëm të popullit tonë drejt lirisë dhe pavarësisë. Politika paqësore dhe miqësia me SHBA-në e Perëndimin janë vlera të përhershme të trashëgimisë së Presidentit Rugova”, ka shkruar Thaçi në Facebook. [embedded content]

Lexo më Shumë

Alsat 2020-01-21T09:22:14+01:00 Në Kuvendin e Republikës të Maqedonisë së Veriut sot seanca do të mbajnë Komisioni për çështje ekonomike, komisioni juridik-ligjdhënës dhe Komisioni për mbikëqyrje mbi zbatimin e masave për ndjekje të komunikimeve. Në rend dite të seancës së Komisionit për mbikëqyrje mbi zbatimin e masave për ndjekje të komunikimeve është Informacioni për gjendjet në Agjencinë teknike-operative – Shkup.Anëtarët e Komisionit për Çështje ekonomike duhet të debatojnë për ndryshimet dhe plotësimet e propozim-ligjeve për statistikën shtetërore, për tregtinë elektronike dhe të Ligjit për veprimtari turistike, të gjitha në lexim të dytë. Në rend dite të kësaj seance janë edhe ndryshimet…

Lexo më Shumë

Protestuesit në kryeqytetin e Bosnjës dhe Hercegovincës, Sarajevë, dolën të hënën në rrugë për të kërkuar masa kundër ndotjes së ajrit.Disa nga protestuesit e mbledhur para ndërtesës së qeverisë kishin vendosur maska në kohën kur qyteti ishte përfshirë nga smogu i dendur, që e ka përfshirë Sarajevën për javë të tëra. Ata kërkuan nga autoritetet që të marrin masa dhe thanë se duan ta rrisin vetëdijen e qytetarëve për problemin e vjetër me të cilin përballet qyteti i shtrirë në një luginë të rrethuar nga malet. Treguesi i cilësisë së ajrit në Sarajevë e ka kaluar disa herë kufirin e…

Lexo më Shumë

Disa mjekë në Britani të Madhe kanë thënë se duhet të lejohet me ligj marrja e spermës nga personat e vdekur me qëllim të përdorimit për fekondim artificial.Në hulumtimin e publikuar në revistën “Journal of Medical Ethics”, në të cilën trajtohen çështjet e aspektit etik në mjekësi, thuhet se marrja e spermës nga personat e vdekur duhet të jetë e lejuar ligjërisht dhe moralisht. Në vitin 2017, në Britani të Madhe janë lindur 2 mijë e 345 foshnja përmes dhurimit të spermës nga personat e huaj. Megjithatë, kohëve të fundit ka mungesë të saj për shkak të rregullave të rrepta.…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-01-21T08:15:24+01:00 Pas pushimit dimëror tre javorë, nxënësit sot kthehen në bankat shkollore në gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor 2019/2020. Mësimin do ta vazhdojnë ta ndjekin 270 000 nxënës të shkollave të mesme dhe fillore, mes të cilëve rreth 20.000 filloristë. Mësimdhënësit do të vazhdojnë të punojnë me paga më të larta nga janari për 10 për qind, në pajtim me marrëveshjen e arritur mes sindikatës (SASHK) dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Loading…

Lexo më Shumë

Me rastin e 14-vjetorit të vdekjes së Presidentit Ibrahim Rugova, LDK-ja bën homazhe te varri i tij. (Velani, ora 10:30)Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, bën homazhe te varri i ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. (Velani, ora 10:30) Kryesia e LDK-së viziton Familjen Rugova. (Rezidenca e Familjes Rugova, ora 10:45) Prokuroria Themelore në Prizren mban konferencë. (Prokuroria Themelore në Prizren, ora 11:00) Shënohet Dita e Arkivit me promovimin e Katalogut të Dokumenteve Osmane në Arkivin Komunal të Prishtinës. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00) Me rastin e 14-vjetorit të vdekjes së Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, Lidhja Demokratike e Kosovës mban…

Lexo më Shumë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka reaguar me një cicërimë në Twitter për marrëveshjen e re për linja ajrore Kosovë-Serbi, të arritur sot në Berlin të GjermanisëKosova dhe Serbia kanë nënshkruar sot një marrëveshje për një linjë ajrore Prishtinë-Beograd. Marrëveshja u arrit me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të SHBA për Kosovën, Richar Gernell. E pas kësaj arritje ka ardhur edhe reagimi i presidentit Donald Trump. “Të gjithë thanë se nuk do të bëhet. Por, për herë të parë në një gjeneratë do të këtë linja direkte ajrore në mes të Serbisë dhe Kosovës. Një…

Lexo më Shumë

Deputetja e LDK-së, Lirie Kajtazi, ka thënë se keqkuptimi ndarjes së përgjegjësisë ka penguar deri më tash arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së.“Në të keqkuptuarit e ndarjes së roleve. Diferenca është jashtëzakonisht e vogël. Fituesi e merr kryeministrin, por edhe ne kërkojmë që të marrim hisen që na takon”, ka thënë ajo, në emisionin “Debat” në RTK. Kajtazi tha se duhet “të ndahet hisja ashtu siç na kanë dhënë qytetarët”. Ajo ka thënë se nuk e ka votuar për kryetar të Kuvendit Glauk Konjufcën për arsye se ka dështuar që gjërat me Vetëvendosjen të shkojnë deri…

Lexo më Shumë

Mijëra mbështetës të së drejtës për armëmbajtje protestuan sot në Richmond, kryeqytetin e shtetit të Virxhinias, në një tubim nën mbikëqyrje të rreptë nga frika e veprimeve të dhunshme të grupeve të ekstremit të djathtë.“USA! USA!”, bërtisnin protestuesit, shumë prej të cilëve ishin veshur me xhaketa gjuetie. Të mbledhur që në orët e para të mëngjesit, ata synojnë të denoncojnë projektligjet që kufizojnë mundësinë e armëmbajtjes. Sheshi i Capitole-it, selia e qeverisjes vendore përpara së cilës u zhvillua protesta, u vu nën mbikëqyrje shumë të rreptë nga forca të shumta policore dhe u rrethua me gardhe sigurie. Shumë protestues mbanin…

Lexo më Shumë

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati u shpreh optimist në lidhje me marrëveshjen e koalicionit, duke thënë se kanë ende edhe 15 ditë, të cilat do t’i shfrytëzojnë për të shterur mundësitë që të bëjnë marrëveshjen me Lidhjen Demokratike të Kosovës.Murati, thotë se LVV-ja, ka vullnet për të bërë marrëveshje me LDK-në, dhe se këtë vullnet e kanë dëshmuar, në momentin që i kanë bërë ofertë LDK-së, që të jenë bartës të listës në zgjedhjet e 6 tetorit, e cila ofertë u refuzua nga kjo e fundit. “Mundësitë nuk janë shterë, vet fakti që është edhe ky 15-ditëshi, tregon që…

Lexo më Shumë

Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se mesazhet që po i dërgon kryetari i VV’së, Albin Kurti, përmes videove janë drejtuar për qytetarin, jo për LDK’në.“Nuk është për ne. Ka qenë një komunikim me njerëzit që e shikojnë, me votuesin”, ka thënë Selmanaj. “Kjo ka qenë një formë e papranueshme që VV’ja e ka zgjedhur të komunikojë me LDK’në” “Videomesazhet nuk janë rrugë për partneritet të mundshëm”, shtoi ai. Kurti sot dërgoi një videomesazh, ku e ftoi kryetarin e LDK’së, Isa Mustafa, që të vazhdojnë bisedimet për krijimin e koalicionit qeverisës. Kurti sot është…

Lexo më Shumë