Author: almakos

Alsat 2020-01-20T13:07:13+01:00 Kur bëhet fjalë për perspektivën e BE-së për Ballkanin Perëndimor, viti 2019 pati pak pika pozitive. Përkundër pritjeve, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk arritën të hapnin negociatat me BE-në. Shumë zyrtarë të BE-së e dënuan këtë vendim dhe e quajtën atë si një “gabim historik”, madje edhe Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë që mbështeste hapjen e negociatave. Gjithashtu, Bosnje Hercegovinës nuk iu dha statusi i kandidatit por edhe Kosova nuk mori liberalizimin e vizave. Ky i fundit vendim i shumëpritur. Për më tepër, proceset e reformës së zgjerimit ngecën për Serbinë dhe Malin e Zi. Kurse dialogu…

Lexo më Shumë

Emisari i Presidentit të SHBA’ve në bisedimet Kosovë -Serbi Richard Grenell, i cili është edhe ambassador në Berlin, ka arritur rezultatet e para në bisedime. Ai ka bindur Kosovën dhe Serbinë për hapjen e një linje ajrore Prishtinë -Beograd e cila nuk ka funksionur që prej vitit 1999.  Lajmi është bërë I ditur pikërisht në kryeqytetin gjerman ku po qëndrojnë zyrtarë të lartë të administratës amerikane në Konferencën për Libinë, përfshirë Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo dhe Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Trump, Robert O’Brien. Por, për ta jetësuar këtë marrëveshje Serbia po kërkon heqjen e taksës.Richard Grenell duket…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-01-20T12:14:14+01:00 Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev duke reaguar ndaj disa paralajmërimeve të VMRO-DPMNE-së për shlyerjen e Marrëveshjes së Prespës me Greqinë ka theksuar se kjo do të ishte e rrezikshme dhe mund ta kthej vendin 25 vite pas. Nuk besoj, tha Zaev se VMRO-DPMNE do të fitoj në këto zgjedhje, aq më pak të fitoj 2/3 e votave që ta ndërroj Marrëveshjen, por e kemi për obligim që të njoftojmë qytetarët se çfarë do të ndodhte në rast se vjen deri tek kjo. Disa herë, theksoi Zaev, kreu i VMRO-DPMNE-së Kristijan Mickoski për mediat e huaja por edhe ato…

Lexo më Shumë

Për aviokompaninë tonë partnere jemi në kërkim për punësimin e disa stjuardesave/stjuardëve.A doni ta sfidoni veten? Ne mezi presim t’ju takojmë!Ne ju ofrojmë:• Kontratë me orar të plotë pune;• Trajnim profesional 6-javësh;• Uniformë të punës. Kualifikimet dhe kërkesat• Të jetë i përpiktë në punë;• Të jetë i përkushtuar dhe fleksibil;• Të ketë paraqitje të duhur (e/i mirëmbajtur);• Bashkëpunues në ekip, sjellje të shkëlqyera dhe e/i shoqërueshëm;• Gjatësia minimale: 1.60m;• Mosha minimale: 18 vjeç;• Të zotërojë rrjedhshëm gjuhën angleze në shkrim e në lexim,njohuritë për gjuhën gjermane janë të pëlqyeshme;• Së paku të ketë dëftesën e shkollës së mesme;• Të ketë…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-01-20T11:03:41+01:00 Seanca gjyqësore për rastin Reket është anuluar për më 23 janar për shkak të mungesës së avokatëve të Katica Janevës, Deljo Kadiev dhe Irena Fërçkovska.Gjykatësja Vaska Nikollovska- Masevska, në fillim të seancës së sotme ka njoftuar se ka pranuar dy kërkesa për anulimin e seancës, e para më 15 janar nga avokati Kadiev dhe sot nga avokatja Fërçkovska, nën arsyetimin se kanë probleme shëndetësore. Loading…

Lexo më Shumë

Melihate Tërmolli e Lidhjes Demokratike të Kosovës si duket nuk e ka pëlqyer video mesazhin që sot e ka publikuar lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, raporton Gazeta Express.Tërmkolli pas publikimit të mesazhit, ka shkruar se Kurti sot është zgjuar në krah të majtë. Ajo thotë se kjo është qasja që ka Kurti ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës. Më tutje, ajo shton se kjo nënkupton që do të ketë një koalicion mes LV-së dhe partive të koalicionit PAN. “Qenka zgju Kurti në krah të majtë! “Merre ose lëre” do të thotë “lëre”. Pajtohem, por kjo është qasja e tij ndaj…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-01-20T09:56:34+01:00 Mbrëmjen e djeshme rreth orës 02:10 minuta në rrugën “Brigada e 3-të Maqedonase”, në Kumanovë, në zonën e brendshme të policisë një person ka tentuar t’i verë zjarrin një veture të policisë. Në kohën që policia po kryente mbikëqyrjen e objektit është vërejtur se një person i panjohur po tentonte t’i vinte zjarrin një veture të policisë. Me të vërejtur personin e dyshuar policia u vu në ndjekje të tij por ai u kundërpërgjigj me tre të shtëna armësh kundrejt makinës së policisë dhe arriti të largoheshe nga vendi i ngjarjes. Për fat të mirë nga të shtënat…

Lexo më Shumë

Albin Kurti ka sqaruar nëpërmjet një video-incizimi se Vetëvendosje ka dorëzuar letrën për vendimin e mandatarit për formimin e Qeverisë së Kosovës pa arritur një marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës Thotë se deri sot nuk është dorëzuar ky vendim tek presidenti për shkak se e kanë pritur LDK-në që të arrijnë një marrëveshje për bashkëqeverisje. “Në mbledhjen konstituive të Kuvendit me 26 dhjetor shkova pa pasur një marrëveshje, edhe te Presidenti me 6 janar shkova pa marrëveshje paraprake, dhe, tani, dy javë pas atij takimi katër minutësh, ende nuk kemi marrëveshje për qeverinë e re”, ka thënë Kurti në videon…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-01-20T08:31:42+01:00 Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira. Gjithashtu do të fryjë erë mesatare veriore. Nëpër disa lugina do të ketë mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin prej -2 deri 2 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 3 deri 7 gradë celcius. Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me periudha me diell nëpër disa vende dhe vranësira. Loading…

Lexo më Shumë

Ministria e Infrastruktures në dhjetorin e vitit të kaluar ka finalizuar një tjetër tender jo pak i kushtueshëm.Fillimisht për ri- tenderin “Furnizim dhe servisim me peshore per matjet boshtore te automjeteve”, janë ndarë 300.000,00 euro. Dikasteri që udhëhiqet nga Pak Lekaj, ka kurorëzuar këtë kontratë për vleren 294.700,00 euro. Tutje, në kontratë bëhet e ditur se tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të ulët ka qenë poashtu 294.700,00, derisa ai më i lartë 296.532,00 euro. Ky tender i është dhënë operatorit ekonomik  “VBM GROUP SH.P.K”

Lexo më Shumë

Lëvizja Vetëvendosje mohon raportimin e mediave se kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, dëshiron të japë dorëheqje nga kjo pozitë, për t’i lëshuar hapësirë formimit të një marrëveshjeje mes LVV’së e LDK’së dhe për të zhbllokuar negociatat.Në Vetëvendosje thonë për Gazetën Express se Konjufca nuk do të japë dorëheqje dhe se nuk ka kthim prapa, duke akuzuar PAN’in se nuk e dëshiron avancimin e VV’së në institucione. “Nuk ka asgjë të vërtetë nga ai lajm, Glauk Konjufca është figura më pozitive që ka mbajtur ndonjëherë atë pozitë. Ka angazhim të madh të PAN-it kundër çdo avancimi institucional te Vetevendosjes, por prapakthim…

Lexo më Shumë

Lufta në Libi duket se ka hedhur tensionet dhe në anën tjetër të Mesdheut.Pas vizitës në Greqi të gjeneralit Khalifa Haftar, presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka bërë një deklaratë të forte teksa është shprehur se, kryeminsitri I Greqisë Kyriakos Mitsotakis po hedh hapa të gabuar. Por përgjigjen Erdogan e ka marrë nga ministri i jashtëm Helen, Nikos Dendias. ”Një shqetësim i vazhdueshëm për Greqinë është marrja e pengesave që garantojnë siguri dhe stabilitet në rajon dhe jo bërjen e politikave përmes vërejtjeve të pabaza dhe provokuese”, shprehet kryediplomati grek. Ndërkohë, në Berlin po zhvillohet Samiti i cili po…

Lexo më Shumë