Author: almakos

Një doktoreshë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, është kërcënuar me fjalë nga një person, në vendin e saj të punës.Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, ku në vendin e ngjarjes policia nuk ka arritur të takojë të dyshuarin. “Është raportuar se viktima femër K/Shqiptare doktoreshë, është kanosur me fjalë në vendin e punës nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Njësia policore nuk ka takuar të dyshuarin. Rreth orës 19:05 është arrestuar i dyshuari i lartcekur dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt gjyqësore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-01-19T10:54:29+01:00 Për shkak të manifestimit për festën fetare Uji i Bekuar, reparti për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB-së Shkup sot do të vendosë  regjim të veçantë të trafikut në disa rrugë në rajonin qendror të Shkupit, si dhe në komunat Gjorçe Petrov, Aerodrom dhe lagjen Hrom. Siç informojnë nga MPB, në periudhën nga ora 10:00, deri në përfundimin e manifestimit me rastin e festës Uji i bekuar,  në qendrën e Shkupit për komunikacion do të mbyllen rrugët “Filipi i Dytë i Maqedonisë” deri në bulevardin “Goce Dellçev” dhe keji “13 Nëntori” deri në bulevardin “Koço Racin”. Në Komunën…

Lexo më Shumë

Pozita e presidentit, e cila do të lirohet pas një viti është bërë ndër tjera ‘mollë sherri’ për të arritur marrëveshje për bashkëqeverisje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Person unifikues dhe jo politik, është kërkesa e partisë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit, si dhe të njohësve të rrethanave politike.Anëtari i kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti ka deklaruar se në përpjekjet për koalicion qeverisës me Vetëvendosjen për të balancuar pushtet, atyre iu takon pozita e të parit të shtetit. Për këtë pozitë u shpreh se i kanë njerëzit më të respektuar të shoqërisë. Kaq e sigurt për…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka kthyer në rigjykim rastin e Arianit Asllanit, 17 vjeçarit nga Prishtina, i cili në maj të 2019-s ishte goditur mbi 6 herë me thikë nga bashkëmoshatari i tij D.K në shkollën e mesme të Bujqësisë “Abdyl Frashëri”.Seanca e parë pritet të mbahet të hënën (20 janar). Lajmin e ka konfirmuar e ëma e Ariantit, Lindita Asllani. “Me datën 14.01.2020 e kam marr lajmin nga avokati që është vendosur të kthehet në rigjykim lënda. Seanca është caktuar më 20.01.2020. Në orën 14:00 të hënën”, ka thënë Asllani për Insajderin. Katër muaj më parë, Lindita Asllani kishte rrëfyer për…

Lexo më Shumë

Dhjetë muzikantë janë qëlluar për vdekje dhe trupat e tyre janë djegur gjatë një prite të organizuar në pjesën jugore të Meksikës. Zyrtarët dyshojnë se prapa këtij sulmi qëndron një bandë e drogës.Pjesëtarët e grupit autokton “Nahuas” ishin duke u kthyer nga një ndejë, kur u sulmuan në qytezën Chilapa të rajonit Guerrero. Të gjitha viktimat janë të gjinisë mashkullore dhe i përkasin moshës nga 15 deri 42-vjeçare. Për këtë sulm u fajësua banda “Los Ardillos”, që në gjuhën shqipet do të thotë “Ketrat”, e cila shpesh i vë në shënjestër pjesëtarët e komunitetit autokton në këtë pjesë. Viktimat ishin…

Lexo më Shumë

Meghan dhe Harry u larguan nga familja mbretëore për të jetuar si të pavarur financiarisht në Kanada. Meghan ka udhëtuar më parë drejt këtij vendi për t’u kujdesur për të birin, vogëlushin Archie, ndërkohë që pret t’iu bashkohet dhe i shoqi.Pas vendimit të dyshes, shtëpia e tyre, Frogmore Cottage, është në process mbylljeje dhe stafi është transferuar në detyra të tjera brenda pallatit mbretëror. Frogmore Cottage ishte dhuratë nga Mbretëresha për Harry-n dhe Meghanin dhe ofronte një çerdhe për foshnjën dhe dhjetë dhoma gjumi.

Lexo më Shumë

Byroja Kosovare e Sigurimeve ka lajmëruar që punëtori i saj, Milan Vushkanoviç është liruar pasi ishte ndaluar nga Policia e Serbisë në pikën kufitare të Jarinjës.Vushkanoviç ishte ndaluar për tre orë nga Policia e Serbisë. “Raste të  ndaljes së punëtorëve serbë të BKS-së  në territorin e Serbisë kanë ndodhur edhe më parë. Andaj, kërkojmë nga autoritete serbe të ndalin  maltretimet  e tilla  si dhe presim nga bashkësia ndërkombëtare të reagojë dhe të ndikojë të autoritetet e Serbisë që mos të përsërisin veprime të tilla.”, thuhet në reagimin e BKS-së.

Lexo më Shumë

Donika Gervalla, vajza e heroit Jusuf Gervalla, pikërisht në përvjetorin e vrasjes së babait, ka goditur figurat që sot udhëheqin LDK’në. Mjerë ai popull qe pret diçka nga Mustafa, Veliu, e Heziri – thotë ajo. Dhe vazhdon, duke krahasuar degradimin e kësaj partie me figurat që udhëhiqnin dikur ketë parti dhe ato qe e udhëheqin sot.Gërvalla e ka nisur statusin në llogarinë e saj në Facebook duke shkruar “turp!” dhe duke thënë se turpërohet kur e sheh se në dorë të kujt ka mbetur LDK’ja. “Turp!Sa turpërohem kur e shoh se në dorë të kujt e lamë partinë, e cila…

Lexo më Shumë

Cilësia e ajrit vazhdon të jetë jo e shëndetshme edhe në këto orë të mbrëmjes në shumë qytete të Kosovës.Qytetet më të ndotura sonte janë Mitrovica, Gjilani, Peja e Prishtina. Sipas matjeve të prezantuara nga Ambasada amerikane, gjendja e ajrit është Mitrovica me shkallë të ndotjes 152, Gjilani 152, Peja 150 dhe Prishtina 143. Monitorimi i ajrit bëhet përmes matësve të vendosur në pika të ndryshme në Kosovë. Monitoruesi i cilësisë së ajrit mat grimcat në çdo orë, duke përfshirë pluhurin, baltën, blozën, tymin dhe pikat e lëngshme. Grimca të tilla mund të jetë rezultat i lëshimit të gazrave nga…

Lexo më Shumë

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, konsideron se presidenti i vendit Hashim Thaçi është duke vepruar anshëm kundrejt partisë së saj.Nagavci ka thënë, nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Facebook, në internet, se Thaçi po ashtu po tenton të krijojë huti te qytetarët duke bërë presion ndaj Vetëvendosjes. “Presidenti Thaçi duke qenë i anshëm dhe kundër LV!, po dëshiron të krijoj huti te qytetarët e presion tek LV! Në aspekt institucional, sipas Kushtetutës së Kosovës, ai nuk ka rëndësi e ndikim në procesin e krijimit të qeverisë. Përkundër deklaratave dhe interpretimeve të ndryshme në…

Lexo më Shumë

Kryeministri në detyrë i Kosovë, Ramush Haradinaj, është shprehur i gatshëm ta këshillojë pretendentin për kryeministër të Kosovës, Albin Kurtin në rast se ai i kërkon ndihmë për të gjetur rrugë për formimin e Qeverisë së re, gjë të cilën me LDK-në në po arrinë ta bëjë tash e tre muaj.Ramush Haradinaj, deklaroi se Kurti mund të gjejë edhe partnerë të tjerë teksa gjatë ditës pati takime me drejtuesit e PDK-së e AKR-së. Haradinaj konfirmoi se me drejtuesit e PDK-së dhe AKR-së me të cilët u takua sot nuk pati biseda për formimin e Qeverisë së re, siç u raportua sot…

Lexo më Shumë

Liqeni i Badocit nuk po përballet vetëm me nivel të ulët të ujit. Tash e një javë, për këtë zonë po diskutohet edhe për një projekt ndërtimi. Lidhur me këtë ndërtim institucionet kryesore nuk janë njëzëri. Nga MMPH-ja ende po kundërshtojnë se kompania ka marr pëlqim mjedisor.Institucionet ende nuk kanë qartësuar çështjen e dokumentacionit për projektin e ndërtimit te Badoci. Ka kaluar një javë prej kur në vend nisi një debat i gjerë për një projekt ndërtimi në zonën e Liqenit të Badocit. Për më shumë se 7 ditë, ende nuk është qartësuar përgjegjësia institucionale dhe baza ligjore mbi të…

Lexo më Shumë