Author: almakos

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Eliza Hoxha ka dalë në mbrotje të qytetarëve në nismën për ta mbrojtur liqenin e Badocit nga i cili furnizohen me ujë të pijes qytetarët e kryeqytetit kosovar.Nëpërmjet faqes së saj në Facebook, deputetja e PDK-së nga Prishtina ka ftuar të gjitha partitë politike që të mbështesin nismën e PDK-së në kryeqytet e cila ka ftuar seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar dhe parandaluar degradimin e hapësirës publike rreth liqenit të Badocit. Reagimi i plotë i Eliza Hoxhës: Uji nuk është partiak e as nuk duhet të përdohet për qëllime politike. Por politikën mund…

Lexo më Shumë

Dhjetëra zjarre vazhdojnë të djegin Australinë juglindore ndërsa shiu i rrëmbyeshëm dhe stuhitë kanë shkaktuar dëme në shumë zona në verilindje të vendit.Disa autostrada kryesore dhe parqe janë mbyllur për shkak të reshjeve të shiut, ku në disa zona arritën deri në 330 milimetra. Mediet lokale treguan pamjet të dhjetëra automjeteve që largoheshin teksa përmbytjet vazhdonin.

Lexo më Shumë

Aleanca ushtarake e NATO-s sapo ka marrë në dorëzim dronin e parë spiun të quajtur Global Hawks.Ky mjet do të ndihmojë komandantët në tokë për të identifikuar kërcënimet potenciale ndaj vendeve të kësaj aleance, me një dron të vetëm i cili mund të shikojë një territor me madhësinë e Polonisë. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, kërkoi nga vendet anëtare që të angazhohen më shumë për NATO-n dhe ky mund të jetë vetëm fillimi. Këto janë dronet e parë të aleancës që do të veprojnë pa një ekuipazh brenda tij. Global Hawks me bazë në Siçili, mund…

Lexo më Shumë

Deputeti i LDK-së nga Gjilani, Fatmir Rexhepi po thotë se koalicioni me VV-në duhet të përfundojë brenda muajit janar derisa ka konfirmuar se s’do ta shkarkojnë Kryetarin e ri të Parlamentit.Në një intervistë për Gazetën Express, ai ka thënë se çka ‘është boll është boll’ dhe se marrëveshja përfundimtare duhet të nënshkruhet. Tutje Rexhepi ka thënë se kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani e ka përkrahjen e deputetëve të LDK-së si bartëse e fitores së partisë në zgjedhjet e 6 tetorit. “Vjosa Osmani është plotësisht e përkrahur nga grupi parlamentar, Këshilli i Përgjithshëm, dhe nënkryetarët së bashku me Kryetarin të cilët…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-01-18T16:03:33+01:00 Ende pa u shpallur zgjedhjet, partitë filluan gjuetinë për vota. VMRO-DPMNE njoftoi se nga e hëna karvani i partisë me moton “Ripërtëritja para shtëpisë suaj” do të nisë ti vizitojë të gjitha vendbanimet, në të gjithë Maqedoninë.  Zaev dhe LSDM janë fajtorë për humbjet, mashtrimet dhe krimin, më 12 prill do të japin llogari, tha Sekretari i Përgjithshëm Igor Janushev. [embedded content] Ne do të shikohemi sy më sy, me qytetarët dhe do të themi se Maqedonia ka shans dhe shpresë, dhe se rindërtimi po vjen. Ne jemi këtu për qytetarët, të fitojmë së bashku, që kjo e…

Lexo më Shumë

L.H. dhe H.H. janë bërë shokë dhe luajnë për çdo ditë në shtëpinë e Komunitetit për Persona me Aftësi të Kufizuara Mendore në Deçan. Aty kanë shkuar para një muaji dhe po trajtohen për shkak të problemeve mendore. Bashkë me ta janë edhe tetë persona të tjerë.Eriola Cacaj* Venera Mushkolaj, psikologe në këtë qendër, thotë se banorët aty janë sikur pjesë e një familjeje. ”Mundohem qe të jem sa më afër tyre duke iu krijuar një mundësi, qoftë përmes lojërave të ndryshme, punimeve me anë të letrës apo gjetheve, nganjëherë edhe këndojmë së bashku”, tregon Mushkolaj.Kjo psikologe mban edhe orë…

Lexo më Shumë

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës më 26 dhjetor po konsiderohet si arsye e mjaftueshme për t’u funksionalizuar me komisione parlamentare dhe seanca plenare, përkundër ngecjeve në formimin e qeverisë. Udhëkryqi në të cilin gjendet Kosova me mungesë të buxhetit për vitit 2020, ka sjell kundërthënie mes atyre se a mundet, apo jo legjislatura e re të nis me punën duke mos pasur ekzekutivin e ri pas zgjedhjeve të 6 tetorit.Se mund të ketë seanca të jashtëzakonshme, pa pasur Qeveri të re, nuk e mohon as nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci. Nagavci në një prononcim për…

Lexo më Shumë

Shtatë persona, përfshirë katër shtetas të Koresë Jugore, janë zhdukur në pjesën veriperëndimore të Himalajeve pasi automjeti me të cilin ishin duke udhëtuar u godit nga një ortek, njoftoi policia lokale.Zona ku u shemb orteku ndodhet rreth 150 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit të Nepalit, Kathmandu, njoftuan zyrtarët. Ata thanë se ky ortek është nxitur nga reshjet e mëdha të shiut dhe borës. Ndryshe, mali Annapurna është mali i dhjetë më i lartë në botë me 8091 metra lartësi mbidetare. Ai vizitohet nga mijëra turistë për çdo vit. Autoritetet i kanë dërguar ekipet e kërkimit me katër helikopterë në këtë…

Lexo më Shumë

Ende ka zëra brenda partive se ‘Koalicioni i Shpresës’ do të ndodhë. Madje, dikush po paralajmëron edhe takime të reja të Isa Mustafës dhe Albin Kurtit. I nominuari për Zëvendëskryeministër, Haki Abazi ka përjashtuar “Qeverinë e pakicës” por s’ka treguar se kur saktësisht do të takohet “profa me Kryeministrin në ardhje”.Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi e ka përjashtuar mundësinë e një Qeverie të pakicës derisa ka thënë se marrëveshja me LDK’së do të ndodhë shpejt. Ka thënë se edhe takimi i dy liderëve partiakë do të realizohet. Nuk ka treguar kur dhe as nëse Vetëvendosje do të pranojë kushtet e…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-01-18T11:50:06+01:00 Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet kryesisht nëpër rrugë të lagështa me intensitet mesatar  në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit. Dukshmëri të zvogëluar për shkak të paraqitjes së mjegullës prej 40 deri në 50 metra  ka në aksin rrugor Shkup-Tetovë-Gostivar dhe Tetovë-Jazhince, prej 30 deri në 50 metra në akset rrugore Veles-Shkup dhe Shkup-Veles, prej 50 deri në 100 metra  në aksin rrugor Demir Kapi-Miravc, prej 10 deri 15 metra në aksin rrugor Tetovë-fshati Gajre, prej 70 deri 80 metra në aksin rrugor Kërçovë-Makedonski Brod,  prej 50 deri në 60 metra  në aksin rrugor Shtip-Negotinë, prej 50…

Lexo më Shumë

Hashim Thaçi ka thënë se e ka nënshkruar vendimin për t’ia dhënë mandatin Albin Kurtit. Ka thënë se posa të jetë gati, Shefi i VV’së mund të shkojë në Presidencë për ta marrë dekretin. Ka thënë se s’mund të vazhdojë gjatë bllokada e institucioneve.“Kosova edhe gjatë nuk do të jetë e bllokuar, do t’i shikojmë të gjitha mundësitë dhe variacionet politike që kanë partitë për respektimin e vullnetit qytetarë. Të gjithë qytetarët që kanë votuar duhet t’i respektojmë dhe unë vazhdoj të besoj fuqishëm që do të vazhdojmë t’i përmbushim detyrat që kemi. Për hir të korrektësisë, ju i dini…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-01-18T10:32:14+01:00 Në qytetet e mëdha në vendet e Ballkanit si dhe në Itali qytetarët përballen me problemet nga smogu dhe ajri i ndotur. Të premten (17.01) në Beograd pas dhjetë ditësh më në fund u shpërbë mjegulla e dendur. Mjegulla e krijuar prej të ftohtit dhe lagështirës ishte përzierë me ajrin e ndotur prej ngrohjes, makinave dhe centraleve të energjetikës. Nisma qytetare „të mos mbytet Beogradi” kritikoi qendrimin e qeverisë ndaj këtij problemi dhe bëri thirrje të premten për një protestë. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq deklaroi: «Problemi ekziston, por ekziston edhe një fushatë që ndonjëherë është groteske.» Në dimër…

Lexo më Shumë