Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, i ka bërë thirrje shteteve evropiane që ta përkrahin misionin ushtarak turk në Libi për ta mbrojtur qeverinë e njohur nga komuniteti ndërkombëtar, nëse dëshiron t’i japë konfliktit të armatosur në vendin afrikan.Erdogani i bëri këto komente përmes një shkrimi të publikuar në faqen “Politico”, vetëm një ditë para samitit që do të mbahet në Berlin pikërisht me qëllim të stabilizimit të Libisë. Në këtë samit, Gjermania dhe Kombet e Bashkuara do të kërkojnë nga palët e konfliktit që të arrijnë marrëveshje armëpushimi dhe të themelojnë një mekanizëm monitorues si hapa të parë drejt paqes,…
Author: almakos
Njeriu më i shkurtër në botë siç verifikohet nga Guinness World Records (GWR), ka vdekur në një spital në Nepal në moshën 27 vjeçare.Khagendra Thapa Magar, nga rrethi Baglung i Nepalit, ishte i gjatë vetëm 67 cm. Vëllai i tij i tha agjensisë së lajmeve AFP se ai vdiq të premten pas një beteje me pneumoni. Magar u njoh si njeriu më i vogël në botë në ditëlindjen e 18-të në vitin 2010, në një ceremoni ku morën pjesë personalitete vendase dhe ndërkombëtare. “Unë nuk e konsideroj veten si një njeri të vogël. Unë jam një njeri i madh. Shpresoj…
Dimitrije Janiçijeviq, kandidat i SLS-së për kryetar të Komunës Veriore të Mitrovicës në zgjedhjet e vitit 2014, është vrarë me breshëri plumbash para ndërtesës ku banonte më 16 janar 2014, ndërsa Oliver Ivanoviqi, gjithashtu kandidat i SDP-së për kryetar të Mitrovicës së Veriut, është vrarë saktësisht katër vjet më vonë, më 16 janar 2018. Ivanoviqi: Çfarë po ndodh me Listën Serbe, dy vjet nuk u dukën askund, tani bëjnë homazhe në vendin ku është vrarë?Serbët e veriut të Mitrovicës, ata që e kanë pasur për zemër dhe e kanë respektuar punën e veprimtarinë politike kanë përkujtuar dy ish-kandidatët për kryetar…
Faik Vuçitërna nga Rahoveci ka nevojë për ndihmën tuaj.59 vjeçari ka kohë që qëndron në spital të Prizrenit meqë momentalisht përballet me probleme të rënda shëndetësore. Po ashtu, ai është nënshtrues i rregullt i trajtimit të hemodializës, meqë veshkat e tij nuk funksionojnë si duhet, por fatkeqësisht këtyre ditëve edhe ky trajtim nuk po i ndihmon. Faiku me vështirësi po qëndron ulur, ndërsa për të ecur i duhet ndihma e të tjerëve dhe dita ditës po i humbet edhe forcat e fundit që i kanë mbetur. Trupin e ka aq të fryrë sa mezi njihet në pamje. Ai ka nevojë…
Tashmë edhe zyrtarisht statistikat tregojnë se nga bujqësia nuk ka fitim siç mendohet në Kosovë. Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, të publikuara këtë muaj bëjnë të ditur se paga mesatare në këtë sektor është vetëm 237 euro neto.Hiq më mirë nuk paguhen punëtorët që merren me shërbimet e ushqimit. Në bazë të raportit “Niveli i Pagave në Kosovë 2012-2018”, ata paguhen 225 euro në muaj, që është edhe paga më e ulët sipas aktiviteteve ekonomike. Ndërsa punëtorët që më së miri po del të paguhen janë ata për furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të…
Rreth 13 mijë civilë tjerë janë zhvendosur në dy ditët e fundit në afërsi të kufirit me Turqinë për shkak të sulmeve intensive nga regjimi sirian dhe mbështetësit e tij.Sipas informacioneve të marra nga Koordinimi i Ndërhyrjes Siriane, që përpilon të dhënat lidhur me civilët e zhvendosur nga rajoni, mësohet se si pasojë e sulmeve të kryera edhe me mbështetjen ajrore të Rusisë, ka filluar zhvendosja nga vendbanimet Han Asal, Kefer Naha dhe Ayn Cara. Për shkak të sulmeve të kryera në dy ditët e fundit kanë mbetur pa shtëpi 12, 884 civilë të përbërë nga 2, 386 familje. Një…
Deputeti i zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në emisionin DPT te Fidani të T7, ka thënë se presidenti Thaçi ka pohuar se Selimi do të jetë dëshmitar i Gjykatës Speciale.“Ka qenë Presidenti Thaci që është kujdesur në vazhdimsi duke ka thënë se unë do të jem dëshmitar në Gjykatën Speciale”, është shprehur Selimi Selimi ka thënë se më parë ka qenë dëshmitar i gjyqeve ndërkombëtare. “Unë kam qenë dëshmitar edhe në raste tjera në gjyqe ndërkombëtare, në rastin e Limajt dhe Haradinajt”, ka thënë Selimi. “Por, duket se Thaçit nuk i ka konvenuar dhe as nuk i…
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur lidhur me negociatat mes tij dhe Isa Mustafës nga Lidhja Demokratike e Kosovës për një koalicion të mundshëm bashkëqeverisës.Kurti ka thënë se janë afër marrëveshjes me LDK-në. ”Në takimin e fundit në propozimin tonë na është thënë se ”do të kthehen në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së për ta marrë mendimin”. Nuk jam në dijeni se ka diçka të re në këtë aspekt, mirëpo është e domosdoshme të arrijmë marrëveshje të qeverisim bashkë”, ka thënë Kurti për Klan Kosova. ”Këtë na e kërkojnë qytetarët çdo ditë dhe këtë e ka kërkuar edhe vullneti…
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka thënë se Departamenti i Shtetit do të hetojë nëse ish-ambasadorja amerikane në Ukrainë, Marie Yovanovitch, ishte në ndonjë rrezik gjatë qëndrimit në Ukrainë.Pompeo e bëri deklaratën, vetëm disa ditë pasi u publikuan dokumentet që tregojnë se Yovanovitch, e cila u shkarkua në maj të vitit 2019, mund të ketë qenë nën vëzhgim. Dokumentet treguan se Lev Parnas, një qytetar amerikan i lindur në Ukrainë, ndihmoi avokatin personal të presidentit amerikan Donald Trump, në përpjekjet e tij për të gjetur materiale inkriminuese kundër ish-nënpresidentit amerikan, Joe Biden dhe djalit të tij, Hunter Biden. Disa…
Alsat 2020-01-17T19:03:32+01:00 Banorët e Bllacës kuvendojnë në pritje të përfaqësuesve të shtetit për t’ju komunikuar ofertën e shtetit për tokat e tyre. Janë 68 pronarë, në parcelat e të cilëve do të kaloj autostrada e re Shkup-Bllacë. Pas takimit, bllacalinjtë shprehen revoltën se nuk iu pëlqyen kushtet e shpronësimit dhe thonë se do të ankohen. [embedded content] “Jo, asnjëherë! Unë e ceka edhe në mbledhje se unë kërkoj 100 euro se është tokë e imja ‘dem baba dem’ edhe unë prej asaj kam jetuar. Nëse nuk na japin ne do të shkojmë edhe me gjyq. E ceka edhe në mbledhje…
Policia holandeze arrestoi sot një 22 vjeçar, i cili dyshohet se ka shitur 12 miliardë fjalëkalime dhe kode aksesi të vjedhura në internet.“Të dhënat mund të jenë shkarkuar kundrejt pagesës”, deklaroi policia në qytetin Arnhem. Policia nuk komentoi për llojin e saktë të të dhënave dhe nuk përshkroi se kush u prek nga kjo situatë, duke theksuar se hetimet janë ende në vazhdim. Hetuesit holandezë bashkëpunuan më autoritetet gjermane, amerikane dhe britanike.
Shpëtim Krasniqi nga fshati Begaj është diagonistifikuar me Leukemia Akute, një sëmundje kjo për trajtimin e së cilës nevojiten 200.000 mijë euro.Familjarë dhe të afërm të Shpëtim në pamundësi për të siguruar këtë shumë të madhe parash ka drejtuar edhe apel në rrjetin social facebook për t’i dalë në ndihmë shpëtimit. Në vijim gjeni postimin e një të afërmi të Shpëtimit bashkangjitur me diagnozën dhe të dhënat bankare për ata që duan t’i dalin ndihmë. [embedded content]

