Alsat 2020-01-23T11:11:25+01:00 Gjykimi për rastin “Reket” është anuluar për më 27 janar të vitit 2020 pasi në seancën e sotme ish prokurorja speciale, Katica Janeva përsëri është paraqitur pa mbrojtësit e saj, avokatët Delo Kadiev dhe Irena Fërçkovska. Me faktin se bëhet fjalë për lëndë serioze me paraburgim, gjykatësja Vaska Nikollovska- Masevska e ka ftuar Janevën të prononcohet nëse do të angazhojë avokat tjetër, pasi anulimi i këtillë është i papranueshëm. “Unë kam mbrojtës. Vetëm atë mund ta them”, ka thënë Janeva. Gjykatësja ka reaguar se mund të vazhdojë dhe me ndonjë nga zyrat e avokatëve të mbrojtësve të saj…
Author: almakos
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, bën të ditur se priti sot në takim Zëvendës ndihmës Sekretarin e Shtetit nga Byroja për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të ligjit, Jorgan K. Andrews, me të cilin bëhet e ditur se biseduan për partneritetin e Kosovës me ShBA-të, në luftë kundër trafikimit të narkotikëve, krimit të organizuar dhe korrupsionit.“Theksova se Kosova ka shënuar progres të rëndësishëm në fuqizimin e sektorit të sigurisë, veçmas duke forcuar Policinë, Prokurorinë dhe Gjykatat dhe është partner i denjë edhe për operimet globale në këtë fushë”. “E falënderova z. Andrews për ndihmën e…
ilustrim Alsat 2020-01-23T10:07:25+01:00 Pesë hajdutë të maskuar dhe të armatosur me pushkë automatike kanë grabitur kazinon Admiral në Bulevardin Aradhet Partizane në vendin e quajtur Porta Valle. Grabitësit kanë marrë paratë nga qarkullimi ditor dhe janë larguar. Rasti është raportuar në polici mëngjesin e sotëm në ora 06:27. MPB po merr masa për zbardhjen e rastit. Loading…
Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e shqiptarit, Flamur (Alex) Beqiri për Krishtlindje në Britani, pranë vilës së tij 1.5 milion paund.Sipas mediave, një 22-vjeçar nga Suedia ka rënë në pranga për vrasjen e shqiptarit. Ai është arrestuar në aeroportin e Kopenhagenit në Danimarkë, teksa po kthehej nga Tajlanda. Flamur ‘Alex’ Beqiri, 36 vjeç, ka qenë i lidhur me disa vrasje të bandave në Suedi, ku dikur ishte një nga burrat më të kërkuar të vendit. Ai u vra para gruas dhe fëmijës së tij ditën e Krishtlindjes në Londër. Alexi, ishte vëllai i modeles shqiptare Missé Beqiri. Misse…
Gjarpërinjtë – kraiti kinez dhe kobra kineze – mund të jenë burimi origjinal i koronavirusit të përhapur së fundmi, i cili shkaktuar një shpërthim të një sëmundje vdekjeprurëse infektive të frymëmarrjes në Kinë dhe jo vetëm.Sipas CNN, përcjell Telegrafi, kraiti (Bungarus multicinctus), i njohur gjithashtu si kraiti tajvanez ose kinez, është një specie shumë helmuese e gjarprit që gjendet në pjesën më të madhe të Kinës qendrore dhe jugore dhe Azisë Juglindore. Sëmundja u raportua për herë të parë në fund të dhjetorit 2019 në Ëuhan, një qytet i madh në Kinën qendrore, dhe është përhapur me shpejtësi. Që atëherë,…
Situata meteorologjike do të vazhdojë të mbetet pothuajse e ngjashme, por që në fushat termike do të ketë ngritje të lehta.Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -5 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë celsius. Në mëngjes dhe gjatë natës nëpër disa lokalitete do të ketë mjegull, ndërsa ngricat parashihen në gjithë territorin. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindje dhe jugperëndimit.
Dy nxënëse të Gjimnazit “Eqrem Çabej” në Vushtrri të hënën raportuan në Policinë e Kosovës se u ngacmuan seksualisht nga mësimdhënësi i Edukatës Fizike, H.A.Këtë e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë, duke treguar se për të është bërë edhe kërkesa për paraburgim, raporton KTV. “Mund të konfirmoj që prokurorja e Departamentit për të Mitur ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person me iniciale H.A, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale ‘Sulm seksual’ ndaj dy të miturave”, ka thënë Prokuroria Themelore e Mitrovicës. Gjykata Themelore në Mitrovicë e…
Pas më shumë se tre vite debatesh të ashpra, Parlamenti britanik miratoi përfundimisht sot marrëveshjen e Brexit, që hap rrugën për daljen historike të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian në fund të janarit.Projektligji, i cili rregullon kushtet e ndarjes, i negociuar nga kryeministri konservator Boris Johnson me Brukselin, duhet ende të shpallet nga Mbretëresha Elizabeth II, ndoshta që të enjten, për të patur forcën e ligjit. Deputetët britanikë hodhën sot poshtë ndryshimet e Lordëve në marrëveshjen e Brexit të kryeministrit Boris Johnson, në fazat përfundimtare të projektligjit, nëntë ditë para daljes së Britaninë së Madhe nga Bashkimi Europian. Dhoma…
Një djalë nga Indonezia rrezikoi seriozisht jetën, pasi u sulmua në qafë nga një peshk-shtizë.Muhammad Idul po peshkonte me prindërit e tij në ujërat e Buton në juglindje të Sulawesi, kur peshku i rrezikshëm kërceu nga uji dhe ju ngul në qafë. Goja e gjatë e tij u ngul direkt në qafën e 16-vjeçarit, duke i shkaktuar plagë dhe gjakderdhje të madhe. 16-vjeçari u dërgua menjëherë në spital për të parë ndihmën mjekësore dhe më pas iu nënshtrua një operacioni për të hequr nga qafa mbetjet e peshkut.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për medie para takimit me të dërguarin special të SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.Sipas Thacit, vizita e Grenell është e mirëpritur në ëktë kohë, dhe se marrëveshja për linjën ajrore Prishtinë-Beograd është meritë e presidentit amerikan, Donald Trump. “Atë që të tjerët nuk arritën ta bëjnë e bëri Grenell dhe SHBA’ja”, tha Thaçi. “Roli i amerikanëve është i pazëvendësueshëm. Roli i Trump do të jetë vendimtar në marrëveshjen finale me Serbinë” Tutje Thaçi foli edhe përformimin e qeverisë së re të vendit. “Unë kam nominuar kandidatin për kryeministër me kërkesën e tij,…
https://www.youtube.com/watch?v=eRHNkglGG90 Alsat 2020-01-22T19:38:21+01:00 Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, është vet ftuar në Komisionin Antikorrupsion për të diskutuar rreth strategjisë kombëtare kundër korrupsionit. Megjithëse Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit është organ i pavarur dhe i përgjigjet vetëm Parlamentit, në mbledhjen e sotme kryetarja e Komisionit Biljana Ivanovska tha se Zëvendëskryeministri Osmani kishte kërkuar nga zyrtarët e antikorrupsiotni të shpjegojnë se si kanë punuar për muajt e fundit. Ai gjithashtu ishte i interesuar nëse ata janë të gatshëm për zgjedhjet e ardhshme dhe si do t’i tejkalojnë problemet materiale dhe teknike. [embedded content] Treguam keqardhjen tonë që sugjerimet që i…
Aeroporti Heathrow njoftoi se do të marrë masat e jashtëzakonshme për të ndarë të gjithë pasagjerët që fluturojnë në Britani të Madhe nga Wuhan – qyteti kinez që supozohet se është origjina e virusit vdekjeprurës, se mund të kenë ndalesa që të mos hyjnë në Britani, nëse vërehet se janë të dyshuar.Shefat e shëndetësisë tani kanë ngritur nivelin e alarmit në Mbretërinë e Bashkuar dhe një tha që këtë mëngjes shpërthimi aktualisht ka një normë të vdekjes të ngjashme me pandeminë globale të gripit spanjoll në vitin 1918, i cili mbyti më shumë se 50 milionë njerëz. Shkencëtarët kryesorë gjithashtu…

