Author: almakos

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka folur rreth vizitës së emisarit Special të SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, duke e konsideruar si diçka mjaft pozitive.Siç ka thënë Daçiq duhet një presion më i madh që Kosova ta heq taksën dhe sipas tij një gjë të tillë më mirë se SHBA’ja s’mund ta bëjë askush. Daçiq ka thënë se taksa është shndërruar në bllokadë kryesore për rinisjen e dialogut Prishtinë-Beograd, ndërkohë njëjtë sikurse Vuçiq ka thënë se nuk mund të barazohen heqja e taksës dhe ndalja e fushatës agresive të Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës. Ndër të tjera…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-01-25T10:28:51+01:00 Kreu i VMRO-DPMNE-së njoftoi sot se përfaqësuesit e partisë së tij do ta vazhdojnë të marrin pjesë në grupet e punës për ligjin e Prokurorisë publike, edhe pse e lëshuan takimin një ditë më parë. Ai tha se partia e tij është e interesuar për të gjetur nje zgjidhje dhe nëse ka vullnet edhe nga LSDM-ja kjo mund të arrihet. Mickoski shtoi se do të marrin pjesë në diskutimin publik për ligjin që pritet të mbahet javën e ardhshme dhe do t’i parashtrojnë vërejtjet e tyre rreth propozim ligjit. Ai duke komentuar deklaratën e Joveskit që ligji është…

Lexo më Shumë

Autoritetet japoneze e kanë konfirmuar rastit e tretë të virusit misterioz. Lajmin e bëri të ditur Minsitria e Shëndetësisë e këtij shteti.Raportohet se personi i infektuar ishte një grua në të tridhjetat, e cila jeton në Wuhan, qyteti kinez ku u regjistruan rastet e para të virusit. Ajo kishte shkuar në Japoni më 18 janar. Ndryshe, numri i viktimave nga ky virus të shtunën ka shkuar nga 26 në 41. Për më tepër, më shumë se 1300 persona tashmë janë infektuar në mbarë botën. Disa shtete tashmë kanë marra masa për ta luftuar përhapjen e mëtutjeshme të virusit të rrezikshëm.…

Lexo më Shumë

Gjatë vitit 2019 nga 27 lokacione në Kosovë dhe tri lokacione të gërmuara në Serbi për mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë luftës së fundit janë gjetur vetëm 10 trupa, të cilët iu janë dhënë familjarëve.Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, tha se në ditët në vijim do të bëhen edhe disa ribashkime, pas gjetjeve të fundit. “Gjatë vitit 2019 janë hapur 27 lokacione në Kosovë dhe tre lokacione kontrolluese në Serbi. Prej 27 lokacioneve ka rezultuar me 10 gjetje të trupave të cilët iu janë dhënë familjarëve. Në këtë kohë kanë ndodhur rreth 18 ribashkime të…

Lexo më Shumë

31 janari është data e fundit deri kur partitë politike në vend kanë kohë t’ia paguajnë borxhin prej 360 mijë eurosh PZAP-it për gjobat e shqiptuara gjatë zgjedhjeve të 6 tetorit të vitit të kaluar. Në rast që të njëjtat nuk i paguajnë gjobat në kohën e përcaktuar PZAP-i mund ta iniciojë procedurën e përmbarimit.Gati katër muaj pas zgjedhjeve të 6 teto- rit partitë politike në vend kanë dështuar t’i kryejnë obligimet financiare ndaj Pan- elit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), shkruan “Zeri”. Shqiptimi i gjobave për partitë poli- tike u kushtoi atyre mbi 360 mijë euro, teksa vetëm…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-01-25T08:13:02+01:00 Një numër rekord të huajsh po jetojnë në Gjermani, sipas Zyrës Federale të Statistikave (Destatis). Sipas një raporti në revistën e lajmeve “Der Spiegel”, në regjistrin qendror të të huajve në fund të shtatorit u paraqitën detajet e 11,1 milionë personave. Në fund të vitit 1990 kishte 5,3 milionë të huaj të cilët jetonin në Gjermani, ndërsa në fund të vitit 2008 kjo shifër arriti në 6,7 milionë. Në fund të vitit 2018 në Gjermani u regjistruan 10,9 milionë të huaj, 43,9% e të cilëve ishin nga vende të tjeraa të BE-së dhe 13,5% ishin me nënshtetësi turke.…

Lexo më Shumë

Vazhdon dhe rritet numri i vikitmave nga tërmeti shkatërrues që goditit linjen e Turqisë të premten. Sipas raportimeve në media numri i viktimave ka shkuar në 19.Gjithashtu është rritur edhe numri i të plagosurve ku përafërisht llogaritet rreth 650 persona. Mësohet se 13 viktima janë vrarë në provincën Elazig, 4 në Malatya, 1 në Diyarbakir dhe 1 në një zonë tjetër, thuhet në një deklaratë të emergjencave. Tërmeti me magnitudë 6.8 të shkallës rihter rrëzoi me dhjetëra ndërtesa dhe provinca Elazig është më e prekura se të tjerat. Lëkundjet e forta zgjatën 40 sekonda thuhet në një raport. Operacionet e…

Lexo më Shumë

Kryeshefi ekzekutiv i Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës “Infrakos”, Agron Thaçi, ka thënë se marrëveshja për hekurudhat mes Kosovës dhe Serbisë i ka gjetur të papërgatitur.“Neve na ka zënë të papërgatitur. I takon Qeverisë që të bëjë grupet punese. Pastaj ne mund ta ofrojmë ekspertizën tonë në mënyrë që ajo të ketë sukses në praktikë”, ka thënë Thaçi për televizionin publik. “Ne nuk kemi pasur ndonjë njoftim. Edhe ne jemi njoftuar nga mediat”, deklaroi ai. I dërguar special i presidentit amerikan, Donald Trumpit për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka bërë të ditur se është arritur marrëveshja në parim për…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-01-24T22:33:31+01:00 Drejtori organizatës joqeveritare QMBN, Aleksandar Kërzhallovski, i ftuar në emisionin “360 gradë” në Alsat, tha se në anketat e fundit ka rënie të partive të mëdha dhe se ka hapësirë për opsione të reja edhe pse nuk është reale të priten alternativa serioze për këtë periudhë të shkurtër kohore deri në zgjedhje. Në anketat e fundit ka rënie të partive udhëheqëse, ka hapësirë për opsione të reja edhe pse nuk është reale të priten alternativa serioze për këtë periudhë të shkurtër që deri në zgjedhje të formohen, por nuk është e pamundshme. Unë nuk pritja të jetë temë…

Lexo më Shumë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm dhe vdekjeprurës që goditi vendin e tij, në mbrëmjen e së premtes.Të paktën katërmbëdhjetë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar pasi një tërmet prej 6.8 ballësh të shkallës Rihter goditi provincën lindore turke të Elazigut. Erdogan ka uruar mëshirë nga Zoti për viktimat e tërmetit tragjik që tronditi Turqinë lindore. “Si President, dua t’ju bëj me dije se po e ndjekim situatën nga afër”, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter, në internet. “Ne qëndrojmë pranë kombit tonë me të gjitha institucionet dhe organizatat tona, veçanërisht AFAD dhe Kızılay”,…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-01-24T22:04:07+01:00 Profesori universitar dhe politologu Nenad Markoviq, i ftuar në emisionin “360 gradë” në Alsat, tha se VMRO DPMNE-ja gjendet në një ekuilibër të pamundshëm dhe në aspekt afatgjatë do të ketë ndikim në funksionimin e partisë. Sipas profesorit ajo luan me qendrën liberale dhe njëkohësisht në mënyrë radikale tenton të mbajë votat e të djathtës. VMRO DPMNE gjatë kohë gjendet në një ekuilibër të pamundshëm, pa marrë parasysh çfarë do të ndodh në zgjedhje dhe a të kenë leverdi apo jo nga kjo, që në aspekt afatgjatë do të ketë ndikim në funksionimin e partisë, koherencën, mundësinë që…

Lexo më Shumë

Turqia Lindore është goditur nga një tërmeti me magnitudë 6.8 ballë, duke lënë pas 4 viktima, dhjetëra të lënduar dhe dëme të konsiderueshme materiale.Lidhur me situatën e rëndë, kanë reaguar autoritetet turke të cilat janë shprehur se ekipet e kërkim shpëtimit ndodhen në terren për të ndihmuar qytetarët. Ndërkohë, në rrjetet sociale qarkullon edhe një video, ku shihet sesi lëkundjet ndihen “live” në televizion. Personat të cilët ndodhen në studio “lëkunden” nga tërmeti, i cili zgjat për disa sekonda.

Lexo më Shumë