Mos formimi i qeverisë ka paralizuar edhe punën e Kuvendit. Ani pse deputetët kanë filluar të paguhen, ata nuk kanë bërë asnjë punë që nga dita e konstituimit të kuvendit.Mirëpo, nënkryetarja e kuvendit Arbërie Nagavci ka thënë se besohet që shpejt do të nis puna për formimin e komisioneve. Formimi i qeverisë së re po ia pamundëson kuvendit funksionalizimin dhe nisjen e punës së komisioneve Rroga po ju ec në llogari, por deputetët e Legjislaturës së shtatë ende nuk kanë filluar të ushtrojnë postin e tyre. Ngecja në formimin e qeverisë së re po ia pamundëson funksionimin edhe Kuvendit të…
Author: almakos
Nis varrosja e viktimave të tërmetit tragjik që prekur Turqinë. Mediat raportojnë se një grua dhe djali i saj, të cilët u nxorën nga rrënojat e “Dilek Apartament”, në lagjen Sürsürü u përcollën mes lotëve në banesën e fundit.Funerali i nënës dhe djalit të saj u mbajt në Xhaminë Mevlana pak minuta më parë, njoftojnë mediat turke. Tërmeti me magnitudë 6.8 të shkallës rihter, e pati epiqendrën në qytetin Sivrice në provincën Elazig. Ai bëri që ndërtesat të shemben dhe njerëzit të dalin në rrugë. Dridhjet e tokës u ndjenë edhe në Siri, Liban dhe Iran. Tërmetet janë të zakonshme…
Rreth orës 16:30 në magjistralen Prishtinë-Ferizaj ka ndodhur një aksident mes dy veturave.Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar 5 persona të cilët janë sjellur me dy autoambulanca për në QKUK. Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi. “Aksidenti ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, ku dy vetura janë përplasur dhe për pasojë 5 persona janë lënduar të cilët janë sjellur me dy autoambulanca për në QKUK”,ka thënë zëdhënësi i Policisë. Rasti ka ndodhur në ora 16:30 dhe për disa minuta magjistralja Prishtinë-Ferizaj ka mbetur e bllokuar. “Rasti ka ndodhur rreth orës 16:30 dhe për 6-7…
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, po thotë se koalicioni në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës është shumë afër.Një gjë të tillë Avdyli e thotë duke përmendur reagimet e ashpra që po vijnë nga Partia Socialdemokrate dhe PDK-AAK e NISMA. Sipas tij reagimet me plotë nervozitet ndaj mundësisë së arritjes së koalicionit Kurti-Mustafa dëshmojnë që puna është mirë. Sipas Avdylit ndryshimi që po ndodh në Kosovë po iu dhemb shumë PSD-së e PAN-it. “Si të shihni që politikanët e PAN-it e PSD-së , dhe të ” pavarurit ” e varur nga ata, të shkruajnë…
Alsat 2020-01-25T15:52:03+01:00 Të martën, Kreyprokurori Ljubomir Jovevski do të jetë pjesë e debatit publik, për propozim ligjin për Prokurorinë. Qeveria pranoi propozimin e VMRO – DPMNE-së, që të dëgjojnë personalisht nga Joveski mendim për zgjidhjen ligjore. Në debat do të prezantohen pikëpamjet e ekspertëve për ligjin, për të cilin qeveria dhe opozita nuk mund të pajtohen assesi. Dje takimi i partive parlamentare dështoi. VMRO – DPMNE u largua nga mbledhja, sepse Joveski nuk ishte në mbledhje. Sot, lideri i opozitës Hristian Mickoski pretendon se partia e tij do të jetë pjesë e takimeve. Sidoqoftë, si problem kryesor ai përmendi mënyrën…
Autoritetet në qytetin e goditur nga virusi, Wuhan, e kanë ndaluar qarkullimin e veturave në qendër të qytetit, ndërsa në Hong Kong do të mbyllen shkollat për dy javë me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.Kryetarja e Hong Kongut, Carrie Lam, tha se qeveria e saj do të shpallë gjendje emergjente dhe do t’i mbyllë shkollat fillore dhe të mesme për dy javë në prag të festës së Vitit të Ri Kinez. Shkollat do të hapen më 17 shkurt. Përpos mbylljes së shkollave, edhe trenat dhe fluturimet drejt qytetit Wuhan do të ndërpriten. Këto masa po merren për shkak…
Alsat 2020-01-25T15:12:58+01:00 A do të ndikojë vlerësimi për zgjedhjet e ardhshme parlamentare më 12 prill, në vendimin përfundimtar për marrjen e datës, për fillimin e bisedimeve me BE-në, të cilën Maqedonia e Veriut e pret në samitin e Zagrebit në pranverë. Bashkëbiseduesit për Alsat, thonë se partitë si aktorët kryesorë duhet të jenë të vetëdijshëm për fazën në të cilën ndodhet shteti, dhe prandaj nuk duhet të lejojnë zgjedhje të parregullta, pasi ato mund të ndikojnë në vendimin e anëtarëve të BE-së. Ata theksojnë se për shkak të nivelit të ulët të kulturës politike, ata duhet të nënshkruajnë një Memorandum…
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj përpjekjet e VV-së dhe LDK-së për të arritur marrëveshjen e ka quajtur si Koalicioni i rançit të Prapashticës, raporton Gazeta Express.Ky reagim i Molliqajt vjen pasi është raportuar se dy liderët Kurti e Mustafa kanë zhvilluar një takim të fshehtë mbrëmë në shtëpinë e këtij të fundit në fshatin Prapashticë të Prishtinës. Molliqaj përmes Facebook-ut ka krahasuar takimin që është raportuar se ka ndodhur mbrëmë në fshatin Prapashticë mes VV-së dhe LDK-së sikur takimet e PAN-it që realizoheshin fshehurazi në shtëpinë luksoze të Behgjet Pacollit në Hajvali. “Dikur PAN-i takohej fshehtazi nëpër kafe e shtëpi…
Alsat 2020-01-25T13:39:10+01:00 Ambasadori shqiptar në Kinë, Selim Belortaja u ka bërë thirrje shqiptarëve që të shtyjnë udhëtimet që mund të kenë planifikuar në Kinë për shkak të koronavirusit vdekjeprurës që po qarkullon. Belortaja ka publikuar një foto me maskë nga Kina, ku thekson se për shkak të gjendjes së rëndë të epidemisë autoritetet mund të mbyllin edhe transportin. Sipas tij, Kina po kalon një situatë dramatike. “Të dashur miq e bashkëkombës kudo ku jeni. Siç e dini Kina po kalon një situatë dramatike. Koronavirusi jo vetëm po merr jetë njerëzish por për shkak të potencialit të një rreziku në përmasa…
Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, arriti të shtunën në provincën lindore, Elazig, e cila u godit rëndë nga një tërmet prej 6.8 shkallësh të Rihterit, me ç’rast vdiqën 22 persona.Kreu i shtetit turk e anuloi pjesëmarrjen në një konventë ndërkombëtare për ekonominë, e cila po mbahet në Stamboll. Tërmeti prej 6.8 shkallësh u regjistrua rreth orës 8 e 55 minuta të mbrëmjes së të premtes sipas kohës lokale. Dridhjet ishin aq të fuqishme, saqë u ndien edhe në Siri, Iran dhe Liban. Numri i viktimave deri më tash ka shkuar në 22, tha ministri i brendshëm, Suleyman Soylu. Ekipet e…
Alsat 2020-01-25T13:03:04+01:00 Shërbimi i karrotrecit gjatë javës së kaluar nga hapësirat publike ka marrë 224 automjete. Nga numri total i automjeteve të parkuara në mënyrë të paligjshme dhe të marra, 36 janë larguar nga parkingjet zonale, ndërsa 188 të tjerat me urdhër të policisë së trafikut në bazë të shkeljeve të bëra: parkim në rrugë, shtigje të biçikletave, vendkalim për këmbësorë, trotuar, hapësirë e gjelbër, përballë shenjave të komunikacionit, si dhe me thirrje të personit të tretë. Kontrolluesit e parkingjeve zonale në periudhën e njëjtë kanë sanksionuar gjithsej 412 automjete, për shkak të parkimit të parregullt, gjegjësisht për mos-pagesë të…
Zyrtarë të VV’së dhe LDK’së s’kanë dhënë asnjë detaj nga takimi i mbrëmshëm i Albin Kurtit me Isa Mustafën në Praoashticë të Prishtinës.Albin Kurti dhe Isa Mustafa po e mbajnë të fshehur një takim që kanë zhvilluar mbrëmë në villen e liderit të LDK’së në Prapashitcë. Dy partitë s’kanë dhënë asnjë detaj. Vetëm kanë thënë se s’mund të flasin asgjë për këtë takim. Ndërkohë, disa zyrtarë të këtyre partive kanë thënë se Kurti e Mustafa prapë janë marrë të takohen përsëri për të arritur marrëveshjen për bashkëqeverisje. Nuk duhet nëse Vetëvendosje ka pranuar të lëshojë pozitën e Kryetarit të Parlamentit…

