Alsat 2020-01-24T12:13:19+01:00
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Syrija Rashiti gjatë konferencës së sotme për shtyp në Kuvend tha se Aleanca për Shqiptarët është e hapur për bisedime në lidhje me Pr/Ligjin për Prokurorinë Publike. Rashiti theksoi se deri më tani nuk janë konsultuar nga LSDM-ja për, siç tha ai versionin tashmë të tretë për këtë ligj.
“Nuk e di prej nga vinë këto konstatime nga LSDM-ja që mund të sigurohen 80 vota, si paku për këtë ofertë dhe për këtë ligj. Ky është versioni i tretë që sillet në Kuvend. Ne shprehëm qëndrimin në versionin e dytë përmes amendamenteve. Në amendamentet tona do ta shihni qëndrimin tonë në lidhje me ligjin për Prokurorinë, ku kryesisht vërehen dy çështje, tendenca jonë për ta ruajtur Prokurorinë Speciale dhe hapja e mundësisë për të sjellë prokurorë nga vendet e BE-së. Jemi të hapur për bisedime për ta përmirësuara tekstin e Ligjit.”-tha mes tjerash Rashiti.
Loading…




