Kryeministri në detyre ka njoftuar se ka marrë vendim t’ua ndaj nga 100 euro pensionostëve, nga 100 fëmijëve, të cilat tha se do të ekzekutohet në fillim të javës që vjen. Kurti tha se pensionistët dhe fëmijët nuk do të kenë nevojë për aplikim. Ndërsa studentët aktivë dhe punonjësit e sektorit jo publikë të cilëve po ashtu do t’u ndahen 100 euro tha se duhet të aplikojnë për t’i marrë. Ai po ashtu, ndarjen e këtyre parave, e ndërlidhi edhe me festën e Bajramit duke theksuar se me këto pagesa të gjithë do të ndihen të barabartë sadopak duke potencuar…
Author: almakos
Vendet perëndimore po shqyrtojnë një sulm ushtarak ndaj Rusisë, tha Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, duke bërë krahasime me Evropën nën Rajhun e Tretë para Luftës së Dytë Botërore. “Në të njëjtën mënyrë, tani, nën të njëjtat flamuj të nazizmit dhe revanshizmit, ata po krijojnë një grup panevropian për të sulmuar Rusinë, jo vetëm duke përdorur metoda hibride, por duke shqyrtuar edhe një sulm fizik. Dhe kreu i këtij grupi nuk është Adolf Hitleri, por Volodymyr Zelensky me sloganet e tij naziste”, tha Lavrov në një intervistë me “Children’s Edition”. Ministri rus përsëriti të njëjtat çështje në një takim…
Kallëzim në Prokurorinë Publike kundër ish-anëtarëve të bordit drejtues dhe mbikëqyrës të TEC “Negotinë”, do të dorëzojë Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Dokumentacioni do t’i dorëzohet për procedim Prokurorisë Publike, vendosi KSHPK për lëndën, të cilën në seancën e sotme e prezantoi anëtari i KSHPK-së, Servet Demiri. “Në KSHPK ka arritur një kallëzim nga një denoncues anonim kundër personave nga ish-bordi drejtues i SHA TEC “Negotinë”. Personat e denoncuar të përmendur në kallëzim kanë qenë anëtarë të ish-bordit drejtues të SHA-së, ndërsa njëkohësisht kanë mbajtur edhe pozita drejtuese në njësitë organizative të TEC “Negotinë”. Pas ndryshimit statusor dhe bashkimit…
Kryeministri Edi Rama ka ftuar homologen e tij të Japonisë, Sanae Takaichi që të vizitojë Shqipërinë vitin e ardhshëm, kur edhe në Tiranë do të mbahet Samiti i NATO-s. [embedded content] Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se Shqipëria synon fuqizimin e marrëdhënieve me Tokion, duke theksuar mbështetjen e plotë ndaj strategjisë Indo-Paqësore të Japonisë. Rama tha se Tirana pret të eksplorojë mundësi të reja bashkëpunimi me Japoninë në fusha të ndryshme strategjike. “Me shumë kënaqësi presim fuqizimin e marrëdhënieve që është e bazuar në parimet e përbashkëta. Është e vërtetë që e kam parë strategjinë e Indo-Paqësorit dhe…
Meta ka nisur një raund masiv shkurtimesh vendesh pune që prekin 10% të fuqisë punëtore globale, ose gati 8,000 persona. Strategjia e zgjedhur nga menaxhmenti i kompanisë ka shkaktuar reagime të forta, pasi punonjësit ishin njoftuar një ditë më parë për të punuar nga shtëpia dhe më në fund morën emailin zyrtar të pushimit nga puna në orën 4 të mëngjesit , sipas zonës së tyre kohore lokale. Teksti i plotë i mesazhit të dërguar nga udhëheqja e Metës, i cili u sigurua dhe u publikua nga Business Insider , zbulon mënyrën tërësisht korporative dhe formale me të cilën u…
Një ditë pasi Izraeli liroi 430 aktivistët e flotiljes “Sumud” që shkonte për në Gaza, shqiptari Baki Goxhaj është kthye sot (22 maj) në Shqipëri. Ai mbërriti në aeroportin e Rinasit gjatë mesditës. Goxhaj u ndalua nga autoritetet izraelite gjatë pjesëmarrjes në flotiljen humanitare “Global Sumud”, e cila po transportonte ndihma drejt Rripi i Gazës. Kthimin e Goxhajt drejt Shqipërisë e konfirmoi edhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, po ditën e sotme. Ai u prit në Rinas edhe nga familjarë dhe të afërm. Fillimisht aktivistët pas lirimit u transportuan me avion drejt Turqisë për trazit dhe…
Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka lëshuar urdhër për fillimin e procedurës hetimore kundër një 25-vjeçareje të dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” sipas nenit 215 paragrafi 1 të Kodit Penal.
Këngëtari i njohur portorikan Ricky Martin ka përjetuar momente tensioni gjatë koncertit të tij në Mal të Zi, pasi një person hodhi gaz lotsjellës në drejtim të skenës, duke shkaktuar panik mes mijëra fansave të pranishëm. Incidenti ndodhi gjatë mbrëmjes së parë të turit europian “Ricky Martin Live”, duke detyruar ndërprerjen e menjëhershme të koncertit. Sipas deklaratës së publikuar nga zëdhënësja e artistit, Róndine Alcalá, “një individ lëshoi gaz lotsjellës drejt skenës”, çka solli largimin e menjëhershëm të publikut nga zona dhe ndërhyrjen e forcave të sigurisë. Ajo bëri të ditur se Ricky Martin dhe stafi i tij u larguan…
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët tha të premten se kishte humbur ndihmë me vlerë 1 milion dollarë kur një raketë ruse goditi një nga depot e saj në Dnieper në Ukrainën lindore në fillim të kësaj jave. Depoja, e cila përmbante materiale strehimi emergjence, duke përfshirë dyshekë gjumi dhe komplete higjienike, u shkatërrua të mërkurën dhe dy persona u vranë, tha Bernadette Castel-Hollingëorth, përfaqësuesja e UNCHR-së në Kiev. Sipas UNHCR-së, furnizimet ishin të destinuara të shpërndaheshin tek njerëzit e zhvendosur dhe të prekur nga lufta në zonat e vijës së frontit në Ukrainë dhe t’i privonin njerëzit nga…
Konfindustria ka ngritur shqetësimin në lidhje me pengesat që po u bëhet operatorëve të huaj për të marrë pjesë në tendera publike. Në një njoftim, Konfindustria sqaron se pengesat lidhen me aktet nënligjore dhe kritere subjektive, që sipas saj, bien ndesh me standardet e procesit të integrimit evropian. Konfindustria përmend si shembull dy tendera ndërkombëtarë me vlerë rreth 70 milionë euro për projektet e “Bypass-it të Elbasanit”, të përgatitura nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. “Në mënyrë absurde në afatin kufi prej 30 ditësh pjesëmarrësve të huaj u kërkohet si kushti detyrueshëm pjesëmarrje në tender ekuivalentimi i licencave profesionale nga Ministria e Infrastrukturës…
Komisioni për Vendime për Kundërvajtje pranë Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës, në kuadër të kompetencave të tij ligjore sipas Ligjit për Ndalimin e Praktikave të Padrejta Tregtare në Zinxhirin e Furnizimit të Produkteve Bujqësore dhe Ushqimore, inspektoi disa qendra blerjeje që blejnë fruta dhe perime nga fermerë individualë dhe persona juridikë. Gjatë inspektimeve, Komisioni gjeti disa parregullsi dhe veprime në kundërshtim me dispozitat e Ligjit, veçanërisht në fushën e rregullimit të marrëdhënieve kontraktuale midis blerësve dhe furnizuesve të produkteve bujqësore dhe ushqimore. “Ndër parregullsitë e identifikuara janë: · mungesa e kontratave të shkruara të blerjes; përdorimi i kontratave që nuk…
Ish-drejtori i KESH, Erald Elezi, është paraqitur ditën e sotme (22 maj) në Prokurorinë e Posaçme, në kuadër të hetimeve për dosjen e tunelit të Llogarasë, ku e pandehur është edhe ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku. Elezi (foto kryesore duke dalë nga SPAK), është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK). Ai qëndroi për gati dy orë dhe pas përfundimit të marrjes në pyetje ka dalë nga godina e SPAK i shoqëruar nga një efektiv policie, në zbatim të masës “arrest shtëpie” të vendosur nga GJKKO. Ky i fundit akuzohet për tenderin e tunelit të…

