Trafiku në rrugët shtetërore në vend po zhvillohet pa probleme, megjithëse rrugët janë të lagura për shkak të kushteve atmosferike, njoftojnë nga LAMM. Sipas informacioneve të fundit, intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare, në anën e Maqedonisë, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Nga LAMM apelojnë tek shoferët që të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet në rrugë, të respektojnë sinjalistikën dhe të drejtojnë automjetet me kujdes të shtuar, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina dhe gryka, ku ekziston rreziku për rrëshqitje dheu. Kujdes i…
Author: almakos
Detaje të reja janë zbardhur nga përplasja me armë zjarri këtë të shtune në zonën e njohur të Mikrolimano, në Athinë, ku një shtetas shqiptar u plagos nga policia gjatë një përpjekjeje për t’u arratisur dhe për të qëlluar efektivët. Burime bëjnë me dije se i plagosuri është identifikuar si Alesio Xhelo, 41 vjeç, nga Fieri, i njohur në Greqi me nofkën “Titi” dhe më parë si Astrit Hasani. Ai u transportua menjëherë në spitalin “Attikon” në Athinë, por ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Në vendngjarje, policia gjeti tre armë zjarri dhe gjashtë granata që dyshohet se i përkisnin Xhelos. I…
Një incident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Mikrolimano të Greqisë, ku një 42-vjeçar shqiptar është plagosur gjatë përballjes me policinë. Sipas mediave greke, rreth orës 5 të mëngjesit, policë të Njësisë Kundër Shantazheve po kryenin një kontroll rutinë në zonë, kur identifikuan të dyshuarin. Pas një ndjekjeje të shkurtër, ai tentoi të drejtonte armën ndaj forcave të rendit, të cilët reaguan duke qëlluar dhe e plagosën në vesh. I plagosuri u transportua me ambulancë në Spitalin Attikon i vetëdijshëm, por ende nuk dihet gjendja e saktë shëndetësore e tij. Autoritetet po hetojnë identitetin dhe të kaluarën penale…
Të kapesh duke folur me veten shpesh mund të duket e sikletshme dhe për shumë njerëz lidhet gabimisht me hutimin apo sjellje të çuditshme. Por ekspertët theksojnë se kjo është një sjellje shumë e zakonshme dhe, në shumë raste, mund të ketë efekte pozitive në funksionimin e trurit dhe mirëqenien emocionale. Në fakt, shumica e njerëzve zhvillojnë vazhdimisht “biseda të brendshme”, qoftë me zë të ulët apo vetëm në mendje. Këto dialogë na ndihmojnë të organizojmë mendimet, të përpunojmë situata të ndryshme dhe të menaxhojmë më mirë emocionet. Ekspertët sugjerojnë se të folurit me veten nuk është domosdoshmërisht diçka negative,…
Prokuroria në Shkup ka kërkuar paraburgim për një 76-vjeçar nga Kosova, i dyshuar për një aksident të rëndë trafiku në qarkoren Radishan–Mirkovc. Sipas hetimeve, ai po drejtonte një kamion kur humbi kontrollin, doli në korsinë e kundërt dhe u përplas me një veturë BMW. Pas përplasjes, të dy automjetet morën flakë. Në aksident humbën jetën katër persona që ndodheshin në veturë. Prokuroria thotë se ka rrezik që i dyshuari të arratiset ose të përsërisë veprën, prandaj ka kërkuar që të mbahet në paraburgim. Vendimi për paraburgimin pritet të merret nga gjykata në ditët në vijim. Hetimet për rastin po vazhdojnë…
Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska-Davkova siguron se siguria është në nivelin më të lartë dhe se nuk ka bazë logjike për spiunazh. Ajo tha se të gjitha shkresat që i merr nga NATO, Agjencia e Sigurisë Kombëtare, Agjencia e Inteligjencës dhe Shtatmadhoria janë në formë të shtypur dhe se askush përveç saj nuk i ka parë. Akuza për spiunazh është shumë serioze dhe mendoj se nuk ka bazë logjike për këtë. Spiunazhi lidhet me të dhëna të klasifikuara ose shumë të besueshme. Nuk e di sa e di publiku, por në kabinet nuk ekziston rrjet elektronik për të dhëna të…
Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët për një valë të re mesazhesh mashtruese që po shpërndahen në emër të institucionit, ku pretendohet rrejshëm se qytetarët kanë gjoba trafiku dhe u kërkohet të klikojnë në linqe për pagesë. Sipas komunikatës së Policiisë, këto mesazhe nuk janë autentike dhe kanë për qëllim mashtrimin e qytetarëve dhe keqpërdorimin e të dhënave personale dhe bankare. “Ky mesazh nuk është zyrtar. Mos klikoni në linke të dyshimta, mos jepni të dhëna bankare apo personale dhe mos hapni faqe që kërkojnë pagesa përmes SMS-ve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. Policia u ka bërë thirrje…
Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Cadimare-s në Itali, ku një i ri shqiptar humbi jetën pasi u sëmur teksa po notonte në ujërat e Gjirit të Poetëve. Viktima është identifikuar si Ambler Xhoecuka, i cili do të festonte 23-vjetorin pas vetëm pak javësh. Sipas mediave italiane, i riu kishte vendosur të notonte për herë të parë në këtë sezon turistik. Ai la rrobat pranë bregut dhe u hodh në det, por vetëm pak minuta më vonë pësoi një kolaps brenda në ujë. Ishte një grua që po kalonte pranë zonës ajo që vuri re trupin e pajetë duke…
Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Shkodër, Ramir Haderi, ka reaguar publikisht pas dhunës së ushtruar ndaj tij mbrëmjen e djeshme. Përmes një mesazhi publik, Haderi ka falënderuar qytetarët për solidaritetin dhe mbështetjen ndaj tij dhe familjes, ndërsa thekson se ngjarja nuk do ta ndalë në rrugën e tij dhe në përmbushjen e detyrës ndaj qytetit të Shkodrës. Ai shprehet se, pavarësisht plagëve fizike dhe emocionale, nuk do të tërhiqet përballë kërcënimeve apo presioneve, duke nënvizuar se besimi i qytetarëve është forca që e mban në këmbë. “As pabesia, as qyta e armëve tinzare pas shpine në mes të…
Një rast i tmerrshëm ka ndodhur në Malishevë. Dy nxënëse, të njohura për policinë për shkak se edhe më parë dyshohen se kishin bërë veprime jo të ligjshme, e morën me dhunë një gjimnaziste dhe e dërguan në një objekt të pabanuar. Fillimisht ato e hodhën nga ballkoni, pastaj duke e incizuar me telefon e rrahën. Nga videoja policia arriti t’i identifikojë dhe tashmë në ndalim është njëra prej tyre. [embedded content]
Një histori e pazakontë dashurie ka dalë në dritë nga shqiptarja Tiana Krasniqi, e cila ka rrëfyer se si u dashurua dhe u martua me James Broadnax, një të dënuar me vdekje në Teksas, i cili u ek*ekutua pak pasi u martua me Tianën.Krasniqi rrëfen se historia e tyre filloi në vitin 2024, kur ajo po përgatitej për provimin e fundit të masterit në drejtat e njeriut. Për temën e diplomës së saj, ajo zgjodhi të shkruante mbi sistemin e dënimit me vdekje në Teksas. Për të mbledhur informacion, ajo filloi një korrespondencë me email me James Broadnax, i cili…
Në Maqedoni është regjistruar rasti i parë i etheve të Nilit Perëndimor për këtë vit. Bëhet fjalë për një burrë 55-vjeçar nga Velesi, i cili kishte temperaturë të lartë, skuqje në lëkurë, lodhje dhe probleme me vetëdijen. Ai u shtrua në Klinikën për Sëmundje Infektive, ku analizat konfirmuan virusin “West Nile”. Gjendja e tij tani është më e mirë dhe po mbahet nën kujdes mjekësor. Autoritetet thanë se personi nuk kishte udhëtuar jashtë vendit dhe nuk kishte pasur kontakte me persona të sëmurë. Kjo sëmundje përhapet kryesisht nga pickimi i mushkonjave të infektuara. Shumica e njerëzve nuk kanë simptoma, por…

