Author: almakos

Policia greke ka ndarë detaje të tjera nga arrestimi i shqiptarit Alesio Xhelo, i njohur me pseudonimin “Titi”, i cili para se të prangosej shkëmbeu zjarr me efektivët helenë gjatë ndjekjes dhe u plagos. Granata, pistoleta dhe drogë ishin në çantë, një arsenal i mbajtur nga “Titi”, mbrëmë në Mikrolimano. Konkretisht, Autoritetet shkuan për të kontrolluar burrin dhe pasi fillimisht u përpoq t’i shmangte, i drejtoi një armë “me qëllimin e qartë” për t’i qëlluar, siç thuhet në njoftimin përkatës nga Policia greke. Një oficer policie, duke kuptuar rrezikun, përdori armën e tij personale, duke rezultuar në plagosjen dhe imobilizimin…

Lexo më Shumë

Një tërmet me magnitudë 3.9 është shënuar pasditen e kësaj të shtune në vend. Sipas të dhënave, lëkundjet janë shënuar në zonën e Elbasanit, 6 km në jugperëndim të qytetit, dhe 32 km në juglindje të Tiranës. Tërmeti është ndjerë në disa qytete përreth, ndërsa thellësia e tij është vlerësuar rreth 15 km.

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski përmes rrjeteve sociale bëri të ditur sot se ka pasur një bisedë telefonike me kryeministrin slloven Janez Jansha, gjatë së cilës e ka uruar për zgjedhjen dhe formimin e qeverisë së re në Slloveni. Në postimin në profilin e tij në Fejsbuk, Mickoski theksoi se i uroi Sllovenisë stabilitet, përparim dhe punë të suksesshme në periudhën e ardhshme. Ai thekson se në bisedën është konfirmuar angazhimi i përbashkët për thellimin e marrëdhënieve miqësore, bashkëpunimit politik dhe partneritetit midis dy vendeve. “Maqedonia dhe Sllovenia vazhdojnë të ndërtojnë lidhje të forta bazuar në respekt të ndërsjellë, vlera evropiane dhe…

Lexo më Shumë

Një tjetër kontroll i befasishëm është ushtruar në ambientet e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Peqin, ku janë zbuluar sende të ndaluara në posedim të disa të dënuarve, njëri prej të cilëve i sigurisë së lartë. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, të dënuarit me iniciale G.B. iu gjetën disa shishe me pije alkoolike, konkretisht një shishe raki, dy shishe uiski dhe një shishe verë, si edhe dy karikues telefoni. Ndërkohë, të dënuarit Prel Vucaj iu sekuestrua një iPhone, një karikues, dy fisha karikimi dhe kufje Wireless. Po ashtu, të dënuarit Lulzim Demiraj iu gjetën dy telefona, një Google Pixel dhe një…

Lexo më Shumë

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm vendosi pak ditë më parë të kthejë për rigjykim dosjen e vrasjes së Hekuran Billës, një të dënuari për vrasje në Britaninë e Madhe që ishte liruar me kusht. Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Tiranës kishte firmosur për pushimin e akuzave për mungesë provash, ndaj Viktor Markut dhe nipit të tij, Sebastian Mali, të akuzuar për vrasjen e 40-vjecarit motive gjakmarrje. Por, shkalla e dytë e gjyqësorit e ka prishur këtë vendim dhe urdhëron gjykatën e Tiranës ta rishqyrtojë dosjen nga e para, për shkak se ka gjetur shkelje. Gjykimi i dosjes…

Lexo më Shumë

Kanë mbetur edhe 8 ditë deri më 1 qershor, afati që Hristijan Mickoski kishte përmendur për përmbushjen e reformave të planifikuara. Opozitarja, LSDM, thotë se këto reforma nuk janë realizuar ende dhe se afati po afrohet pa rezultate konkrete. Sipas tyre, një pjesë e rëndësishme e reformave lidhet me ndryshimet kushtetuese dhe përfshirjen e pakicave, që janë të nevojshme për vazhdimin e rrugës drejt Bashkimit Evropian. LSDM akuzon se VMRO-DPMNE nuk po i zbaton reformat sepse ato kërkojnë ndryshime të thella në sistemin e drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit. Sipas tyre, në vend të përparimit drejt BE-së, vendi rrezikon të…

Lexo më Shumë

Ministria e Financave ia ka revokuar licencën e punës njërës prej kompanive më të mëdha financiare në treg, pasi një mbikëqyrje e jashtëzakonshme e kryer pas një denoncimi nga një qytetar përcaktoi shkelje të rënda të detyrimeve ligjore. Ministria e Financave informon se mbikëqyrja përcaktoi shkelje të rënda të rregulloreve ligjore, veprime në kundërshtim me rregullat e mbrojtjes së konsumatorit dhe praktika që i vënë drejtpërdrejt në rrezik qytetarët – përdorues të shërbimeve financiare. Për shkak të rëndësisë së shkeljeve të përcaktuara dhe seriozitetit të parregullsive të gjetura, shtohet në njoftimin për shtyp, Ministria e Financave këtë muaj miratoi një…

Lexo më Shumë

Pjesë të mëdha të Evropës po përgatiten për temperatura shumë të larta këtë fundjavë, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se nxehtësia ekstreme në pranverë po bëhet “normalja e re”. Në Spanjë, shërbimi meteorologjik AMET paralajmëron se gadishulli Iberik do të përjetojë temperatura të pazakonta për këtë periudhë të vitit, me deri në 38°C në disa lugina si Guadiana dhe Guadalquivir. Edhe gjatë natës priten temperatura të larta që nuk zbresin nën 20°C, të cilat quhen “net tropikale”. Në Mbretërinë e Bashkuar, temperaturat mund të arrijnë deri në 33°C, duke thyer rekorde për muajin maj, sidomos në jug të Anglisë dhe Midlands. Parashikohet…

Lexo më Shumë

Komuna e Çairit ka siguruar mbështetje financiare në vlerë prej 1.372.571 denarësh nga Byroja për Zhvillim Rajonal, në kuadër të Programit për zhvillim urban dhe zhvillim të qëndrueshëm urban për vitin 2026. Në komunikatën e Komunës thekohet se Çairi bëhet e vetmja komunë nga komunat urbane të Qytetit të Shkupit që ka përfituar mbështetje në kuadër të kësaj thirrjeje. Mjetet e miratuara do të shfrytëzohen për vendosjen e kontejnerëve nëntokësorë për mbeturina komunale në rrugën “Metodija Mitevski”, projekt që synon avancimin e higjienës publike dhe përmirësimin e infrastrukturës komunale sipas standardeve bashkëkohore ekologjike. “Ky investim përfaqëson një hap të rëndësishëm…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar sërish lidhur me drejtorin e NOMAGAS-it, Nedim Rama, duke ngritur dyshime mbi prejardhjen e kapitalit dhe pasurisë së tij, si dhe duke kërkuar hetim institucional për aktivitetet e tij afariste. Në një kumtesë për media, BDI deklaron se informacionet e reja që posedon “hapin pyetje serioze” dhe përbëjnë bazë të mjaftueshme që institucionet kompetente të hetojnë prejardhjen e kapitalit dhe pasurisë së Ramës. Sipas opozitës, në qendër të dyshimeve është kompania LINE LTD DOO Shkup, për të cilën pretendohet se është në pronësi të Nedim Rama dhe të Anid Shazivari, i identifikuar nga…

Lexo më Shumë

Bordi i Transparencës në mbledhjen e kësaj të shtune ka caktuar çmimet e reja për shitjen e karburanteve  në vend, duke ulur me dy lekë naftë dhe me tre leke benzinë. Nga mesdita e sotme, çmimi i shitjes së naftës do të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri. Ndërkohë, benzina do të tregtohet jo më shumë se 182 lekë/litri. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 23 ora 13.20 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Bordi i Transparencës në…

Lexo më Shumë

Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Birçe Hasko, një prej emrave më të dashur dhe të vlerësuar të skenës dhe ekranit shqiptar. Hasko njihej për interpretimet e tij të spikatura, ku solli me mjeshtëri karakterin “popullor” të jugut, duke e bërë atë të paharrueshëm për publikun shqiptar. Ai lindi në fshatin Dukat, në rrethin e Vlorës, më 15 mars 1942. Në vitin 1961 përfundoi shkollën e mesme pedagogjike “Jani Minga”.  Pas përfundimit të saj, punoi për disa vite si mësues dhe drejtor shkolle në fshatrat Amanikaj, Nivicë të rrethit të Tepelenës dhe Poro…

Lexo më Shumë