Një tërmet me magnitudë 3.9 është shënuar pasditen e kësaj të shtune në vend.
Sipas të dhënave, lëkundjet janë shënuar në zonën e Elbasanit, 6 km në jugperëndim të qytetit, dhe 32 km në juglindje të Tiranës.
Tërmeti është ndjerë në disa qytete përreth, ndërsa thellësia e tij është vlerësuar rreth 15 km.


